Mbushen sot plot 23 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, ish-deputeti i PD-së, i cilësuar si ‘pishtari i demokracisë’. Ish-deputetja Rudina Hajdari i ka dedikuar Azemit një shkrim ku e cilëson babain e saj një njeri luftarak, idealist dhe ëndërrimtar, veti që sipas saj nuk hasen në skenën politike shqiptare. Sipas Hajdarit, nëse babai i saj do të ishte gjallë, ai do të kishte ndryshuar rrjedhën e historisë me energjinë që kishte. SHKRIMI I PLOTËKur Azem Hajdari doli nga godina e PD mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, ai nuk e dinte se nuk do të kthehej më. As nuk e…
Author: almakos
Moti sot në mbarë vendin do të jetë kryesisht me vranësira dhe kushte për reshje shiu. Do të fryj erë e dobët kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 16 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 20 deri në 29 gradë Celsiusë. – Advertisements – Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë kryesisht me vranësira. Temperatura minimale do të ulet në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 26 gradë Celsiusë.
Ngërçi në dialogun Kosovë-Serbi ka vendosur në lëvizje të dërguarin special të BE, Miroslav Lajçak. Medait në Kosovë raportojnë se Lajçak javën e ardhshme do të jetë në Kosovë për të takuar kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Besnik Bislimi.Pavarësisht takimeve të shtatorit, dialogu nuk po konkludon në rezultate teksa Kurti dhe Vuçiç nuk takohen më me njëri-tjetrin.Kosova ka patur kritika ndaj Serbisë për dialogun për shkak se nuk po i plotësohen kërkesat teksa edhe marrëveshja e 4 shtatorit të 2020 në SHBA duke se ka ‘skaduar’.
Një aksident ka ndodhur në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. Automjeti me drejtues M.V, ka përplasur një biçikletë.50-vjeçari i plagosur është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. NJOFTIMI NGA POLICIA Tiranë/Informacion paraprak Më datë 11.09.2021, rreth orës 21:05, në Rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin M. V., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Një 54-vjeçar shqiptar u arrestua në kufirin me Greqinë pasi hyri në mënyrë të paligjshme për të prerë dru. Arrestimi i shqiptarit u bë në Follorinë teksa u pikas me një kalë e sëpatë në pyll. Ai kishte arritur të priste 0.3 metra kub lis teksa menjëherë Policia e ka prangosur dhe i ka sekuestruar kalin dhe sëpatën.
Një aksident tragjik ka ndodhur në Prishtinë duke çuar në vdekjen e një foshnje 1 vjeçe. Kamioni ishte duke ecur në rrugë kur ka goditur foshnjën në cilësinë e një këmbësori, sipas Policisë së Kosovës. Foshnja nuk ka përballuar dot lëndimet ndërsa shoferi i kamionit është ndaluar menjëherë.
Gazeta arabe e botuar në gjuhën angleze “Saudi Gazette” ka shkruar për takimin e kryeministrit Rama me Princin Faisal Bin Farhan që është dhe ministri i jashtëm i Arabisë Saudite. Në takimin e zhvilluar sot në kryeministri i pranishëm në krah të kryeministrit ka qenë dhe ministri Arben Ahmetaj. Sipas gazetës, pala shqiptare dhe arabe rishikuan marrëdhëniet e miqësissë dhe respektit reciprok mes dy vendeve dhe popujve teksa diskutuan për bashkëpunimin dypalësh në fusha të ndryshime. Po ashtu në bisedime u trajtua dhe mënyra për të konsoliduar partneritetin ekonomik mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite. Në shkrim thuhet se iniciativat do…
Një operacion antidrogë në Selanik ka çuar në sekuestrimin e 334 kg kanabis që vinte nga Shqipëria drejt Greqisë. Policia ka arrestuar një 51-vjeçar për të cilin thotë se është anëtar i rëndësishëm i një grupi criminal të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë. Droga po transportohej më makinë, por gjatë kontrollit u zbulua se ishte e ngarkuar me kanabis.
Sot Njësia Lëvizëse për Sigurinë në Trafikun Rrugor kreu një kontroll të intensifikuar të aksionit në magjistralen Kumanovë – Shkup – Veles për të sanksionuar automjetet që lëvizin me shpejtësi më të madhe se sa ishte e lejuar, me çka u sanksionuan 138 automjete. Nga këto, 27 automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 km / orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe shtatë automjete lëviznin me shpejtësi mbi 70 km / orë më shumë se shpejtësia e lejuar. – Advertisements – Kontrollet e intensifikuara vazhdojnë në ditët në vijim. Ne u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që…
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit I.I.. shtetas i Maqedonisë së Veriut për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’. – Advertisements – Shtetasit të Maqedonisë së Veriut i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji. “Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, ka vlerësuar se i pandehuri dyshohet se…
Kreu i ILD, Artur Metani ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Fier të një burri i cili vrau ish-bashkëshorten. Në fakt, autori rezulton se ka qenë i liruar nga gjyqtari Piro Sota në Fier. Elton Bengaj Metaj ishte në burg, por gjyqtari Sota i ndryshoi masën në një mjekim të detyruar në një institucion mjekësor e më pas në mjekim të detyruar ambulator. Madje ish-bashkëshortja kishte dhe urdhër mbrojtje, por këto nuk e parandaluan dot vrasjen. Metani thekson se prej momentit të parë po ndjek raportimet mbi ngjarjen dhe menjëherë ka nisur vlerësimi i rastit dhe të dhënave. STATUSI…
Nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa thonë se kanë tërhequr kandidatin e tyre nga gara për kryetarin e Komunës së Kërçovës. – Advertisements – Nga atje thonë se tërheqjen e kandidaturës e kanë bërë për shkak që të mos përçahet vota shqiptare. “Siç e dini, në emër të koalicionit Alternativa-Aleanca për Shqiptarë, ne e kishim të drejtën ta propozojmë kandidatin për kryetar të Komunës së Kërçovës dhe ky emër ishte Mazllam Osmani – anëtar i Kryesisë Qendrore të Alternativës. Megjithatë, sot kur dorëzohen kandidaturat, jemi këtu për të thënë se ne nuk mund të bëjmë asnjë veprim që mund të jetë…

