Gjykata e Posaçme e Shkallës e Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka kthyer në SPAK dosjen në ngarkim të ish-gjyqtarit të Kushtetueses, Fatos Lulo. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Lulo akuzohet për “Fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Në seancën paraprake GJKKO vlerësoi që të mos ta kalojë për gjykim dosjen, por ta ridërgojë në prokurori për plotësim të hetimit. Përmes avokatit të tij, Klodian Skënderi, Lulo këmbënguli se nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe se pasuria e tij justifikohej në burime të ligjshme. SPAK njoftoi në korrik mbylljen e hetimit për…
Author: almakos
Shefi i Stafit të Kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, ka njoftuar se qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e përbashkët sot, kanë nëshkruar 11 marrëveshje. – Advertisements – Dalipi përmes Facebook-ut ka shkruar se në mesin e marrëveshjeve është edhe studimi i fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë. “Sot Qeveria e Kosovës nënshkruan 11 marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Disa nga marrëveshjet: studim i fizibilitetit për rrugën ’Prizren–Tetovë’; bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje…
Luan Rama i ka uruar 69-vjetorin e lindjes ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nanos. Ish-nënkryetari i LSI e uron me një ‘Gëzuar’ Nanos, por duke theksuar se nuk mjafton fjala për të sjellë përmasën e urimit për një mik. Gjithashtu Luan Rama i uron Nanos të jetë të gjatë, shëndet dhe të festojë një shekull ditëlindje. STATUSI NGA LUAN RAMA PËR FATOS NANON,NË DITËN E LINDJES…Gëzuar, edhe pse nuk mjafton asnjëherë kjo fjalë për të sjellë përmasën e vërtetë të urimit dhe mirënjohjen për një mik!Qofsh jetëgjatë e shëndetmirë,dhe festofsh një shekull ditëlindje!
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy emigrantë afgan pasi të njëjtit dyshohet se duke ushtruar dhunë kanë marrë para nga një emigrant tjetër nga India, transmeton Alsat. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tabanoc të Kumanovës, respektivisht në lagjen Çiflik. – Advertisements – “Janë arrestuar A.S. (31) dhe D.M. (25), të dy migrant nga Afganistani, për shkak të dyshimeve se kanë kryer “grabitje” mbi G.S.G., migrant nga India”, njoftojnë nga MPB. Nga MPB shtojnë se paratë janë gjetur tek D.M., ndërkaq është vërtetuar se emigrantët janë futur ilegalisht në Maqedoninë e Veriut përmes…
Rastësi apo e programuar, kjo e enjte duket se do të mbajë mbërthyer shqiptarët për zhvillimet e forta politike. Krahas parlamentit marantonë, nisur prej orës 10:00 të mëngjesit, interesante janë zhvillimet e pasdites. Kështu ndërsa ish-kryeministri Berisha ka njoftuar se do të fillojë sot turin e takimeve në të gjithë vendin duke nisur nga Tirana në 18:00, një takim që sic u shpreh është i konceptuar si një bashkëbisedim për një Parti Demokratike më të bashkuar, në po të njëjtën orë, Zëri i Amerikës do të transmetojë intervistën e zhvilluar me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Kujtojmë se kjo…
Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, të enjten pritet të largohen rreth 117 shtetas afganë, të cilët ditë më parë ishin strehuar në Kosovë, merr vesh Radio Evropa e Lirë nga burimet brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme. Destinacioni i grupit të parë që pritet të largohet thuhet të jetë Britania e Madhe. Ky grup që po largohet, deri më tash ishte i strehuar në kampin Bechtel-Enka në Ferizaj. Në këtë kamp ishin të strehuar shtetas që kanë punuar me forcat e NATO-s në Afganistan. Këta shtetas afganë erdhën në Kosovë pasi nuk ishin të sigurt më në Afganistan,…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka lënë pa përmendur akuzat e opozitës ndër vite. Rama tha se në Amerikë ‘balta’ e opozitës nuk shitet më, por ai thekson se ajo ka ndikuar shumë që Shqipëria të hynte në labirintet e integrimit europian. Po ashtu, Rama theksoi se Tiranën në periudhën e fundit para mandatit të parë nuk e vizitonte askush përveçë ndërmjetësuesve të huaj kurse Berishën si kryeministër nuk e ftonin më në takime bilaterale. ”Besoj se nuk duhet të flas unë, që Shqipëria sot nuk ka lidhje me 8 vite më parë. Nëse gjatë këtyre viteve fabrika e…
“Për çka, që të vijë Mickoski të bëhet kryeministër? Jo, nuk mendoj për dorëheqje”, kështu u përgjigj sot Zaev në pyetjen nëse mendon për dorëheqje për shkaqe morale pas tragjedisë në Tetovë. – Advertisements – Në lidhje me dorëheqjet e ofruara nga funksionarët shtetërorë në lidhje me tragjedinë në tetovë, Zaev sërish theksoi se do të pres “Tragjedia na preki të gjithëve dhe so ta mbajmë mend tërë jetën. Kemi humbur jetë. Të presim rezultatet e forenzikës”, theksoi Zaev.
Kuvendi është mbledhur sot në një seancë maratonë plenare, e cila nuk dihet sa do të zgjasë. Në rend dite do të jetë prezantimi i programit qeverisës të qeverisë “Rama3”, nga ana e kryeministrit Edi Rama. Më pas do të ketë vend për debate, ku do të përfshihen edhe deputetë të opozitës, me propozime pro ose kundër të asaj që do të deklarohen nga kreu i qeverisë. E para që mori fjalën ishte kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila i drejtoi një thirrje deputetëve në sallë, që të respektojnë masat anti-covid, duke vendosur maskat e tyre. “Ju lutem të mbajmë maskën,…
Parlamenti Europian ka miratuar Rregulloren për Themelimin e IPA-së III nga e cila vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia do të kenë në dispozicion 14,2 miliardë si ndihmë për reformat që duhet të bëjnë këto vende për t’u përgatitur për të hyrë në Bashkimin Europian. – Advertisements – Këto fonde do të mbështesin implementimin e reformave në Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Turqi për periudhën 2021-2027. “Qëllimi kryesor i IPA III është që të ndihmojë këto vende në miratimin dhe zbatimin e reformave politike, institucionale, juridike, administrative, sociale dhe ekonomike të kërkuara…
Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon të jetë pjesë e komisioneve parlamentare. Nga 4 deputetë që ka LSI, 3 prej tyre kërkojnë të jenë anëtarë të komisioneve. Në kërkesat për kryetaren e Kuvendit, theksohet se përveç pranisë në komisione kërkohet dhe që deputetët e LSI të jenë pjesë e delegacioneve të përhershme. Vasili kërkon të jetë anëtar i Komisionit të Shëndetësisë dhe Ligjeve. Xhixho anëtare e Komisionit të Ligjeve,Integrimi dhe Edukimi e Mjetet e Informimit Publik, kurse Agron Çela kërkon të jetë anëtar i Komisionit të Sigurisë. Ndërkohë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi që është dhe deputete në Kuvend nuk ka…
Ilustrim: Marijuhanë Ministria e Punëve të brendshme mëngjesin e sotëm njofton se në bashkëpunim me shërbimet gjermane kundër drogës kanë arritur të kapin drogë të tipit marijuhanë në vlerë prej 100 mijë eurove, transmeton Alsat. Nga MPB theksojnë se hetimi i përbashkët kishte nisur në shtator të 2021. – Advertisements – “Është kapur sasi e madhe e marijuhanës, me kualitete të lartë, në vlerë të mbi 100 mijë eurove. Nga ana e organeve kompetente gjermane për luftë kundër drogës është privuar nga liria një person. Hetimi vazhdon”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

