Author: almakos

Agim Nuhiu,  Zëvendës Ministër i Drejtësisë, i është përgjugjur ashpër anëtarës së kryesisë së ASH-së, gjatë Program 200, duke i thënë se dorëheqja nuk nënkuptn fajësi. – Advertisements – Ai ka thënë se anëtarët e partisë së tij, kanë dhënë dorëheqje morale teksa ka akuzuar anëtarët e ASH-së, që po përpiqen të fitojnë poena politik. “Zyrtarët e BDI-së, kanë dhënë dorëheqje morale, këtu nuk ka dilemë. Dorëheqja morale nuk nënkupton fajësi, më vjen keq që përfaqësuesi politik që është këtu të mundohet të marr poena nga kjo, nuk është radha, na kanë vdekur 14 persona”, u shpreh ai. Trego Më…

Lexo më Shumë

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi i ftuar në emisionin “Frontline” të Marsela Karapanços në News24 thotë se nuk është habi të ketë pazar Basha-Rama. Topi theksoi se Shqipërisë nga ana tjetër nuk i duhet bashkëqeverisje por bashkëpunim në parlament.Sipas tij, Rama tashmë duhet të dorëzojë disa institucione pasi të gjitha janë në dorë të militantëve. BAMIR TOPI: Unë kam parimet e mia dhe kur flas sepse së pari nuk orientohem tek konspiracionet. E dyta marr në analizën time burimet faktike, aty ku ndodh, ku është fakt. Shumë gjëra janë thënë e s’janë bërë ndërkohë shumë gjëra janë bërë e s’janë thënë. Mos e…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka publikuar në Facebook disa foto nga procesi i shpërndarjes së librave falas në shkolla të ndryshme të vendit. “Në shkolla të ndryshme të vendit vijon shpërndarja e teksteve shkollore falas për të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 dhe nxënësit e kategorive në nevojë mes klasave 10-12”, shprehet Ministrja Kushi në postimin e saj. Sipas ministres falë kësaj skeme mbështetëse nga qeveria mbi 280 mijë nxënës do të përfitojnë. “Falë kësaj skeme mbështetëse nga ana e qeverisë shqiptare, këtë vit shkollor është 280 mijë numri total i nxënësve përfitues duke ndikuar drejtpërdrejt…

Lexo më Shumë

Pyetja nëse antitrupat e prodhuar si rezultat i infeksionit natyror nga COVID-19 ofrojnë më shumë ose më pak mbrojtje sesa ato të fituara përmes vaksinimit është shtruar shumë herë që kur vaksinat janë hedhur në qarkullim. Sipas “Aljazeera”, një studim i ri nga Izraeli arriti në përfundimin se imuniteti natyror jep mbrojtje më afatgjatë dhe më të fortë kundër infeksionit, sëmundjeve simptomatike dhe shtrimit në spital të shkaktuar nga varianti Delta i SARS-CoV-2, krahasuar me imunitetin e shkaktuar nga dy doza të vaksinës Pfizer-BioNTech me dy doza. Ai vazhdoi duke thënë se ata që kishin pasur një infeksion të mëparshëm…

Lexo më Shumë

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel mblodhi në një drekë pune në Tiranë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Merkel, kancelare në largim, u zotua para liderëve se politika e Gjermanisë ndaj rajonit nuk do të ndryshojë dhe mbështetja në proceset e zhvillimit nuk do të mungojë. Edhe pse nuk janë realizuar një pjesë e madhe e projekteve nga Procesi i Berlinit, Merkel nuk e quan atë të dështuar. Diskutimi u fokusua në bashkëpunimin e mëtejshëm rajonal. Delegacioni qeveritar nga Shkupi u kryesua nga Kryeministri Zoran Zaev. – Advertisements – “Nuk mund të themi se ka përfunduar ndërtimi i autostradave të…

Lexo më Shumë

Një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se  automjeti i drejtuar nga shtetasi me inicialet D. H., është përplasur me një motor i drejtuar nga 36-vjeçari me inicialet N. K., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  Durrës/Informacion paraprak Më datë 14.09.2021, në lagjen nr.17, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin D. H., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin N. K., 36 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 572 raste të reja nga 4511 testime të realizuara, 12,7 për qind e testeve kanë rezultuar pozitivë. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik, njofton se janë shëruar 694 pacientë, ndërsa betejën me virusin Covid-19 e kanë humbur 30 persona. Raste aktive në vend janë 12.893. – Advertisements – Trego Më Shumë

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar sërish kundër nismës “Open Balkan”.  Pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel e cila ditën e sotme e mbështeti këtë nismë, Kurti thotë se procesi i Berlinit është rruga e vetme drejt BE dhe s’ka nevojë për variante të tjera alternative. Duket se Kurti nuk është bindur as nga Merkel për nismën “Open Balkan” teksa ka bërë me dije dhe 4 elementet të cilat ia propozoi kancelares gjermane për Ballkanin Perëndimor. ”Në takimin me kancelaren gjermane Merkel u konfirmua se procesi i ebrlinit është edhe korniza edhe rruga për integrimin europian. Pra, procesi…

Lexo më Shumë

Janë dyfishuar rastet e reja me Covid-19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 995 raste të reja dhe  5 humbje jete. Njoftimi i MSH COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5,613 testime, 995 raste të reja, 5 humbje jete dhe 1010 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Nëse jeni mbi 18 vjeç, mund të vaksinoheni në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë…

Lexo më Shumë

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se më 15 shtator do të nisë gjykimi i parë në Hagë ndaj Salih Mustafës. Aktakuza kundër tij për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje t paligjshme është konfirmuar në qershor të vitit të kaluar.Pretendohet se krimet janë kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash në Kosovë, në prill të vitit 1999.Vetë Mustafa është deklaruar i pafajshëm për veprat që dyshohet t’i ketë kryer.Sipas Dhomave të Specializuara në gjyqin kundër Mustafës janë siguruar nëntë dëshimitarë. Përveç Mustafës, procese gjyqësore pritet të nisin edhe ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut…

Lexo më Shumë

Gjashtë persona janë arrestuar në 24 orët e fundit për vepra të ndryshme penale. Një sherr mes adoleshentësh ka përfunduar në plagosje me mjet prerës. Policia procedoi autorin dhe dy të mitur të tjerë 16 e 17 vjeç të dyshuar si pjesëmarrës në konflikt. Po ashtu u ndalua një 29-vjeçar pasi vodhi një mjet duke mashtruar.Një 34-vjeçar tjetër ndërkohë u ndalua për dhunë në familje pasi theu urdhërin e mbrojtjes dhe dhunoi bashkëshorten.Një tjetër rast dhune në familje ka ndodhur në Vorë teksa është arrestuar 32-vjeçari që dhunonte gruan. NJOFTIMI NGA POLICIA Tiranë Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra…

Lexo më Shumë

Zv/ministri i Drejtësisë Agim Nuhiu zotohet se do të ketë përgjegjësi penale për ngjarjen tragjike në Tetovë, pasi institucionet hetimore të zbardhin ngjarjen dhe veprimet e secilit. Institucionet, thotë ai, kanë marrë të gjitha masat për hetim të plotë. – Advertisements – Në qoftë se bëhet fjalë për përgjegjësi penale, qoftë ajo të jetë e vogël sa edhe një kokërr gruri, ata edhe do të përgjigjen për të gjitha veprimet dhe këtë ne e kemi dëshmuar se mbajmë përgjegjësi përpara organeve. Vepra penale që është shkaktuar në tragjedinë në Tetovë ka edhe figurën e vetë, ka edhe elementet e veta…

Lexo më Shumë