Dy ngjarje të rënda janë shënuar në Tiranë. Policia njofton se një grua 81-vjeçare është rrëzuar nga shkallët e pallatit ku banonte në zonën “Ali Demi” dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Po ashtu, 28-vjeçari A. M., ka ndërruar jetë pasi ka rënë aksidentalisht nga lartësia e hotelit ku po qëndronte. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacione paraprake Në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët të pallatit ku banon dhe për pasojë ka ndëruar jetë shtetasja S. B, 81 vjeçe. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dyshohet se ka…
Author: almakos
Pamjet dramatike të zjarrit që shkrumboi spitalin modular të Tetovës janë përhapur sot në rrjetet sociale. Nga pamjet filmike të dala nga një kamerë sigurie, shihet pjesa e përparme e spitalit modular, teksa vërehen momentet më dramatike: ajo e shkëndijës së parë dhe nisjes së tymit në qoshen e spitalit modular, si duket, në afërsi të derës dhe largimi i një personi me karrocë invalidësh. Zjarri i mori jetën 14 personave, duke i lënë të shkrumbuar brenda mureve të spitalit modular, i cili u përpi lehtë nga flakët.
Në Kosovë të premten janë regjistruar edhe 30 viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar edhe për 685 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri.Shifra bazohet në 9.415 mostra të testuara. Llogaritur në përqindje del që 7.2 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.Nga sëmundja mjekët vlerësojnë se janë shëruar edhe 1.384 pacientë ndërsa raste aktive janë 19.923. Autoritetet shëndetësore llogarisin se një person e ka kaluar sëmundjen 14 ditë pas diagnostikimit pozitiv me koronavirus. Bie numri i pacientëveGjashtëdhjetë e katër pacientë me koronavirus, të shtrirë në spitalet…
Dy spitalet modulare në Strugë dhe Ohër, pas ngjarjes tragjike në Tetovë, vazhdojnë të pranojnë pacientë me Covid 19 pa asnjë problem, por njerëzit e parë nuk donin të flisnin para kamerës për çështjet aktuale që lidhen me sigurinë në këto qendra në mbarë vendin. Ranë dakord vetëm për biseda telefonike. – Advertisements – “Drejtorët e spitaleve në Strugë dhe Ohër, Armend Arsllani dhe Goran Baleski nuk donin të flasin për situatën. Thonë se situata ishte e ndjeshme dhe se përgjigjet për spitalet modulare duhet të ishin dhënë nga Ministria e Shëndetësisë” Spitali modular i Strugës, megjithëse ishte gati që…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpallur konkursin e ri online të punësimit për infermierët. Rama thotë se nga sot deri më 21 shtator ku është afati i fundit, çdo profesionist i shkencave teknike mjekësore i licencuar mund të aplikojë në platformën online “Infermierë për Shqipërinë”, për një vend pune në sistemin shëndetësor publik. Ai garanton punësim me meritë teksa kujton se nga viti 2019 në këtë mënyrë janë punësuar në Shqipëri 2 mijë e 897 infermierë e profesionistë. STATUSI NGA EDI RAMA 2897 infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar me #meritë nga viti 2019, kur hapëm…
Pamjet dramatike të zjarrit që shkrumboi spitalin modular të Tetovës janë përhapur sot në rrjetet sociale. Nga pamjet filmike të dala nga një kamerë sigurie shihet pjesa e përparme e spitalit modular, vërehen tre momentet më dramatike, ajo e shkëndijës së parë dhe nisjes së tymit në qoshen e spitalit modular, si duket, në afërsi të derës, dhe largimi i një personi me karrocë invalidësh. – Advertisements – Zjarri famëkeq, e përsëritim, i mori jetën 14 personave, duke i lënë të shkrumbuar brenda mureve të spitalit modular, i cili u përpi lehtë nga flakët.
