Nga Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë së Veriut, thuhet se sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve mbrëmë në Tetovë nga shpërthimi i zjarrit, shkruan Alsat. – Advertisements – Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media, ku po ashtu u konfirmua se ka shkuar në 14 numri i viktimave dhe se disa nga trupat është vështirë të identifikohen. “Disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN-së për të përcaktuar identitetin e tyre. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve. Deri në orët e…
Author: almakos
Spitali i COVID-19 në Tetovë ka rezultuar me gabime infrastrukturore. Ditën e djeshme spitali u përfshi nga flakët dhe i mori jetën 10 pacientëve. Në mesin e muajit prill ky spital ka pasur gabime ndërtimi në dysheme. Me furnizimin me ujë dhe rrymë elektrike ka qenë shumëmirë, por që atëherë është dhënë alarmi për gabimet të cilat konsideroheshin të vogla. Tashmë zjarri në spital është shuar dhe dyshohet se zjarri mund të ketë shkaktuar edhe më shumë viktima, në radhët e mjekëve dhe pacientëve.
Deri në mesnatë qytetarët do të mund të shqyrtojnë të dhënat në Listën Zgjedhore, pas çka mund të parashtrojnë kërkesë për plotësim apo fshirje të të dhënave personale në Komisionin Shtetërorë të Zgjedhjeve, transmeton Alsat. Afati për paraqitje të kandidaturës për zgjedhjet e 17 tetorit skadon të shtunën, respektivisht me 11 shtator. – Advertisements – Nga KSHZ dje raportuan se 13.502 persona kanë kontrolluar Listën Zgjedhore. Janë parashtruar 122 kërkesa për regjistrim në Listën Zgjedhore, 31 kërkesa për fshirje të të dhënave në Listën Zgjedhore dhe 39 kërkesa për ndryshime të të dhënave”, thonë nga KSHZ. Nga KSHZ gjithashtu theksojnë…
Zjarri shkrumboi Kovid-Qendrën modulare në Tetovë mbrëmjen e së mlrkurës, nga ku autoritetet fillimisht raportojnë për 10 viktima, me mundësi që numri të rritet. – Advertisements – Spitalet modulare nisën të praktikohen në vendin tonë pas shfaqejes së pandemisë Covid-19, si mundësi për të zmadhuar kapacitetet e shtretërve për trajtim të pacientëve. Shumë qytetarë kanë kritikuar këto objekte modulare, duke thënë se nuk janë të sigurta, ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe të shtunën, gjegjësisth 04.09.2021 deklaroi se vendosja e kontejnerëve, respektivisht e objekteve është më pak e kushtueshme. “Pamë që ky model është me të vërtetë i mirë. Për…
Zyrtarët shtetërorë tashmë kanë lëshuar godinën e Komunës së Tetovës, ndërkaq kanë refuzuar të japin deklarata në lidhje me tragjedinë në Tetovë, transmeton Alsat. – Advertisements – Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi deklaroi se nuk do të ndahen informacione deri sa të merren të dhënat zyrtare në lidhje me bilancin e viktimave. “Kishim takim dhe dakordimi nga ky takim është që deri sa të kryej punën prokurori shtetërorë dhe institucionet tjera, nuk do të ketë deklaratë tjetër dhe deklaratat do të bëhen pasi informacionet do të jenë zyrtare”, tha Arifi. Ndryshe, pas mbledhjes së Shtabit të Krizës në…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Pejë. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është plagosur.Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, Policia në Pejë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, afër Shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë. Telegrafi mëson se njëri nga ta është Astrit Ademaj, kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), si dhe zyrtari i kësaj partie, Blerand Kadriaj. Njësitet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
Shpallja e Sali Berishës ‘non grata’ është një çështje vetëm e tij dhe nuk duhet të ndikojë opozitën. Kështu shprehet deputeti i zgjedhur, Dashamir Shehi në një intervistë për ‘News24’. Kreu i LZHK thekson se PD dhe aleatët duhet të merren vetëm me opozitën ndaj Ramës dhe me problemet reale të vendit. Aleati i Bashës thekson se përgjegjësi për mbajtjen e debatit publik tek Sali Berisha ka edhe PD, e cila nuk ka folur publikisht për çështjen. Aleatët e Lulzim Bashës si Fatmir Mediu i PR, Agon Duka i PAA-se, Dashamir Shehi i LZHK-së, Vangjel Dule i PBDNJ-se, janë duke…
Policia e Kosovës gjatë kësaj vere, konkretisht nga 28 qershori 2021 e deri më sot, ka qenë shumë e angazhuar në parandalimin e të shtënave me armë në ahengje e dasma. Siç njoftohet, patrullat policore gjithandej vendit gjatë verës kanë monitoruar këto lloj festimesh (dasma dhe ahengjet e ndryshme), me qëllim parandalimin e përdorimit të armëve të zjarrit për ‘të festuar’. “Aktivitete policore kanë ndikuar në reduktim të rasteve të tilla, por prapë ka pasur raste kur edhe janë përdorur armët për qëllime të tilla”. “Çdo herë ku policia ka pasur informatë nga qytetarët apo gjatë patrullimeve është ardhur deri…
Ministria e Shendetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 6 480 testime të dyshuara për Covid dhe prej tyre 702 raste kanë rezultuar pozitive. Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 24 viktima, ku 10 viktima janë shënuar vetëm në Shkup. Gjatë ditës së sotme janë shëruar 1 119 pacientë. Raste aktive me virus në vend janë 13 592. – Advertisements –
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se të dy palët janë shumë larg njëra-tjetrës përsa i përket qëndrimeve për çështje të ndryshme. Lajçak është takuar sot me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për hapat e mëtejshëm të dialogut. Përmes një postimi në Twitter, Lajçak shkruan se ka ende shumë punë për të bërë përpara.. “Sapo përfunduam dy ditë punë të palodhur dhe diskutime intensive me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Pozicionet për një numër çështjesh urgjente mbeten shumë larg njëra-tjetrës. Ka shumë punë përpara”, ka shkruar ai. Ndryshe, sot gjatë…
Të tjera detaje kanë dalë nga operacioni i policisë së Tiranës nga i cili ranë në pranga 7 persona pasi akuzohen për kultivim kanabisi. Në dosjen hetimore të siguruar për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Klodiana Lala thuhet se Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka kryer hetime me metodat speciale te hetimit duke arritur të sekuestrojë armë dhe lëndë narkotike. Konkretisht janë sekuestruar: 4 armë zjarri, 1 armë gjuetie, 11 telefona celularë, municione dhe janë asgjësuar 120 rrënjë kanabis sativa. Gazetarja Klodiana Lala mëson se organizatori Lulzim Cullaj, ka një biznes të lendeve drusore në Sauk. Po ashtu njëri nga autorët ka…
Një tjetër avion i është shtuar flotës ajrore shqiptare. Bëhet fjalë për avionin e quajtur ‘Naimi’. Numri nje i Qeverise, Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se me ‘Naimin’ ka shkuar në 3 numrin e avionëve të flotës së kompanisë sonë shqiptare. MESAZHI I RAMESPas Lasgushit e Migjenit dhe frenimit nga pandemia, mbërriti edhe Naimi, i cili e çon në 3 numrin e avionëve të flotës së kompanisë sonë të flamurit✈️#AirALBANIA

