Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria e Republikës së Kosovës sot do të mbajnë seancën e parë të përbashkët qeveritare, që do të udhëhiqet nga kryeministri Zoran Zaev dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton Alsat. Para nisjes së seancës së përbashkët do të ketë ceremoni të pritjes zyrtare, takim kokë më kokë mes kryeministrit Zaev dhe kryeministrit Kurti si dhe takime bilaterale mes ministrave të dy qeverive. Siç njoftuan dje nga Qeveria, pritet nënshkrimi i marrëveshjeve nga sfera e infrastrukturës, energjetikës, ekonomisë, turizmit dhe sigurisë, inovacionit teknologjik si dhe marrëveshje për diasporën. – Advertisements –
Author: almakos
Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare, transmeton Alsat. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriperëndimi. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 6 deri në 15, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 28 deri në 36 gradë Celsius. – Advertisements – Në Shkup do të kemi mot me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare, ndërkaq pritet erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriorë. Temperatura minimale do të bjerë në 13, ndërsa maksimalja do të arrijë në 33 gradë Celsius. Moti i qëndrueshëm dhe i…
Borçe Davidkovski, profesor universitar tha që duhet të ndryshohet ose të ulet numri I komunave por edhe të ketë ndarje të komunave rurale dhe urbane. – Advertisements – “Mendojë se duhet të ndryshohet ose ta ulim numrin e komunave ose tashmë kemi ndarje të komunave rurale dhe urbane, edhe në Ligjin e Vetëqeverisjes Lokale të theksohen komuna rurale dhe urbane, ka kompetenca të ndryshme, me qëllim që të ketë unifkim dhe çdonjëri ta dijë paraprakisht kompetencën”, tha Dvidkosvsi për emisionin ‘Magazina Ekonomike’.
Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar pas takimit me Miroslav Lajçak, përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Zyra e kryeministrit Kurti bën me dije se mbarëvajtja e procesit të dialogut në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm në këtë proces ishin në qendër të takimit. Kurti riktheksoi se në dialog Kosova është palë e barabartë, dhe jo temë, duhet të pranohet realiteti dhe të jemi në shërbim të qytetarëve të të dy vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke.…
Partia Demokratike ka mbledhur mbrëmjen e sotme Grupin Parlamentar. Gazetari Osman Stafa raporton për “BalkanWeb” se mbledhja ka zgjatur përreth një orë dhe temë kryesore e diskutimit ka qenë seanca nesërme plenare, e cila pritet të miratojë qeverinë e re dhe programin qeverisës “Rama3”. Në seancë plenare, e cila pritet të jetë maratonë, çdo deputetë do të ketë mundësi të flasë 10 minuta, ndërsa siç mëson gazetari Stafa, PD do ta përqendrojë diskutimin te tri çështje kryesore, si pandemia e Covid-19, tërmeti dhe kriminaliteti në vend, çështje këto, që siç thekson gazetari, PD pretendon se socialistët kanë dështuar.Gjithashtu, gazetari Stafa raporton për “BalkanWeb” se burime…
Autoritetet greke kanë arrestuar tre shqiptarë, pasi janë kapur duke transportuar në këmbë një sasi prej 29 kg kanabisi. Mediat greke bëjnë me dije se shqiptarët e moshave 33, 45 dhe 50 vjeç u arrestuan në një zonë malore në zonën e Follorinës nga policia kufitare. Ata dyshohet se kishin hyrë në tokën helene në këmbë nga Shqipëria duke mbajtur në shpinë tre çanta udhëtimi ku kishin futur 29 pako me kanabis secila me peshë 1 kg. Të arrestuarve iu sekuestruan tre celularë, tre karta sim dhe shumat e parave prej 50 euro dhe 3 600 lekë shqiptare. Materialet për…
