Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (AMSM).
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i shtuar, por në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë për momentin nuk raportohen pritje të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.
AMSM u rekomandon drejtuesve të automjeteve që ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të respektojnë sinjalizimin dhe të kenë kujdes të shtuar në segmentet që kalojnë nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston rreziku nga rrëshqitja e gurëve.
Kujdes i veçantë rekomandohet në akset Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.



