Author: almakos

Historia e Ajdin Mustafit, i riu i cili ndërroi jetë aksidentalisht pasi ra nga kati i 5 i hotelit ‘Rogner’ ku po qëndronte për disa ditë pushimi, është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’. Ka qenë babai i 28-vjeçarit ai që ka treguar detaje nga ngjarja tragjike, që i mori jetën djalit të tij, i cili la pas dy fëmijë të mitur. Në një lidhje skype nga Kumanova e Maqedonisë së Veriut, Mehmet Mustafi tregoi bisedën e fundit me të birin, si dhe momentin kur e kishte marrë vesh lajmin tragjik. Ai tha se si fillim kishte…

Lexo më Shumë

Komisioni Evrpoian ka konfirmuar për ALSAT se kreu i KE-së, Ursula Von der Leyen do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut në fund të këtij muaji. – Advertisements – “Aktualisht vijojnë përgatitjet për vizitën. Do të japim detaje të mëtejshme mbi agjendën e vizitës në kohën e duhur”, thuhet në përgjigjen e KE-së për Alsat. Shefja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen sot në Strasburg deklaroi se në fund të muajit shtator do të vizitojë Ballkanin Perëndimorë, me qëllim për të dërguar një sinjal të fuqishëm për angazhimin e vendeve të rajonit në procesin e anëtarësimit në BE. Komsiioni…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi përuruan shkollën e parë nga 10 shkollat që do të hapen këtë vit në Tiranë. Bëhet fjalë për shkollën e re 9-vjeçare në Mangull të Petrelës, e cila do të mbajë emrin e “Feti Fanaj”, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës që humbi jetën nga Covid 19 një vit më parë. “Do të hapim 10 shkolla dhe 2 kopshte të reja. Në 101 vjet kryeqytet i Shqipërisë, nuk kemi pasur një vit ku mund të jenë hapur më shumë shkolla dhe kopshte se…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska sot deklaroi se incidenca e nxënësve të infektuar me koronavirus është shumë e ulët dhe se për momentin nuk ka indikacione për ndryshim të modelit të mësimit, transmeton Alsat. Carovska theksoi se në rast se keqësohet gjendja epidemiologjike, institucionet janë të gatshme që të vazhdojnë mësimin online. – Advertisements – “Dje, numri i nxënësve pozitivë në shkollë ishte 0.01, që do të thotë se ka më pak të infektuar në krahasim me të hënën. Deri më tani nuk kemi asnjë indikacion se modeli i mësimdhënies duhet të ndryshohet, por në momentin që marrim paraqiten tregues…

Lexo më Shumë

Kryesia e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kërkon referendum brenda partisë për përjashtimin nga grupi të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një kërkesë drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka dhe Kryesisë së PD, 30 anëtarët e Kryesisë së FRPD kërkojnë që të jetë anëtarësia e Partisë Demokratike, ajo që do të vendosë nëse Berisha duhet të largohet nga PD ose jo. Mes firmëtarëve bie në sy emri i djalit të ish-ministrit të ndjerë të Partisë Demokratike, Sokol Olldashit, Glauk Olldashi.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (14.09.2021), policia, sektori për tregti të paligjshme të drogës dhe armëve ka privuar nga liria 33 vjeçarin Z.Z. nga Shkupi. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në bulevardin AASNOM, të kryer me urdhër gjyqësor, është zbuluar një laborator i improvizuar për prodhimin e marijuahnës, pas çka janë konfiskuar 71 rrënjë kanbis sativa, disa pako me marijuhanë, disa degë që ishin në procesin e tharjes, kavanoz dhe paketime të tjera me fara nga marijuhana, shkruan Alsat. – Advertisements – Gjatë bastisjes është konstatuar se personi shfrytëzon edhe një banesë në rrugën “Arradhat partizane”, në pronësi të gjyshit…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme rrëzon për të disatën herë kërkesën e mjekut të njohur Edvin Prifti për ndryshim të masë së sigurisë “Pezullim nga detyra”. Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala për ‘BalkanWeb’. Ish-shefi i repartit të Kardiokirurgjisë, po hetohet nga SPAK nën dyshimet se ka abuzuar me tenderat në qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, çka ka gjasa të zgjerojë rrethin e bluzave të bardha apo zyrtarëve të tjerë të përfshirë ne veprimtari kriminale. Kardiokirurgu është nën hetim prej muajsh, për korrupsion e pastrim parash, pasi ra në rrjetën e përgjimeve teksa prokuroria hetonte rastet e korrupsionit në…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas një aksioni kontrollues në të gjithë territorin e vendit, dje (14.09.2021), janë dënuar 310 shoferë, transmeton Alsat. 16 makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 50km/h, ndërsa 2 makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 70 km/h nga e lejuara. Prej 310 vozitësve të sanksionuar, 148 kanë thyer rregullat e shpejtësisë në zona të banuara, kurse 162 jashtë zonave të banuara. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar një shtetas të huaj, pasi është kapur duket transportuar një automjet të trafikuar. Sipas burimeve zyrtare, pas marrjes së informacionit nga Zyra Kombëtare e Interpol Tirana për automjetin e trafikuar tip “Citroen”, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije e kanë konstatuar automjetin. Për kryerjen e procedurave të mëtejshme janë njoftuar specialistët e seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, të cilët bënë ndalimin e drejtuesit të automjetit, shtetasi M. S., 36 vjeç, lindur në Itali (banues në Spanjë), pasi dyshohet se ky shtetas do ta shiste këtë automjet, ndërkohë që nuk është pronari…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në orën 12:00 vazhdon debati për seancën e 50-të, rendi i ditës të së cilës ende nuk është konfirmuar. Seanca dje ishte ndërprerë për shkak të lëshimit të sallës nga ana e deputetëve të opozitës, të cilët kërkuan para deputetëve të gjenden dorëheqjet e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendësit të tij Ilir Hasani, që të konstatohen nga shtëpia ligjdhënëse. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu gjatë emisionit “Programi 200” u bëri apel partive politike dhe eksponentëve politikë, përfshirë edhe funksionarëve të BDI=së, të mbajnë duart larg nga tragjedia e Tetovës dhe mos ta përziejnë atë dhimbje me politikë. Ai tha se është i bindur se opozita do ta përdorë këtë tragjedi për pikë politike, por ai u bëri thirrje të qëndrojnë larg deri në përfundimin e hetimeve. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Deputeti Milloshovski në emisionin “Programi 200” tha se nuk pret, ashtu si dhe të gjitha proceset e tjera, një zbardhje të rastit. Ai përmendi hetimin e drejtorit të Fondit Shëndetësor, Den Donçev, ku ka mbi 2 vjet që ai rast nuk merr një epilog përfundimtar. Milloshovski tha se edhe ky rast do të zvarritet dhe nuk do të dalë kurrë në dritë, si të gjitha rastet e tjera. – Advertisements – Ku është hetimi me Don Donçev, mendimi se pushteti do të zvarrisë edhe këtë hetim. Ministia e Shëndetësisë ka një përgjegjësi të madhe, por edhe këtë do ta zvarrisin…

Lexo më Shumë