Pazar Basha-Rama? Bamir Topi: Mos e quani habi. Shqipëria nuk ka nevojë për bashkëqeverisje, por në parlament duhet bashkëpunim

Pazar Basha-Rama? Bamir Topi: Mos e quani habi. Shqipëria nuk ka nevojë për bashkëqeverisje, por në parlament duhet bashkëpunim

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi i ftuar në emisionin “Frontline” të Marsela Karapanços në News24 thotë se nuk është habi të ketë pazar Basha-Rama.


Topi theksoi se Shqipërisë nga ana tjetër nuk i duhet bashkëqeverisje por bashkëpunim në parlament.Sipas tij, Rama tashmë duhet të dorëzojë disa institucione pasi të gjitha janë në dorë të militantëve.

BAMIR TOPI: Unë kam parimet e mia dhe kur flas sepse së pari nuk orientohem tek konspiracionet. E dyta marr në analizën time burimet faktike, aty ku ndodh, ku është fakt. Shumë gjëra janë thënë e s’janë bërë ndërkohë shumë gjëra janë bërë e s’janë thënë. Mos e quani habi.

Ka raste kur në publik në një marrëveshje mund ti thonë të fundit njëri-tjetrin dhe në darkë ose të nesërmen janë bashkë.
Kjo ndodh dhe në studio televizive. Më ka ndodhur. Njerëzve ti japim një pasqyrë tjetër dhe kthejmë në biznes politikën.

PYETJA: A ka bashkëqeverisje Rama-Basha?

BAMIR TOPI: Rama e shtrin dorën, por nuk mendoj që Shqipëria sot ka nevojë të ketë bashkëqeverisje në ekzekutiv. Mendoj që termi i bashkërendimit ë qeverisje e kam kuptuar ndryshe. Shqipëria ka nevojë për reforma që kërkohet prania dhe vota e opozitës. Kjo ka ndodhur në të kaluarën. Kur kërkohen 2/3 për Reformat ë rëndësishme. Ky është element i bashkëqeverisjes. Nëse kuptohej në ekzekutiv atëhere ky vend jo vetëm që ka një opozitë të dobët por riskon të mbetet pa opozitë. Do të shkonte në favor të Edi Ramës. Në formatin tim si politikan do të rekomandoja bashkëpunim në parlament. Rama duhet të demonstrojë me vepra atë që t htoë me fjalë. Rama duhet të dorëzojë shumë institucione, jo opozitës, por publikut. Sot institucionet janë në dorë të militantëve. Kemi mjaft raste që kanë punuar në OJQ dhe katapultohen në politikë.
Kur shihet që dhe kryetari i opozitës është i përfolur për pazare politike me kryeministirn, dalim tek ajo që thamë, ku është transparenca, pse nuk flasin.
Në politikë kemi humbur interpretin se punojnë për veten e tyre, klanet dhe interesat vetjake.