Kancelarja gjermane Angela Merkel ka nisur vizitën në Ballkanin Perëndimor. Presdienti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka pritur me lule Merkelin në aeroport teksa zbriste avionin.Po ashtu forcat ajrore serbe janë kujdesur që Merkel të vijë e sigurt në Beograd. Ditën e nesërme kancelarja do të jetë në Tiranë për t’u takuar me kryeministrin Rama dhe liderët e tjerë të rajonit.
Author: almakos
KQZ në Kosovë ka dhënë detaje për takimin me presidenten, Vjosa Osmani. KQZ-shprehet se ideja për shtyrjen e zgjedhjeve lokale është ngritur nga Osmani, mirëpo, kreu i KQZ nuk e konsideron se nuk është në kompetencën e KQZ-së për shtyrjen e zgjedhje apo shkurtimin e fushatës zgjedhore. “Po është ngrit edhe çështja e shtyrjes, apo zvogëlimi të fushatës zgjedhore, por në këtë çështje unë nuk kam dhënë mendim, as nuk jam marrë me atë çështje. Çështja e fushatës, gjithnjë kam thënë se kërkesë nuk kemi për me shkurtuar fushatën, është çështje ligjore ajo. Unë në lexim të ligjit nuk e…
Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit V. H, zyrtar policor i cili ka qenë i akuzuar për tre vepra penale. “Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 29.12.2019, rreth orës 04:50 minuta në rrugën “NATO 99”, në Gjilan, i pandehuri V. H. (zyrtar policor), gjersa ishte duke vozitur veturën e tij shkaktohet një aksident trafiku me kamionin të cilin ishte duke e drejtuar L. S, tani i ndjerë. Deri tek ngjarja tragjike ka ardhur, kur pas aksidentit të ndodhur ka filluar kacafytja dhe kërcënimet e sharjet mes personave në fjalë, me ç’rast i pandehuri V.…
Një zjarr ka rënë në fshatin Halil të Fushë-Krijës. Flakët kanë djegur 20 dynym shkurre, pisha e dushk.Deri më tani zjarri nuk rrezikon banesa, por flakët po përparojnë të favorizuara nga era e fortë.Dy zjarrfikëse të Krujës po punojnë për të shuar flakët, por mungesa e rrugës drejt vatrës ia pamundëson ndërhyrjen e plotë.
Inspektorati sanitar shëndetësor ka kryer kontroll lidhur me informacionet se familjarët e pacientëve kanë qëndruar në qendrën për kovid në Tetovë dhe me ditë të tëra janë kujdesur për të afërmit e tyre. Inspektorati nuk zbardhi detaje nga inspektimi por tha se me të dhëna konkrete do të dalin pas përfundit të hetimit. – Advertisements – Ekipi i Alsat edhe sot takoi familjarë pacientësh që u sillnin ushqime të afërmve dhe pranonin se kanë qëndruar në qendrën për kovid. Sa ditë keni ndejt brenda? “Njëmbëdhjetë ditë kemi ndejt brenda”. Inserte, familjaret ulur përpara internos Disa familjarë u ankuan se pasi…
Samiti i parë Hekurudhor ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor është mbajtur sot në kryeqytetin e Serbisë, Beograd. Përveç Serbisë, në takim ishin prezent edhe Kosova, Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Kosova në këtë Samit u përfaqësua nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu. Sipas kryeministres serbe Ana Brnabiq, nga ky takim janë planifikuar 6 miliardë euro investim hekurudhor në Serbi.Ky Samit është organizuar nga Komuniteti i Transportit, Banka Evropiane e Investimeve (EIB) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Samiti Hekurudhor i Ballkanit Perëndimor mbledhë anëtarë të Komunitetit të Transportit, institucioneve financiare ndërkombëtare, industrisë së transportit…
Policia Rrugore vijon kontrollet me radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, në të gjitha rrugët e vendit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Si rezultat i kontrolleve të kombinuara nga Policia Rrugore, Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, përgjatë fundjavës janë arrestuar në flagrancë 33 drejtues mjetesh, nga të cilët 18 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 15 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Policia njofton se janë pezulluar 176 leje drejtimi, nga këto 111 për shpejtësi tej normave të lejuara, deri në 214 km/h në Bypass-in e Fierit, 60 për drejtim mjeti në efektin…
Zbatimi i konceptit të ri mësimor për arsimin fillor, posaçërisht për klasën e katërt, po përballet me vështirësi të shumta. Ora mësimore duhet të realizohet me libra digjital, mirëpo në mungesë të mjeteve digjitale për mësim, nxënësit e shkollave të caktuara detyrohen të sigurojnë libra të fotokopjuar. Këtë e dëshmojnë edhe pronarët e dyqaneve për fotokopje të cilët thonë se është rritur shumë interesimi për kopjimin e këtyre librave. Ndërkohë, nxënësit që anketuam tregojnë se presin përgjigjen e mësueses nëse dhe kur duhet fotokopjuar librat. – Advertisements – “Libra, a keni bë fotokopje? Jo, por është dashur ti bëjmë me…
Më 20 shtator do të mbahet seanca e parë për sesionin e vjeshtës e Kuvendit të Kosovës. Kështu bëri të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Kusari-Lila tha për mediat se vendimi për çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve dhe fushatës duhet të jetë vendim konsensual i të gjitha partive. “Të jetë vendim konsensual i të gjitha partive. Nuk insistojmë njërin apo tjetrin variant. Është e rëndësishme të kemi parasysh shëndetin publik të qytetarëve dhe në dakordancë me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK) të kemi edhe fushatën nëse vazhdohet me…
Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, komentoi zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike. Sipas tij, PD ndodhet në një situatë të vështirë aktualisht. Ai shtoi se vendimi i Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha nuk duhej të merrej individualisht, por i konsultuar me statuin. Shehu shtoi më tej, se Sali Berisha është historia e PD dhe vendime kaq madhore nuk duhej të merren vetëm. Ai solli në vëmendje këtu djegien e mandateve, një vendim sipas tij i marrë fillimisht nga Luzlim Basha, e që sipas ish-ministrit rezultoi një dështim. Tritan Shehu: Unë konsideratat…
Kryedemokrati Lulzim Basha, ka zhvilluar një mbledhje këtë paradite me 7 deputetë. Fokusi i takimit ka qenë qasja në publik për “çështjen Berisha”. Gazetari Osman Stafa, raporton për “BalkanWeb”, se është diskutuar se çfarë mesazhi do i transmetohet publikut, për këtë tematikë. Deputetët e pranishëm në takim ishin: Tomor Alizoti, Belind Këlliçi, Ervin Salianji, JoridaTabaku, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, Alfred Rushaj. Kujtojmë se në orën 17:00 do të zhvillohet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të caktohen sekretariatet, komisionet, si dhe byroja. Sa i përket komisioneve, nga 8 në total, tre do të drejtohen nga PD,…
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar nga pushteti që të mos bëj presion dhe siç tha ai kërcënime ndaj familjarëve të viktimave nga tragjedia në spitalin modular të Tetovës, transmeton Alsat. Sela shkruan se “pushteti po tenton që me kërcënime dhe shantazhe të amnistoje veten nga përgjegjësia”. – Advertisements – “Ibin Emshiu, i riu që humbi babain dhe vëllaun në zjarr ka denoncuar se po e kërcënojnë që të mos flasë dhe të tregojë të vërtetën për kushtet dhe zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë. Nga ana tjetër disa mjekë…

