Një zjarr ka rënë në fshatin Halil të Fushë-Krijës. Flakët kanë djegur 20 dynym shkurre, pisha e dushk.Deri më tani zjarri nuk rrezikon banesa, por flakët po përparojnë të favorizuara nga era e fortë.Dy zjarrfikëse të Krujës po punojnë për të shuar flakët, por mungesa e rrugës drejt vatrës ia pamundëson ndërhyrjen e plotë.



