LSDM-ja dhe 20 parti politike firmosën marrëveshje për pjesëmarrje të përbashkëte në zgjedhjet lokale. Partitë u morën vesh për shumë fusha, lista të përbashkëta të këshilltarëve dhe 69 kandidatë për kryetarë të Komunave. Koalicioni “Më e mira për komunën time” sipas kreut të LSDM-së Zoran Zaev është favorit për zgjedhjet e tetorit. – Advertisements –
Author: almakos
Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane. Kjo pasi dyshohet të jenë autorë të një grabitje në një pikë karburanti më 26 korrik në Tovena di Cison në Valmarino, province e Trevisos. Kështu, në pranga ka përfunduar 31-vjeçari Selim Leba dhe 40-vjeçari Nikolin Koçi. Mediat italiane kanë bërë të ditur se 31-vjeçari nuk është resident në Itali dhe qëndron në një familje shqiptare në provincën e Podenone. Ndërsa 40-vjeçari është resident në Itali dhe qëndron në Orsago. Ata janë bashkëautorë të një grabitje në një pikë karburanti. Fillimisht, shqiptarët u ndalën për të mbushur makinën me karburant teksa pikasën një…
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit në Shqipëri, ku rezultojnë 5 jetë të humbura dhe 1079 raste të reja me Covid-19, një numër ndjeshëm më i lartë në raport me javët e fundit. “Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 5 qytetarë: dy qytetarë nga Tirana të moshave 61-68 vjeç, dy qytetarë nga Elbasani të moshave 56-76 vjeç dhe një qytetar 77 vjeç nga Shkodra“, thuhet në njoftim. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më…
Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për kultivim kanabisi. Pas një hetimi proaktiv 4-mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.1, mbështetur nga strukturat e Forcës Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë si dhe nga Forcat “Shqiponja”, u organizua dhe finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Kryezi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve: Lulzim Cullhaj, 55 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ Organizator i kultivimit të bimëve narkotike në territorin e fshatit Kryezi. Dashamir Hasanaj, 34…
Policia rrugore vijon me kontrollet intensive për të evidentuar dhe ndëshkuar shoferët që qarkullojnë me shpejtësi tej normave apo kryejnë parakalime të gabuara. Gjatë kontrolleve të ushtruara në rrugën interurbane Kavajë-Rrogozhinë e Kavajë –Durrës gjatë dy muajve të fundit policia ka konstatuar shpejtësi deri në 167 km/h. Si rezultat i kontrolleve intensive vetëm javën e fundit janë pezulluar 25 leje drejtimi si dhe janë ndëshkuar me masë administrative 110 shoferë. Njoftimi i plotë i Policisë: Kontrollet për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe kryejnë parakalime të gabuara, rrezik potencial për…
Reporteri i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, David Lega, ka thënë se disa vende të Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë, janë pjesë e tregtisë ndërkombëtare të kokainës.Ai shkruan në “Twitter”, se duke iu referuar burimeve, grupe të Ballkanit, operojnë në vende si Britania e Madhe, Austria, Zvicra, Greqia dhe Belgjika, vende në të cilat, bandat shqiptare sipas tij luajnë një rol aktiv. Ai shton më tej se Shqipëria duhet të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar. Postimi i David Lega: Disa burime vërtetojnë rolin e zgjeruar e grupeve të Ballkanit në tregtinë ndërkombëtare të kokainës dhe autoriteteve nga , ,…
Sërish shifra të larta të rasteve me COVID-19 në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 13.084 testime, 1.029 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 3.266 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 126.409. Në total numri i rasteve aktive është 22.223. Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.316 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955.811 doza të…
Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi akuzohet për dhunë në familje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. P., banues në Ksamil, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Po ashtu në pranga ka rënë dhe shtetasi me inicialet F. H., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në një sipërfaqe toke në fshatin Vërmik, ka kultivuar fidanë të dyshuar kanabis sativa.Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua penalisht shtetasi K. M., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka hedhur shortin për çështjen në ngarkim për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Çështja ndaj Dedës do të gjykohet nga Erjon Bami. Kujtojmë se Dedja me detyrë ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rremë dhe të fshehjes.
Përkundër uljes së numrave të të infektuarve në Gostivar, në 24 orët e fundit në këtë qytet janë regjistruar edhe tre të vdekur. Mjekët thonë se janë ulur numrat e kontrolleve ambulantore, ndërsa 27 persona janë të shtruar në kovid qendrën dhe repartin intern. – Advertisements – Në repartin infektiv kemi 27 pacientë dhe 15 në qendrën modulare. Pacientët janë relativisht në gjendje kritike, tre prej të cilëve janë në gjendje pak më të rëndë por besoj se do ia dalim edhe me ta. Në krahasim me javën e shkuar kemi gjendje jo të vështirë dhe relativisht stabile. Në repartin…
Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë mes pacientëve me Kovid-19 të hospitalizuar në spitalin e Tetovës. Kaluan 48 orë apo dy ditë pa asnjë viktimë. – Advertisements – “Gjithsejtë janë pranuar 6 pacientë të ri, ndërkohë që po aq pacientë janë lëshuar në shtëpi. Për momentin kemi gjithsejtë 82 pacientë të cilët janë të hospitalizuar për shkak të komplikimeve nga Kovid-19. Për kontroll janë paraqitur 142 persona”, deklaroi Gëzim Nuredini, mjek. Sipas evidencës së Institutit të Shëndetit Publik, në Tetovë ka 1437 raste aktive, ndërkohë që gjatë kohës së pandemisë mbi 450 persona në rajonin e…
Dy të rinj janë arrestuar në Korçë pasi po transportonin 11 refugjatë të paligjshëm në Shqipëri. Mbrëmjen e kaluar një 25-vjeçar bashkë me në 22-vjeçare u kapën në fshatin Boboshticë pasi në mjetin tip “Volksëagen” kishin refugjatë pasagjerë. Plani tyre ishte t’i çonin në Tiranë dhe më pas drejt vendeve t BE kundrejt pagesës. NJOFTIMI NGA POLICIA Qarku Korçë Vijon operacioni policor “Perimetri”.Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.U kapën duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm vihen në pranga 2 shtetas. Specialistët për Hetimin e…

