Author: almakos

Për shkak të manifestimeve me rastin e Ditës së Pavarësisë, sot duke filluar nga ora 11:00 në pjesën qendrore të Shkupit do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit rrugor, transmeton Alsat. – Advertisements – “Do të mbyllen rr.”11 tetori”, rr.”Dimitrie Çupinski” në drejtim të rrugës “Vasil Gllavinov” deri tek rr.”Filipi i Dytë i Maqedonisë”, kurse kahja e kundërt do të jetë e hapur për trafik, ndërsa nga ora 15 trafiku do të jetë i mbyllur në dy korsitë”, njoftojnë nga Ministria e Brendshme. Nga MPB shtojnë se nga ora 23:00 e datës 07.09.2021, deri në ora 11:00 e datës…

Lexo më Shumë

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë të gjithë zonën kodrinore të mbushur me ullinj në fshatin Vërtop në Poliçan. Zjarri mendohet të jetë vënë në mënyrë të qëllimshme nga një banor që vuan nga probleme mendore. Flakët ka nisur fillimisht në zonën mbi banesat e fshatit Vërtop, por i favorizuar nga era është përhapur me shpejtësi drejt faqes kodrinore, duke shkrumbuar deri më tani dhjetëra hektar me ullinj. Mësohet se për shkak të zonës së thepisur kodrinore, është e vështirë hyrja e mjeteve në zonë dhe shuarja e flakëve po kryhet me mjete rrethanore nga punonjësit zjarrfikës dhe vetë banorët…

Lexo më Shumë

Spitalet e përgjithshme dhe klinikat COVID në Qendrën Klinike Universitare janë të mbushura me pacientë të infektuar me COVID-19. Disa prej tyre kanë mbushur të gjitha kapacitetet e nuk kanë më vend për pacientë tjerë të infektuar, e disa të tjera janë drejt mbushjes së kapaciteteve. Në mungesë të vendeve të lira, ka spitale që po i lirojnë disa pacientë të hospitalizuar për të marrë trajtimin e mëtejshëm në shtëpi, në mënyrë që shtretërit t’u lëshohen pacientëve tjerë që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Vetëm 6 shtretër të lirë i kanë mbetur spitalit të Ferizajt për pacientët e…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Berat-Skrapar. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën në vendin e quajtur “Qafë Hoxhaj”. Mjetet, njëra tip “Golf” me targa AA 363 DI dhe tjetra tip “Seat” me targa AA 679 BT, kanë pësuar dëmtime të mëdha, ndërkohë që 4 shtetas (pasagjerë në të dyja mjetet) janë plagosur, mes tyre edhe 2 fëmijë. Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ka qenë mjeti tip “Golf” që vinte nga Skrapari në drejtim të…

Lexo më Shumë

Vazhdojnë të mbeten të larta shifrat e viktimave nga COVID-19 në vendin tonë, ndërsa rastet e reja kanë rënë ndjeshëm. Kështu gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2 558 testime për COvid dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 119 persona, pjesa më e madhe në Shkup me 157 raste. Ndërsa viktimat kanë qenë 32 duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 6 097. Po ashtu janë shëruar edhe 164 pacientë, 159 365 të shëruar që nga fillimi i pandemisë. Rastet aktive me Covid janë 14781. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 502 raste të reja me COVID-19 dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë.Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për…

Lexo më Shumë

Sekuestrohen 17.380 euro të padeklaruara ne Kapshticë, ndërsa është proceduar penalisht një shtetas. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll shtetasin O. M., në çantën personale së të cilit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17.380 euro, sasi të cilën nuk e kishte deklaruar. Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë…

Lexo më Shumë

 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka zhvilluar telefonatë me sekretarin e Shtetit amerikan, Antony Blinken. Në një shkrim në “Twitter”, Kurti ka thënë se është biseduar për pranimin e afganëve në Kosovë, duke shtuar se do t’iu ofrojë ambient të sigurt. Më tej u shpreh se aleanca mes Kosovës dhe Amerikës, është e palëkundur. “Vlerësimi për mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë. Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt dhe të sigurt për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me SHBA është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”,…

Lexo më Shumë

Një grabitje është regjistruar sot në aksin rrugor Milot-Rrëshen. Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur mjetin e dy qytetareve nga Kosova, shtetasit M.A., 21 vjeç dhe pasagjer shtetasin F.M., 21 vjeç, Mësohet se policia ka shoqëruar disa persona në komisariatin e Kurbinit. NJOFTIMI I POLICISË Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, persona ende të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me mjet tip “BMW ” , i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Audi” me drejtues shtetasin M.A.,21 vjeç dhe pasagjer shtetasin F.M., 21 vjeç, banues në Kosovë, ku pasi kanë ndaluar , ju kanë marrë automjetin dhe janë larguar.Shërbimet e Policisë dhe grupi…

Lexo më Shumë

Gjashtë pjesëmarrësit në aksidentin e trafikut në rrugën Gostivar- Kërçovë janë në gjendje të qëndrueshme. Ata po kurohen në repartin e traumatologjisë në qendrën urgjente. Kanë lëndime në duar dhe këmbë. Pjesë e aksidentit ishte edhe i dënuari në rastin “Reket”, Zoran Mileski- Kiçeec, i cili sipas MPB-së, ka vozitur makinën Mercedes. Ai nuk ka thyerje, por vetëm gërvishtje, ndërsa është ankuar për dhimbje barku. Të martën do të lëshohet në shërim shtëpiak. Të enjten, Kiçeec duhet të kthehet në burgun e Strugës pasi deri atëherë i vlen liria prej 30 ditëve, e dhënë nga Drejtoria për Shqiptimin e Sanksioneve…

Lexo më Shumë

28 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit për shkak të COVID-19 në Kosovë, ndërkohë që më e reja në moshë është një 26-vjeçare. Kjo e fundit ishte nga Vitia, ndërsa pak ditë më parë kishte lindur në Klinikën e Gjinekologjisë. Viktimë e këtij virusi është edhe një grua nën moshën 50-vjeçare nga Gjakova. Ndërsa, 6 viktima, 4 burra dhe 2 gra janë të moshës 50-59 vjeçare. 2 nga viktimat janë nga Gjakova, 2 nga Prizreni, 1 nga Prishtina dhe 1 nga Klina. 8 viktima janë të moshës 60-69 vjeçare. 2 nga viktimat janë nga Obiliqi, 1 nga Vitia,…

Lexo më Shumë