Author: almakos

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se spitalet modulare në të gjitha qytetet janë të sigurta dhe se të gjitha materialet që janë instaluar në këto spitale janë të certifikuara dhe të testuara. Sipas ministrit janë kryer të gjitha kontrollet e duhura para lëshimit në funksion edhe të spitalit modular të Tetovës që mori flakë dje. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Në videon e mëposhtme janë dy prej intervistave të dhëna nga familjarët e të mbijetuarve mbrëmë në spitalin modular të Tetovës. Në intervistën e parë është dëshmia e një 20-vjeçari që ka shpëtuar babain e tij, ndërsa intervista e dytë është një dëshmitare okulare, që ka ndodhur në vendngjarje, ku kujdeseshe për nënën e saj ndërkohë që ishte e shtruar në spitalin modular Covid-19. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Policia Rrugore ka shtuar kontrollet me dronë, kamera e aparate fotografike në akset kryesore të vendit.Në kontrollet e kryera gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë, alkoolin dhe përdorimin e celularit gjatë drejtimit të makinës. Kësisoj, janë arrestuar 11 drejtues, 6 për përdorim makine pa patentë e 5 të tjerë për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Gjithashtu janë pezulluar 39 leje drejtimi dhe janë vendosur mijëra gjoba. Njoftimi i Policisë: Policia e Shtetit/Siguria Rrugore, një ndër prioritetet kryesore. Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore, me radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike…

Lexo më Shumë

Pas mbledhjes që sotme në Qendrën e Shëndetit Publik, drejtori i Qendrës Klinike në Tetovë, Florin Besimi u pyet se si e komenton pengesat që kanë pasur zjarrfikësit gjatë intervenimit në Kovid-Qendrën nga makinat e parkuara ilegalisht në afërsi të godinës, transmeton Alsat. Në vend të Besimit, sërish u përgjigj zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili tha se kjo “nuk është intervistë”. – Advertisements – Ndryshe, nga pamjet e siguruara nga Alsat shihen makinat e dëmtuara që ishin të parkuara në afërsi të Spitali modular.

Lexo më Shumë

Është ulur numri i infektimeve me Covid-19 në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 10.851 testime, 703 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit 19 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin..Në total numri i rasteve aktive është 20.652. Ndërkohë prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 975.279 doza të vaksinës.

Lexo më Shumë

Teksa disa furra kanë rritur çmimin e bukës me 100 lekë të vjetra, Autoriteti i Konkurrencës ka paralajmëruar tregtarët e miellit. Në një reagim për mediat, Autoriteti sqaron se në 2020-ën ka konstatuar çmime të paracaktuara. Bëhet fjalë për Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Atlas SHA si dhe Atlas Mills SHPK, të cilave Autoriteti i Konkurrencës i detyroi që mos të përcaktonin çmimet. Ndërkohë, mësohet se gjatë periudhës korrik 2020-korrik 2021 subjektet kanë qenë në monitorim. Ndër të tjera bëhet e ditur se Autoriteti i Konkurrencës do të dalë me vendim për monitorimin.

Lexo më Shumë

Avokati Sokol Hazizaj është prononcuar për mediat jashtë dyerve të GJKKO. Ai ka raportuar për gjendjen shëndetësore të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla sipas të cilit vuan nga një sëmundje e rëndë. Hazizaj thotë se Llalla ndodhet në regjim spitalor në Shqipëri. Sa i përket çështjes, avokati theksoi se pret një reflektim nga Gjykata e Apelit pasi Shkalla e Parë nuk pranoi provat e tyre dhe vazhdimin në themel të çështjes. “Vuan nga një sëmundje e rëndë, arsye se pse sot nuk erdhi në gjykim, është në regjim spitalor. Është në regjim spitalor. Në Shqipëri është.Çfarë vendimi? Pret ë Gjykata e Apelit…

Lexo më Shumë

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në një deklaratë për media u shpreh se deri në këtë moment nuk ka kurrfarë të dhënash se rasti i mbrëmshëm në ,spitalin modular të Tetovës është bërë me qëllim, për çështje politike. Megjithatë sipas tij kjo është për momentin dhe se ditëve në vijim për këtë do të prononcohen edhe nga Prokuroria kompetente. – Advertisements – “Deri në këtë moment nuk ka kurrfarë të dhënash se kjo është e qëllimshme, me qëllim që të arrihet ndonjë qëllim tjetër politik. Por e them se kjo është në këtë moment dhe kuptohet se këtë do tua…

Lexo më Shumë

Lindi si një histori dashurie e beftë. Të dy ishin të martuar dhe kishin fëmijë me partnerët përkatës, por iu dhanë një ndjenje. Jetuan për vite të ndarë. Flisnin fshehur në telefon duke thurur ëndrra për të nesërmen bashkë, por kur kjo ndodhi asgjë nuk ishte siç e prisnin. Në studion e emisionit ‘Me zemër të hapur’ një 35-vjeçare rrëfeu historinë e jetës së saj, se si ra nga ‘shiu në breshër’ dhe zhgënjimet që mori nga partneri i saj 21 vite më i madh. Ajo tregoi se si për dashurinë tradhtoi burrin dhe prishi martesën, por dashuria nuk iu…

Lexo më Shumë

“Do t’ia lëmë organeve të hetuesisë ta shohin ngjarjen”, kjo ishte përgjigjja e që fillimisht drejtori i Qendrës Klinike në Tetovë, Florin Besimi dha fillimisht në lidhje me atë se a ka pasur parregullsi në ndërtimin e spitalit modular në Tetovë, shkruan Alsat. Në insistim të gazetares së Alsat për t’u sqaruar kjo çështje ka ndërhyrë zv/kryeministri Artan Grubi, i cili tha se spitali modular është ndërtuar sipas gjitha standardeve dhe se problemet e më hershme kanë qenë teknike. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i tha Zërit të Amerikës se pala serbe nuk është e interesuar të vazhdojë me seriozitet procesin e bisedimeve në Bruksel dhe kjo sipas tij, është pasqyrim i ngecjeve në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Në një bisedë për Zërin e Amerikës, zoti Bislimi i cili drejton grupin negociator të Kosovës në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, tha se në takimin e një dite më parë në Bruksel është diskutuar vetëm për personat e zhdukur dhe ka pasur shumë pak përparim për të arsyetuar një takim të radhës ndërmjet…

Lexo më Shumë

Ish-kryeprokurori Ardiatik Llalla ka munguar sot në seancën gjyqësore. Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala. Sipas avokatit, shkak i mospranisë së Llallës në gjykatë është shëndeti i tij, pasi ai ndodhet në spital. Mësohet se avokati ka paraqitur dokumentet se ish-kryeprokurori ndodhet në regjim spitalor. Ndërkohë që Gjykata është tërhequr për të marrë një vendim, nëse do të pranohen këto si prova apo jo. Lala raporton se në seancë avokati ka paraqitur një ekspertizë që flet për gjendje të renduar shëndetësore të Llallës. Llalla u dënua nga Shkalla e Parë me 2 vite burg dhe disa pasuri…

Lexo më Shumë