Nga Luan Baçi
Një fjalë kuptimplotë e thënë nga banorët që janë ngritur në protestë, kundër vjedhjes dhe talljes së vazhdueshme prej shumë vitesh, që ju bënë kompania e hajdutëve të naftës, ‘Bankers Petroleum’.
‘Bankers Petroleum’, në krye të herës kishim kanadezët, pastaj erdhën kinezët, tani kemi Katarin, më pas kushedi se kush do të vijë t’i bëhet për zot nëntokës sonë të pasur me naftë, por që nuk u mjafton vetëm nëntoka, që jua jep shteti dhe pushtetet tona ‘bujare’ në të gjitha kohët, por këta po u marrin edhe tokat pjellore banorëve të këtyre zonave, që vetëm vuajnë ndotjen e ambientit, të ajrit, të tokave dhe që preken nga sëmundje të ndryshme nga aktiviteti i këtyre kompanive shumë fitimprurëse për veten e tyre dhe asgjë të mirë për banorët e zonës!
Banorët e këtyre zonave e kanë ngritur zërin me qindra herë, për këto padrejtësi dhe vjedhje që u bën kjo kompani, që ndërron pronarët, sa herë ndodhet në ‘vështirësi’ dhe në këtë mënyrë shmang detyrimet që ka ndaj shtetit dhe ndaj banorëve të zonave, ku këta hajdutë ushtrojnë aktivitetin e tyre prej shumë vitesh!
Kontratat Bankersat i kanë bërë me shtetin, me pushtetin, e pusht…etarëve të pangopur…
I kanë bërë kontratat si kanë dashur…
Ikin dhe vijnë sa herë duan…
E shesin te njëri-tjetri kompaninë sa herë ju duhet një gjë e tillë.
Ndërrojnë emrat, sa herë ju thonë se është koha për një gjë të tillë.
E nxjerrin kompaninë me humbje çdo vit dhe nuk paguajnë asnjë taksë.
Nxjerrin mijëra fuçi nafte nga nëntoka jonë dhe e nxjerrin jashtë.
Ne e blejmë naftën me çmimin më të shtrenjtë në Europë.
Pushteti i Ramës, përveç se nuk ju merr taksat që duhet të paguajnë, u fal edhe detyrimet që u vendosin institucionet përgjegjëse.
100 milionë euro ua fali Rama, me një të rënë të lapsit, fap-fap, dhe askush nuk jep llogari për këtë.
Por këta nuk mjaftohen me kaq, si të pangopur që janë, arrijnë deri te toka e banorëve të ndershëm, punëtorë, të pasur nga nëntoka ku ata banojnë, por që janë të varfër ekonomikisht, ngaqë grabiten nga hajdutët!
Edhe kontratat e banorëve, për tokat e tyre, ku këta hajdutë ushtrojnë aktivitetin e grabitjes ndaj shqiptarëve, i kanë bërë sipas oreksit të tyre dhe u japin aq sa këta duan t’u japin, pa zbatuar edhe atë kontratë që vetë e kanë bërë…
I ndryshojnë shumat e detyrimeve që kanë sa herë duan, se e dinë që qytetarët e këtyre zonave janë të pambrojtur nga shteti.
Nuk i paguajnë asnjëherë në kohë, bëjnë gjoja sikur kanë vështirësi financiare.
Bëjnë nga një ‘investim’, duke shtruar ndonjë rrugë fshati rreth zonës me bitum, që nuk është gjë tjetër veçse një tallje e turpshme dhe e propagandojnë, sikur kanë bërë namin…
Shteti është njësh me kompaninë, që ndërron emrat sa herë u duhet t’u shpëtojnë skandaleve…
Shteti nuk është në krah të banorëve, se kanë interesa me kompaninë. Ndryshe, si mund ta shpjegojmë këtë qëndrim ndaj abuzimeve në këtë sektor kaq të rëndësishëm dhe fitimprurës??
Me këtë hetimin e fundit të drejtësisë së re dhe të pakorruptuar ndaj kompanisë që po na ‘zhvillon’ dhe na ‘pasuron’ vendin, ku shumëkush pati shpresë se më në fund do të bëhej drejtësi dhe nuk do të lejohej më që shqiptarët të vidheshin dhe ata që vijnë nga kushedi se ku dhe të lidhur këtu, kush e di me kë…. apo cilët…. dini gjë çfarë po bëhet??