Gjashtëdhjetë e katër pacientë me koronavirus, të shtruar në spitalet e Kosovës, janë në gjendje të rëndë, bëri të ditur të premten Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).Shifra paraqet rënie të lehtë krahasuar me një ditë më parë, kur në terapi intensiv ishin 78 pacientë. Në njoftimin e SHSKUK-së po ashtu bëhet e ditur se në trajtim për koronavirus janë gjithsej 1,043 pacientë – 69 më pak se një ditë më herët. Numrin më të madh të të hospitalizuarve me koronavirus e ka Qendra Klinike Universitare e Kosovës: 372.Një nënë duke mbajtur dorën e fëmijës, i cili po…
Në një raportim nga spitali Infektiv, gazetari Erjon Skëndaj tha se deri më tani kanë mbërrritur për trajtim spitalor rreth 13 urgjenca me komplikacione të rënda në mushkëri. Skëndaj tha se në spitalin Infektiv aktualisht janë të shtruar 110 pacientë ndërsa në spitalin Covid3, po marrin trajtim 40 të infektuar me Covid-19. Ndër të tjera Skëndaj tha se ndër të shtruarit e prekur nga covid, janë edhe 6 gra shtatzëna të cilat kanë paraqitur komplikacione të pulmonit, por nuk mungojnë as të shtruarit në mosha të reja, kryesisht 21-26 vjec. Në raportimin e tij të drejpërdrejtë në Neës24, Skëndaj apeloi…
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në një takim drejtuesen dhe delegacionin e Fondacionit “Robert Bosch”, Sandra Breka. Meta i garantoi delegacionit se do të bëjë gjithçka për të fuqizuar demokracinë në Shqipëri si e vetmja rrugë që garanton integrimin e plotë në BE. Po ashtu ai shton se duhet përqëndrim në nismat rajonale gjithpërfshirëse, që nuk ngushtojnë hapësirat e bashkëpunimit apo rivalizojnë proceset integruese. STATUSI NGA ILIR METAMirëprita sot në një takim të ngrohtë drejtuesen e Fondacionit “Robert Bosch”, znj.Sandra Breka dhe delegacionin, që e shoqëronte.Përgëzova kontributin e tyre për promovimin e paqes, stabilitetit dhe shtetit të së…
SI10.09.2021 1,830 Less than a minute Ka filluar tërheqja e trupave të viktimave nga Instituti i Mjekësisligjore, shkruan Alsat. – Advertisements – Sot do t’u dorëzohen disa nga trupat e viktimave familjarëve, të cilët po ashtu sot do të varrosen./ Alsat.mk SI10.09.2021 1,830 Less than a minute
Arben Ahmetaj, ministri në detyrë, i propozuar nga kryeministri Edi Rama në rolin e zëvendësministrit për këtë mandat të tretë qeverisës, ka falënderuar për të gjithë elektoratin e tij dhe votuesit socialistë që e mbështetën. Në një reagim në rrjetet sociale, Ahmetaj flet për një stinë të re politike për Shqipërinë, ndërsa shton se ky mandat do të çojë para reformat e nisura bashkë me projektet. REAGIMI I AHMETAJTNë fillimin e një stine të re politike për Shqipërinë, dua të ndaj një falënderim të veçantë për të gjithë votuesit që na besuan privilegjin dhe përgjegjësinë e jashtëzakonshme, si asnjëherë tjetër…
Ministri i Financave, Punës e Transfertave ne Kosove, Hekuran Murati ka bërë të ditura detaje në lidhje me shtesat e fëmijëve dhe pagesave për grate lehona në bazë të Pagës së Ringjalljes Ekonomike. Murati ka thënë se të drejtë në këtë pagesë do të kenë edhe lehonat e punësuara edhe ato që figurojnë si të papuna. “Pagesat për lehona do të ofrohen për të gjitha gratë që janë mbi 18 vjeç, shtetase të Republikës së Kosovës e që kanë lindur fëmijë nga data 1 gusht e këtij viti e tutje. Pagesa bëhet për dy kategori”, tha Murati. “Pagesa bëhet për…

