Shifrat nga Kosova/ 17 mijë raste aktive me koronavirus, ja sa është numri i të vaksinuarve

Shifrat nga Kosova/ 17 mijë raste aktive me koronavirus, ja sa është numri i të vaksinuarve

17 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë. Ky është bilanci i bërë publik nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.


Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 137.452, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,809 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.834 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.046.799 doza të vaksinës.
Deri më sot 358.308 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.