Partia Demokratike ka mbledhur mbrëmjen e sotme Grupin Parlamentar. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Osman Stafa, i cili raporton nga selia blu se tema diskutimi do të jenë disa çështje si pandemia e Covid-19, tërmeti dhe kriminaliteti në vend, çështje këto, ku siç thekson gazetari, PD pretendon se socialistët kanë dështuar. Gjithashtu, siç mëson gazetari Stafa, në fokus të mbledhjes së Grupit Demokrat do të jetë seanca e nesërme plenare, e cila pritet të miratojë qeverinë e re dhe programin qeverisës “Rama3”. “Sot, në orën 19:00 në seli do të zhvillojmë mbledhje grupi lidhur me seancën nesër, seancë me…
Kosova do të bëhet gjithmonë e më shumë partner i qëndrueshëm i Shteteve të Bashkuara dhe shtet i së drejtës dhe zhvillimit, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një takimi lamtumirës me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett. “Shtetet e Bashkuara janë aleati dhe partneri ynë i pazëvendësueshëm”, citohet të ketë thënë Kurti sipas një njoftimi për media nga zyra e tij. Ai ka thënë se si kryeministër dhe Qeveria që udhëheq, do të vazhdojë këtë traditë të bashkëpunimit të ngushtë dhe të veçantë me Shtetet e Bashkuara dhe përfaqësuesit e saj në Kosovës në…
Qytetarët në Tiranë e Fier kanë zhvilluar protesta të heshtura për vrasjen e Sabrina Bengajt.Protesta në Tiranë po zhvillohet para Ministrisë së Punëve të Brendshme. “Platforma kombëtare për gratë” kërkon drejtësi për nënën e ndjerë 23-vjeçare u vra nga ish-bashkëshorti Elton Metaj dhe la pas një fëmijë të vogël 3 vjeç.Ata kanë kërkuar heqjen e kujdestarisë prindërore për vrasësit e nënave, raporton gazetari Ervis Kuçi. “Duam drejtësi, mbështetje familjeve të viktimave”- thonë protestuesit.
Vëllai i Sabrina Bengajt, Armando Bengaj ka qenë i pranishëm në protestën para Ministrisë së Brendshme për motrën e tijt ë ndjerë. Armando Begaj për “News24” ka deklaruar se ish-kunati i tij, Elton Metaj ka qenë një dhelpër që e luajti mirë rolin.Sipas tij, Metaj ia punoi gjithë familjes shumë bukur mbrapa krahëve. ‘’Ata janë fajtorët që e nxorën nga burgu at nga burgu atë. Edhe ai doktori në burgun e Zaharisë që gjoja ka qenë i sëmurë, ai ka qenë nj dhelpër që diti ta luajë mirë rolin. Na i punoi shumë bukur, neve. Na i punoi mbrapa krahëve. ‘’- tha…
Analisti Mentor Nazarko i ftuar te rubrika “Opinion” në News24 ka komentuar vizitën e kancelares Angela Merkel në Shqipëri e Serbi, Procesin e Berlinit si dhe zhvillimet në rajon. Për Nazarkon, fakti që takimi me liderët e rajonit u zhvillua në Tiranë e shndërroi Shqipërinë nqë qendër të Ballkanit. Po ashtu analisti thotë se kancelarja gjermane zhvilloi vizita vetëm në dy vende duke theksuar se ka marrëdhënie më të besuara dhe privilegjuara me Ramën dhe Vuçiç. ‘’Nëse më lejoni janë disa elementë të vizitës përtej procesit të Berlinit që pati në takimet ne Tiranë që pati takimi i liderëve të rajonit. Me…
Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj ka vendosur se kandidatët e partisë së tij do të bëjnë vetëm 5 ditë fushatë për zgjedhjet lokale. Haradinaj thotë se vendimi është marrë për shkak të situatës së rëndë epidemiologjike.Ndërkohë ai nuk thekson se fushata do të ndërpritet brenda 5 ditëve, por do të gjenden mënyra alternative komunikimi.KQZ vendosi që të mos kufizojë fushatën duke e lënë 30 ditë edhe pse disa parti opozitare kërkuan që të bëhej vetëm 5 ditë ose mos bëhej fare për shkak të pandemisë. STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ Duke pasur parasysh situatën e rëndë epidemiologjike me Covid-19, Aleanca për…

