Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 13°C në 23°C, në zonat e ulëta nga 21°C në 30°C dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 31°C. Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.
Author: almakos
Gjatë ditës së sotme (13.09.2021) me fillim prej orës 12:00 në Kabinetin e Presidentit të Shtetit, do të mbahet seanca e 13-të e Këshillit të Sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kështu njoftojnë nga Kabineti i presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, shkruan Alsat. – Advertisements – Përveç anëtarëve të rregullt të Këshillit të Sigurisë, me ftesë të presidentit Pendarovski në mbledhje do të merr pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Siguri Nacionale, Viktor Dimovski, drejtori i Agjencisë për kundërzbulim, Erolld Musliu, drejtori i Qendrës për menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov dhe drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Bekim…
Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër pandemisë së koronavirusit, ku mësimi në nivelin parauniversitar, përfshirë edhe nivelin parashkollor dhe puna e qëndrimeve ditore do të pezullohet deri më 26 shtator. Ndërkaq në institucionet publike dhe private të arsimit universitar mësimi nuk do të mbahet me prezencë fizike të studentëve. Ndërkaq, për një sërë ngjarjesh, qytetarët duhet të paraqesin dëshmi për vaksinim apo teste, në mënyrë që të marrin pjesë në to. Sa i përket familjeve që kanë fëmijë të regjistruar në institucione parashkollore, ku dy prindërit janë të punësuar, njëri nga ta do të lirohet që të…
Presidenti Ilir Meta, i ka kërkuar Prokurorisë informacione në lidhje me 16 emrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama si ministra. Në shkresën drejtuar Prokurorisë thuhet se, Presidenti Meta, kërkon të informohet mbi të dhëna apo informacione për çdo kandidat të propozuar, lidhur me procese hetimore apo penale që janë nisur ndaj tyre. Ndër të tjera theksohet, që përgjigjet e kërkuara të kthehen sa më shpejt, në mënyrë që Presidenti të shprehet për emërimet brenda 7 ditëve.
Mediat italiane kanë ardhur me një artikull të zgjatur, sa i takon mafias, ku ka bërë një paralelizëm mes Ndranghetas dhe asaj shqiptare. Sipas mediat, Ndrangheta ka një konkurrent të ri në tregun e kokainës në Evropë dhe ajo është pikërisht krimi i organizuar shqiptar, që ka gjithnjë e më shumë lidhje të forta me kartelet kolumbiane të drogës. Dhe tregu për të cilin ata konkurrojnë është mjaft fitimprurës kur merrni parasysh se konsumi i kokainës është rritur për më shumë se një dekadë në Evropën Perëndimore Qendrore. Sipas vlerësimeve të fundit, përdoruesit e tij të rregullt janë afërsisht 4.4 milion.…
Një aksident automobilistik në Gjermani, i ka marrë jetën tragjikisht një 23-vjeçari nga Mitrovica.Mediat gjermane shkruajnë se i riu, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me barrierën qendrore.Sipas Policisë së Pfalzit, 23-vjeçari, kishte dalë nga korsia me makinën e tij, për arsye ende të paditura, e më pas, u fut sërish në rrugën kryesore para se të përplasej. Autoritetet theksojnë, se i riu nuk kishte të lidhur rripin e sigurimit, e kjo ishte dhe shkaku kryesor i vdekjes. Mediat lokale kanë raportuar se rastin e kanë konfirmuar edhe familjarë të 23-vjeçarit në Mitrovicë.
Qeveria e Kosovës ka miratuar këtë të diel, masat e reja anti-COVID. Pra, duke nisur nga data 13 shtator, deri më 26 shtator, do të jetë në fuqi kufizimi i lëvizjes për qytetarët, duke nisur nga ora 22:00 në 05:00. Nga kjo masë përjashtohen emergjencat, si blerja e ilaçeve, për të ofruar kujdes për ndihmë mjekësore etj. Punëdhënësit janë të obliguar të sigurojnë që punëtorët e tyre që i nënshtrohen kufizimit të kenë kohë të mjaftueshme për kthimin në shtëpi. Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme mundet që të lëshojë leje të veçantë, për persona të cilët…
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit, sa i përket kundra vajtjeve rrugore. Në njoftimin zyrtar thuhet, se gjatë këtij intervali kohor, janë arrestuar në të gjitha rrugët e vendit 14 persona, 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa patentë. Gjithashtu, janë pezulluar 52 leje drejtimi, si dhe janë vendosur mijëra gjoba.
Ministria e shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 464 raste të reja nga 4.553 testime të realizuara. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik, njofton se janë shëruar 435 pacientë, ndërsa betejën me virusin Covid-19 e kanë humbur 23 persona. Raste aktive në vend janë 13.412. – Advertisements –
Nesër, më 13 shtator 2021 me fillim prej orës 12:00 në Kabinetin e Presidentit të Shtetit, do të mbahet seanca e 13-të e Këshillit të Sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar nga Kabineti i presidentit, Stevo Pendarovski, shkruan Alsat. – Advertisements – Mësohet se në seancë, do të diskutohet për personat e ardhur nga Afganistani që qëndrojnë në vendin tonë dhe për sistemin për menaxhimin me kriza.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje. Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 424 persona të infektuar, ndërsa nga ana tjetër, për fat të keq, 23 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me virusin. Lajmi i mirë është se gjatë këtij intervali kohor, janë shpallur si të shëruar 1.324 pacientë. Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë: Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.214 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.033.952…
Televizioni Alsat ka siguruar pamje amatore të papublikuara deri tani nga zjarri në spitalin modular në Tetovë. Në këto pamje shihen momente të dy shpërthimeve gjatë djegies së objektit. Videot në fjalë tregojnë momentin e mbërritjes në vendngjarje të makinës së parë të zjarrfikësve dhe si ata pavarësisht përpjekjeve, nuk kishin asnjë mundësi kundrejt zjarrit. Problem shtesë për zjarrfikësit ishte edhe rruga e bllokuar nga disa makina. – Advertisements – Atë natë mund të them se kemi pasur një vështirësi më të madhe gjatë arritjes tonë në vendngjarje ku në anën e brendshme të hapësirave të Spitalit Klinik të Tetovës në…

