Gazetarja e Alsatit, Evi Shkopi, e lidhur drejtpërdrejt në emisionin “Rruga drejt” nga vendi i tragjedisë në Tetovë, tha se në qytetin e Tetovës mbizotëron një natë e zezë dhe një qetësi gati e frikshme, por nga ana tjetër në qytet ndihet mllefi dhe revolta e qytetarëve tetovar. Ata kërkojnë që përgjegjësit për këtë tragjedi të vendosen menjëherë para drejtësisë. Gjatë ditës së sotme shumë qytetarë të intervistuar nga Alsat, por edhe nëpër rrjetet sociale, kanë kërkuar me ngulm dorëheqjen e ministritë të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe drejtorit të spitalit të Tetovës, Florim Besimi. Ky i fundit tha se nuk…
Author: almakos
Një tjetër zë në PD del kundër vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish-kryeministrin dhe ish-liderin historik të demokratëve Sali Berisha. Ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri shkruan në “Facebook” se në 30 vjet ekzistencë asnjë kryetar i PD-së nuk ka pasur kompetencë të përjashtojë askënd, duke e cilësuar kështu vendimin personal të Bashës. “Në 30 vjet ekzistencë të saj, asnjë kryetar i Partisë Demokratike nuk ka pasur kompetencë të përjashtojë ASKËND, KURRË!!!Nuk ekziston një kompetencë e tillë!!!Kjo është e vërtetë, ashtu sikurse dielli do te lindë sërish nesër!!!#qëndro_në_këmbë_demokrat#asnjë_hap_pas”, shkruan Strazimiri.
Qytetarë të ndryshëm, kryesisht të rinj tetovar, mbrëmjen e sotme pranë ish-spitalit modular ku ndodhi tragjedia e mbrëmshme, kanë vendosur buqeta me lule në kujtim të 14 pacientëve që humbën jetën nga zjarri. Qytetarët janë mbledhur në mënyrë spontane, pa ndonjë organizim paraprak, dhe kanë vendosur lule në disa vende të ndryshme përreth ish-spitalit. Kujtojmë se zjarri që përfshiu spitalin modular në Tetovë ditën e djeshme rreth orës 20:30 humbën jetën 14 pacientë që ishin të shtruar me Covid dhe mbetën të lënduar 12 të tjerë, përfshirë 2 mjek dhe 4 infermiere. – Advertisements –
I përjashtuar tashmë nga grupi parlamentar i PD, deputeti Sali Berisha tha në një lidhje në emisionin “Opinion” se do të marri çdo aksion për të vendosur sovranitetin e PD. “Do të krijoj aleancë, do të bashkëpunoj me çdo demokrat që beson se ky vend do të ketë opozitë sovrane, do të ketë PD sovrane”, tha ndër të tjera Berisha. Cili do të jetë reagimi juaj?Ajo që kam shprehur dje në intervistë. Do bëj gjithçka për rikthimin e sovranitetit të PD, për të kthyer ato parime që i shkelmoi sot në mënyrë të paimagjinueshme Basha, dhe pa të cilat forca…
Prej largimit të prezencës amerikane nga Afganistani, evakuimi i qytetarëve afganë është bërë më i vështirë. Qeveria e re e talebanëve njoftoi këtë të enjte se do të nisin sërish fluturimet për personat që duan të largohen nga vendi, por ende nuk ka një panoramë të qartë dhe zyrtare për këto evakuime. Kryeministri Edi Rama, i ka cilësuar këto vonesa si një lojë politike e brendshme e talebanëve. Në një intervistë për CNN, ai thotë se talebanët çfarë thonë sot nuk e thonë nesër. “Mund të them se kemi bvrë për këta njerëz njësoj për të gjithë që kanë mbërritur…
Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë mbrëmjen e sotme në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike. Basha tha se PD është partia më proamerikane dhe më proevropiane duke folur dhe për vendimin e DASH për ish-kryeministrin dhe ish-kreun e PD Sali Berisha si dhe kërkesën e ambasadores amerikane Yuri Kim. “Të dashur bashkëqytetar dhe demokratë. Kam pasur fatin që gjatë këtyre viteve të drejtoj PD dhe të përballet sfida dhe përgjegjësi, vendime të forta me kosto politike dhe personale. Gjatë këtij rrugëtimi kam bërë gjithçka që në çdo vendim të kem udhërrëfyes të vetëm…
