Një tërmet me magnitudë prej 2,4 shkallëve sipas Rihteritë është regjistruar pas mesnate në territorin e Maqedonisë së Veriut, respektivisht rreth orës 00:21 minuta, transmeton Alsat. Epiqendra e tërmetit ka qenë në rajonin Delçevë-berovë, 100 kilometra në lindje të Shkupit. – Advertisements – “Dridhjet e tërmetit janë ndjerë nga banorët e Vinicës dhe rajonit me intensitet prej tre shkallëve, sipas shkallës evropiane makroseizmike”, njoftojnë nga Fakulteti i matematiko-natyrorë në Shkup.
Author: almakos
17 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë. Ky është bilanci i bërë publik nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 137.452, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,809 persona. Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.834 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.046.799 doza të vaksinës.Deri më sot 358.308 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sekuestrohen 21 kg e 35 gram lëndë narkotike kanabis e përpunuar në formë çokollate, vihet në pranga 37-vjeçari (poseduesi i saj) dhe shpallet në kërkim bashkëpuntori i tij. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shpërndarjen e lëndëve narkotike kanabis e përpunuar në formë çokollate, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Camel”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Florian Meti (Martaneshi), 37 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja…
Kryeministru Zoran Zaev, me ftesë të Kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, sot do të udhëheq delegacionin qeveritar në vizitë njëditore në Tiranë. Kryeministri Zaev do të merr pjesë në takimin e punës së Kancelares Merkel me liderët e vendeve nga Ballkani Perëndimor. Sipas agjendës, gjatë pasdites, Zaev bashkërisht me zëvendëskryetarin e Qeverisë i ngarkuar për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani do të kenë takim dypalësh me Kancelaren Merkel. Në kuadër të vizitës një ditore në Tiranë, kryeministri Zaev do ta vizitojë edhe Qendrën Maqedonase Kultutore në Tiranë.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 13°C në 25°C, në zonat e ulëta nga 20°C në 31°C dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 32°C. Era do të fryjë në drejtim Perëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë i ulët ballë.
Kuvendi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta fillojë seancën e 50-të. Në rend dite janë dyzet ligje në lexim të parë dhe të dytë, vendime, interpretime autentike dhe raporte vjetore. Kjo është seanca e parë pas pushimit vjetor të deputetëve. – Advertisements – Në kuvend gjithashtu do të mbahet edhe mbledhje Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri dhe Komisioni ligjvënës-juridik.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se një tjetër ngarkesë vaksinash ka mbërritur në Shqipëri.31 mijë e 590 doza janë tashmë në aeroportin “Nënë Tereza” teksa në total janë mbi 2 milion vaksina anticovid.Ajo i bën thirrje të gjithëve qytetarëve që të vaksinohen. STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU Me 31,590 doza vaksine Pfizer që mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, janë mbi 2 milion vaksina anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë#Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni#VaksinatShpëtojnëJetë
Një grua e re afgane e ka lënë punën në një qendër për gjuhë të huaja në Kabul, pasi ajo thotë se u përball me kërcënime dhe ngacmime nga luftëtarët talibanë, të cilët gjendeshin jashtë ndërtesës ku ajo kishte zyrën. Mësuesja e gjuhës angleze, që është 24-vjeçare – identiteti i të cilës nuk është bërë publik për shkaqe sigurie – ishte rikthyer në punë javën e kaluar, pasi zyrat u rihapën për herë të parë që prej se talibanët morën kontrollin e kryeqytetit afgan më 15 gusht. “Isha e ngazëllyer që të shkoja në punë pasi qëndrova në shtëpi për…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se nuk është rëndë dakord mes palëve politike për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, që janë parashikuar të mbahen më 17 tetor të këtij viti. Në një konferencë për media pas takimeve me përfaqësuesit e subjekteve politike, Presidentja Osmani deklaroi se IKSHPK ka rekomanduar shtyrjen e zgjedhjeve lokale, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, por sipas saj, nuk ka pasur dakordësi mes palëve politike. “Përkundër rekomandimeve të IKSHP-së për shtyrje të zgjedhjeve, mendimi mbizotërues i subjekteve politike opozitare ishte kundër shtyrjes së zgjedhjeve. Unë mendoj se ky mendim mund të ketë pasoja…
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është takuar ditën e sotme me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të një turi takimesh në Ballkan.Në fjalën e saj, Merkel ka falënderuar shtetin serb për mikpritjen, duke vënë në dukje rrugën e gjatë që Serbia dhe rajoni kanë përpara. “Para së gjithash, do të doja t’ju falënderoja për mikpritjen tuaj, dhe më vjen mirë që erdha edhe një herë në Serbi, sepse me kalimin e viteve ne kemi arritur një marrëdhënie me besim të plotë dhe kemi arritur rezultate, pavarësisht nga fakti se Serbia dhe i gjithë rajoni ka ende një rrugë të…
Kancelarja gjermane Angela Merkel është takuar ditën e sotme me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në kuadër një një turi takimesh në Ballkan. Në fjalën e saj Merkel ka falënderuar shtetin serb për mikpritjen duke vënë në dukje rrugën e gjatë që Serbia dhe rajoni kanë përpara. “Para së gjithash, do të doja t’ju falënderoja për mikpritjen tuaj, dhe më vjen mirë që erdha edhe një herë në Serbi, sepse me kalimin e viteve ne kemi arritur një marrëdhënie me besim të plotë dhe kemi arritur rezultate, pavarësisht nga fakti se Serbia dhe i gjithë rajoni ka ende një rrugë…
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim teksa merrte pjesë në eventin ‘Festivali i Kulturës Izrael -Shqipëri’ ka folur me superlativa për shqiparët e Shqipërinë. Ajo thotë se shumë gjëra fliten për shqiptarët, por kur bota kalon situata që duhet të mbajë shënime, shqiptarët ofrojnë “Bukë, kripë e zemër”.Sipas znj.Kim, nëse një ditë do të rastisë të jetë në vështirësi, do të vijë në Shqipëri për ndihmë teksa bëri apel që bota të nxjerrë mësime nga ky vend i vogël. ‘’Mënyrë e mrekullueshme për të menduar për historinë, kulturën e artin. Janë thënë shumë gjëra për shqiptarët, por e vërteta është se…

