Author: almakos

Elton Bengaj Metaj dhe Sabrina Bengaj ishin ndarë prej gati një viti dhe deri në 14 tetor të këtij viti, 23-vjeçarja ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Fierit, e megjithatë ish-bashkëshorti i saj nuk ka dashur t’ia dijë duke i marrë jetën në shtëpinë e prindërve të saj në Zhupan të Fierit, mbrëmjen e së premtes. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se çifti kanë bërë zgjidhjen e martesës dhe ka pasur urdhër mbrojtje nga 14.10.2020, deri ne datën 14.10.2021. Zgjidhjen e martesës dhe urdhrin e mbrojtjes e ka pasur si çështje gjyqtari Alfred Konomi. Gjykata me…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar ditën e 11 shtatorit të para 20 viteve, kur ndodhën sulmet terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kurti përmes një postimi në Facebook, ka rrëfyer se si gardianët serbë kishin festuar ditën e këtyre sulmeve. “I gjithë burgu i Quprisë në Serbi ushtoi nga thirrjet e ekzaltimit dhe çirrjet e delirit të gardianëve. Mendova mos kishin shënuar Jugosllavia ose Cërvena Zvezda në ndonjë ndeshje sportive. Mirëpo jo. Aeroplanët e marrë peng kishin qëlluar dhe rrënuar kullat binjake në Nju Jork. Pasditja e zymtë e burgut u bë ditë e zezë e 11…

Lexo më Shumë

Policia e Sarandës ka finalizuar me sukses një operacion në kuadër të vjedhjeve të ndodhura gjatë sezonit turistik ndaj pushuesve vendas e të huaj. Si rezultat i këtiij operacioni  8 persona janë arrestuar, 2 prej të cilëve të shpallur në kërkim. Policia bën me dije se autorët vidhnin vlera monetare dhe sende të çmuara në banesa. 2 shtetasit e shpallur në kërkim Andon Qurku, 38 vjeç dhe Renato Vezelaj, 45 vjeç që kanë qenë të dënuar më parë për të njëjtën akuzë, dyshohet se janë autorë të 3 vjedhjeve të ndodhura gjatë sezonit turistik. Gjatë operacionit është proceduar edhe një…

Lexo më Shumë

Një 64-vjeçar është vetëhedhur nga tarraca e banesës së tij paraditen e sotme në Elbasan. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se shtetasi me inicialet A.Sh., i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor është vetëhedhur nga taraca e pallatit ku banonte, dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Elbasan/ Informacion paraprak Më datë 11.09.2021, rreth orës 10:40, në lagjen “Visarion Xhuvani”,  Elbasan,  shtetasi A.Sh., 64 vjeç, ( me probleme të shëndetit mendor) , banues në Elbasan,  është vetëhedhur nga taraca e pallatit ku…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme dy hetues nga Gjermania kanë arritur në Tetovë, tek spitali modular i cili u shkrumbua nga zjarri dhe për pasoj mbetën 14 viktima dhe 12 pacientë të lënduar. Bëhet fjalë ekspert të shkallës më të lartë për ekspertiza dhe hetime gjatë fatkeqësive nga njësiti i kriminalistikës (BKA). Qëllimi i tyre është që të ndihmojnë në zbulimin dhe vërtetimin e shkaqeve të zjarrit që shpërtheu në spitalin modular në Tetovë. Në detyrat speciale të cilat i punon BKA është edhe ekipi që punon në hetime me viktima në katastrofa dhe fatkeqësi. Bëhet fjalë për institucion i cili…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje e mundshme kriminale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 vënë në pranga një shtetas që qarkullonte si pasagjer në një automjet me dy granata dore me vete. Në pranga dhe drejtuesi i automjetit për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Sekuestrohen 2 granata dore. Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme me vete, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në vendin e quajtur “Pallati me…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme në ora 18:20 minuta në fshatin Gllumov të Komunës së Sarajit, policia pas informatave paraprake dhe urdhrit gjyqësor ka privuar nga liria 30 vjeçarin M.P. nga Shkupi, sepse gjatë bastisjes së kryer ndaj tij, në shtëpinë e tij dhe vikend shtëpizën është gjetur një sasi e marijuhanës, metamfetamin dhe një peshore digjitale. Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate. – Advertisements –

Lexo më Shumë

I fshehur në një zonë rurale dhe me armën e krimit me vete. Kështu e ka gjetur policia e Fierit, 31-vjeçarin Elton Meta, i cili mbrëmjen e kaluar ekzekutoi ish-gruan e tij 23-vjeçare Sabrina Benga. Sipas policisë, kanë qenë 3 orë ndjekje në kushte të vështira për shkak të errësirës dhe rrezikshmërisë që kishte ky person pasi ishte i armatosur, teksa ai u kap në një zonë të pyllëzuar në fshatin Peshtan. Në operacion për arrestimin kanë marrë pjesë Forca Operacionale, Forca e Posacme “Shqiponja”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim dhe me 2 grupe të FNSH Fier.…

Lexo më Shumë

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Forcat e Posaçme “Shqiponja” në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve në qytet për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë ndaluar në lagjen nr.6, Durrës, një motomjet me drejtues shtetasin Enis Pirro dhe pasagjer shtetasin Pedi Canosinaj. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë, gjetën disa doza me lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, një sasi lëndë narkotike kanabis sativa, gati për shitje. Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, arrestuan…

Lexo më Shumë

Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Pasdite do të ketë rritje të vranësirave dhe kushte për reshje shiu në pjesën perëndimore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 16 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 24 deri në 32 gradë Celsiusë. – Advertisements – Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe vranësira të vogla. Temperatura minimale do të ulet në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 29 gradë Celsiusë.

Lexo më Shumë

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, i ftuar në emisioni “360 Gradë” në Alsat duke folur për tragjedinë në Tetovë tha se është paralajmëruar ardhja e ekspertëve gjermanë që do të përfshiheshin në pjesën e zbardhjes së rastit.  Sipas njoftimit të Qeverisë, këta ekspertë do të bashkëpunojnë me MPB-në dhe indirekt me hetimin e Prokurorisë Publike, edhe pse formalisht nuk ka hetim në kuptimin penal- procedural dhe ende është në para- hetim. Në njoftimin e Qeverisë nuk ka afat kur do të vinë ekspertë gjerman. – Advertisements – Dje e thashë, pa e apostrofuar shtetin. Dje mu tha se ata do…

Lexo më Shumë

Ky është vendi ku humbi jetën 28-vjeçari Ajdin Mustafi në hotel Rogner. Një ngjarje e padëgjuar dhe skandaloze në qendër të Tiranës, në një nga hotelet që presupozohet të jetë ndër më të mirët. Siç duket dhe nga imazhet e siguruara ,ngjarja ka ndodhur në ballkonin e një dhome në katin e pestë të hotelit. I riu ishte mbështetur, por kangjellat e amortizuara dhe të shkatërruara janë shembur papritur, çka ka bërë që ai të bjerë dhe të gjejë vdekjen për shkak të plagëve të marra. Ndonëse ngjarja është konsideruar aksidentale, policia po heton për zbardhjen e plotë, pasi nga…

Lexo më Shumë