Një ditë para mbledhjes së parlamentit të ri, i cili doli nga zgjedhjet e 25 prillit, kryedemokrati Lulzim Basha ka thirrur mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar. Sipas gazetarit Osman Stafa, theksi i diskutimeve në këtë mbledhje ka qenë koordinimi i Partisë Demokratike nesër në punimet e parlamentit. Sakaq, LSA ka siguruar foto ku shfaqen deputetët e sapozgjedur të PD në oborrin e selisë blu, në prag të nisjes së mbledhjes.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit në Shqipëri, ku rezultojnë 3 humbje jete dhe 998 raste të reja me Covid-19. Më herët sot Këshilli Evropian vendosi ta heqë Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta për udhëtime, pas rritjes së ndjeshme të numrit të rasteve të reja në vendin tonë. NJOFTIMI Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë. Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe…
Tetova dhe e tërë Maqedonia është në zi. Zjarri në spitalin modular në Tetovë u mori jetën 14 personave. Viktimat janë të moshës nga 29-79 vjeçare, por identifikimi i plotë i tyre vazhdon akoma. Arsyet e zjarrit që shkrumboi spitalin nuk dihen akoma por hetimi vazhdon. Dëshmitarët e rastit dhe familjarët e pacientëve përshkruajnë tmerrin që kanë përjetuar mbrëmë. Ministri i Shëndetësisë Venko FIlipçe në deklaratën e parë, rreth 20 orë pas tragjedisë, nuk zbardhi detaje lidhur me shkaqet. Ai tha se nuk do t’i shmanget përgjegjësisë por do të presë përfundimin e hetimit. – Advertisements –
Gjatë pyetjes së Alsatit drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, se si është e mundur që të afërmit e familjes vizitonin lirshëm të afërmit e tyre të prekur me Covid, ministri tha se nuk ka pasur më herët informacione të tilla dhe se më parë duhet të informohet pranë spitalit të Tetovës dhe më pas do të përgjigjet. Por, ai insistoi se vizitat janë absolutisht të ndaluara në repartet apo spitalet modulare ku trajtohen pacientët me Covid. Kujtojmë se një nga viktimat e mbrëmshme ishte edhe vajza e një paciente ku qëndronte brenda për t’u kujdesur për nënën e vet,…
Edhe pse kanë kaluar rreth 19 orë nga rënia e zjarrit në spitalin COVID në Tetovë, ende nuk ka konfirmime zyrtare për identitetet e 14 viktimave të shënuar. Gazetarja Lorena Kodra, raportoi për “BalkanWeb” e “News 24”, se mes viktimave ka qenë dhe një mjek, i cili ishte i shtruar në spital e nuk ishte në krye të detyrës. Ndërkohë gazetarja theksoi se pritet që të bëhen analizat e ADN për të bërë të mundur identifikimin e plotë të viktimave. “Ngjarja nuk ka ende asgjë zyrtare për identifikimin e personave. Kemi mësuar që mes viktimave ka dhe mosha të reja. Mësohet se mes…
Rritja e rasteve me Covid javët e fundit është reflektuar edhe në shtimin e të infektuarëve me koronavirus tek moshat pediatrike. Gjeorgjina Kuli, Shefe e Shërbimit të Pediatrisë Infektive ne QSUT tregon se si paraqitet situata me moshat nga foshnje deri në 15 vjec. Rastet nuk janë të rënda thote mjekja Gjeorgjina Kuli. “Ka një rritje të numrit të rasteve pozitive, por nuk paraqesin shenja të rëndësishme që kërkojnë ndjekje spitalore. Momentalisht në spital numri mesatar i shtrimeve ka qenë 10-11 në ditë.” tha ajoDeri më tani sipas shifrave të administruara që nga nisja e pandemisë, rreth 4% e totalit…

