Kapet në kufirin greko-maqedonas një shqiptar me 32 kg marijuanë. Shqiptari 38-vjeç është kapur në Polikastro, Kilkis. Ai ishte furnizuar me drogë në kufi dhe po tentonte të futej në brendësi të tokës greke. Në furgonin që drejtonte u gjetën dhe sekuestruan 2 çanta me 30 pako qe përmbanin 32 kg 860 gram marijuanë. Gjithashtu nga policia iu sekuestruan 700 euro dhe 2 celularë.
Author: almakos
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 577 raste të reja nga 3885 testime të realizuara, 14,3 për qind e testeve kanë rezultuar pozitivë. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik, njofton se janë shëruar 572 pacientë, ndërsa betejën me virusin Covid-19 e kanë humbur 28 persona. Raste aktive në vend janë 12.984. – Advertisements –
Klinika Emergjente e QKUK-së është deklaruar për vdekjen e 23-vjeçares nga Drenasi, për të cilën familjarët pretenduan se i erdhi nga vaksina kundër COVID-19. Në reagimin e Klinikës Emergjente thuhet se vdekja e 23-vjeçares nga fshati Zabel i Drenasit është si pasojë e hemorragjisë intraabdominale (gjakderdhje në bark), shok hemorragjik. “Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, në lidhje me lajmet e publikuara për vdekjen e Z. I. (1998), nga fshati Zabel i Drenasit, sqaron se, pacientja vjen në Klinikën Emergjente në QKUK në ora 16:30, të datës 15 shtator 2021, me autoambulancë nga Qendra e Mjekësisë Urgjente në…
Një banesë në fshatin Cangonj të Devollit është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Gazetarja Lorena Kodra raporton se banesa u përfshi nga flakët vetëm pak minuta më parë ndërkohë që shkaku i zjarrit dyshohet të jetë shpërthimi i një bombule gazi.Në vendgjarje ka mbërritur një mjet zjarrfikës për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Sipas punonjësve në banesë nuk ka patur persona në momentin e shpërthimit të bombulës ndërkohë që aktualisht po punohet nga ana e tyre për izolimin e plotë të flakëve.Policia në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave ndërkohë ajo çfarë mësohet është se shtëpia…
Regjistrimi i popullsisë vazhdon të mbajë dinamikën e njëjtë me mesatarisht 90 mijë qytetarë të regjistruar. – Advertisements – Sot deri në mesditë janë regjistrua 36.174 qytetarë, ose gjithsej, që nga dita e regjistrimit 758.446 qytetarë të regjistruar. Në rrjedhë është edhe vetë regjistrimi online i diasporës, përmes ueb faqes së Entit Shtetëror të Statistikave. Deri në këto momente janë regjistruar 193 168 mërgimtarë. Regjistrimi i Diasporës filloi më 1 mars dhe do të vazhdojë deri më 30 shtator, kur do të përfundojë në tërësi procesi i regjistrimit. Mefail Ismaili
Shtatë persona jane arrestuar nga policia e Tiranës, për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet L. K., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të ambientit përreth ku u konstatua ky shtetas, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza. Po ashtu në pranga ra dhe shtetasi me inicialet S. Ll., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin qarkullonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis dhe një armë e ftohtë(thikë). Ndërkohë, specialistët për Hetimin e…
Vendosja eventuale e masave të reja shtrënguese do jetë goditje e re për turizmin nga i cili nuk do mund të rimëkëmben një kohë të gjatë- thonë hotelierët nga Ohri dhe Struga, pas paralajmërimeve se nëse virusi vazhdon të përhapet, mund të pasojnë masa të reja shtrënguese. – Advertisements – Turizmi është degë e ndjeshme. Çdo vendosje e masave të reja shtrënguese do çojë në uljen e numrit edhe ashtu të ulët të turistëve të huaj. Jam i sigurt se edhe turistët vendas do jenë të pakët që do i shfrytëzojnë shërbimet tona. Shpresojmë që nuk do ketë masa të…
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar sot se në spitalet e Kosovës janë të shtruar 719 pacientë me koronavirus. “Prej tyre, 603 pacientë janë më oksigjeno-terapi dhe 47 në trajtim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së. Numri i pacientëve të hospitalizuar është ulur për 67 pasi një ditë më parë ishin raportuar 779 pacientë. Në Klinikën e Gjinekologjisë janë 4 paciente, Klinikën e Pediatrisë 4 pacientë ndërsa në atë të Neonatologjisë po trajtohet 1 foshnje me koronavirus. Pavarësisht faktit se numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë gjatë ditëve…
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka folur për procesin e fiskalizimit në Kuvend. Ibrahimaj thotë se fiskalizimi është një nga reformat më madhore të 10 viteve të fundit dhe qeveria është munduar që të ketë një qasje të kujdesshme. Po ashtu ajo thotë se biznesi i vogël ka qenë shqetësimi i vetëm, por 53% kanë filluar tashmë procedurat, kurse pjesa tjetër pritet brenda janarit të këtij viti. ”E nderuar znj.kryetare e kuvendit, të nderuar deputetëPyetja që më është drejtuar ka të bëjë me fiskalizimin si një nga reformat më të mëdha të 10 viteve të fundit. Ne kemi…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, gjatë konferencës me homologun e tij kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverie, tha se për të sot kjo është një ditë historike. – Advertisements – Ai tha po ashtu se Kosova është shtet i pavarur duke thënë më tej se ata i ndërtojnë pikëpamjet e tyre mbi to dhe i respektojnë ato pikëpamje. “Për mua, sot është një ditë historike, në këtë konferencë të parë ndërqeveritare me 30 vjet pavarësi të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe 13 vjet pavarësi të Kosovës. Unë vetëm do të them se…
Ende nuk dihet fati minatorit të bllokuar ditën e djeshme në minierën e Bulqizës. Burime për News24 bëjnë me dije se minatori 61-vjeçar ndodhet ende në galeri. Ai është bllokuar aty që prej aksidentit të ndodhur rreth orës 12:00 të ditës së djeshme, për shkak të rënies së një masivi minerali. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e minatorit, ndërkohë që po vijon operacioni i kërkimit për nxjerrjen e tij.
Kreu i opozitës, Hristijan Mickoski ka komentuar deklaratat e sotme të kryeministrit Zaev në lidhje me dorëheqjen e mundshme për shkak të tragjedisë në Tetovë, transmeton Alsat. Mickoski tha se ndjen neveri nga deklaratat e Zaevit, i cili sot tha se nuk jep dorëheqje pasi, Mickoski do të zëvendësonte atë. – Advertisements – Në lidhje me: Zaev: Përse të jap dorëheqje, që të bëhet Mickoski kryeministër? “Kur njeriu të interpretohet me funksionin, ky jam unë, në kushte kur janë shuar jetë të pafajshme, është e dhimbshme. Deri sa ky njeri nuk ndjen aspak përgjegjësi morale dhe këtë mundohet ta interpretojë…

