Author: almakos

I njohur si ish-kapoja e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha u lirua nga burgu me kusht në vitin 2016 për shkak të sëmundjes së tij të rëndë. Seanca do të zhvillohet në orën 10:00 me relatore gjyqtaren Albana Boksi. NJOFTIMI NGA GJYKATA E LARTË LISTA E ÇËSHTJEVE PENALE PËR GJYKIM KOLEGJI PENAL I.PANDA A.BOKSI K.KURUSHI DATË 26 TETOR 2021 Nr. RRETHI AKT. PALET NDERGJYQESE ORA RELATORI 1. DURRËS 2364/2016 LULZIM BERISHA Neni 64 i K.Penal 10.00 A.BOKSI Tiranë shpallur më datë 15.09.2021

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç sot tha se nuk është biseduar me autoritetet kosovare për transferimin e mundshëm të të dënuarve në rastin Kumanova, shkruan Alsat. Mariçiç tha se Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshje dhe se ka rrugë ligjore që një gjë e tillë të ndodh, por që për momentin nuk ka ndonjë vendim konkret. – Advertisements – Në lidhje me: “Monstra” Mariçiç: Gjykata Supreme në Kosovë duhet të vendos për ekstradimin e të dënuarve “Nuk kemi biseduar për një gjë të tillë. Nuk mundem tani të them asgjë. Ne kemi marrëveshje për një mundësi të tillë…

Lexo më Shumë

Në një intervistë me DW, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, flet për pandeminë, marrëdhëniet me Shqipërinë, SHBA dhe Bashkimin Evropian dhe pritshmëritë e saj nga Gjermania. Deutsche Welle: Zonja Presidente, situata me virusin korona në Kosovë në javët e fundit është bërë alarmante. Përse shkoi aq, sa thuajse doli jashtë kontrollit? Vjosa Osmani: Ishte një situatë e ngjashme edhe me disa vende të tjera, ku ta zëmë, në dy javët e para të gushtit kishim diku dy-tri raste infeksioni në ditë, kurse në dy javët e fundit të gushtit, numri u rrit nga dy tri infeksione në mbi 2000 infeksione në…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin e vdekjes së 23-vjeçares nga Drenasi. Sipas raportit mësohet se gjendja shëndetësore e 23-vjeçares është përkeqësuar në vendin e saj të punës dhe pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë. Sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore ishte tepër e rëndë. Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë. “QKUK, Prishtinë, 15.09.2021-17:45. Viktima femër kosovare, të cilës sipas informatave të para i ishte keqësuar gjendja shëndetësore në vendin e punës, pasi ishte dërguar në QKUK kishte ndërruar jetë, dhe sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore ishte e rëndë. Sipas mjekëve të…

Lexo më Shumë

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, sapo ka dalë nga institucioni i Presidencës. Burime bëjnë me dije për “BalkanWeb” se ambasadori Soreca ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Kabinetit në Presidencë, Edmond Panariti. Takimi është zhvilluar në Presidencë gjatë kësaj paraditeje dhe nuk dihet çfarë është diskutuar. Kujtojmë se sot Presidenti Ilir Meta ndodhet në Korçë, ku dekoroi katër ish të përndjekur politikë. Nga ana tjetër, në një seancë maratonë, që nisi dje në orën 10:00 dhe mbaroi në orët e para të mëngjesit të sotëm, Kuvendi miratoi qeverinë e re “Rama 3” dhe programin e ri qeverisës, ndërsa tashmë…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror për Statistika njofton se deri dje në orën 20.00 janë regjistruar 800.008 qytetarë, 249.500 amvisëri dhe 336.109 banesa. – Advertisements – Mundësinë për vetëregjistrim, deri tani, e kanë shfrytëzuar 193.168 qytetarë nga diaspora. Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në RMV, që filloi më 5 Shtator do të zgjasë deri më 30 Shtator.

Lexo më Shumë

Vjosa Osmani, udhëheqësja e pestë e shtetit të Republikës së pavarur të Kosovës, vizitoi Berlinin nga 14 deri më 16 shtator 2021. Kush është gruaja në krye të shtetit më të ri në Evropë? Vjosa Osmani ka lindur më 17 maj 1982 në Mitrovicë nga prindër shqiptarë nga Kosova. Në atë kohë, qyteti buzë lumit Ibër, si e gjithë Kosova, ende i përkiste Jugosllavisë. Ende para shpërbërjes së shtetit multietnik më 1991, nacionalistët serbë nën udhëheqjen e Sllobodan Millosheviqit vendosën një regjim aparteidi në Kosovë, duke shtypur popullsinë shumicë shqiptare. Luftën e vitit 1999 kur mori fund edhe sundimi serb…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë së re u miratuan mëngjesin e sotëm nga Kuvendi. Nga sa mësohet ditën e nesërme Rama bashkë me anëtarët e tjerë të kabinetit do të betohen te Presidenti Meta. Kjo pasi Meta sot ndodhet në Korçë për vizitë pune dhe ceremoni dekorimi për 4 personalitete. Qeveria “Rama 3” do të përbëhet nga 12 gra e 5 burra bashkë me kryeministrin teksa po shkon të betohet tek një President që ka marrë ‘vulën’ e shkarkimit nga Kuvendi i vjetër, por jo nga Gjykata Kushtetuese. Ishte mazhoranca e PS që inicioi shkarkimin e Metës me…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska gjatë vizitës në SHBA ka takuar përfaqësuesin e ri për Ballkanin perëndimorë, Gabriel Escobar, transmeton Alsat. Në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se gjatë takimit është theksuar se vendi i Ballkanit Perëndimorë është në Bashkimin Evropian dhe se Administrata e re amerikane dëshiron sa më shpejtë të sheh Maqedoninë e Veriut në procesin e bisedimeve me BE-në. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Të tjera detaje dalin në dritë nga plagosja me armë zjarri e dy të rinjve në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se dy të rinjtë kanë qenë në një kalçeto dhe sapo ka mbaruar ndeshja, janë nisur për t’u kthyer në shtëpi. Të pyetur nga hetuesit në spital, ata kanë thënë se kanë bërë një manovër të gabuar me makinë dhe i kanë prerë rrugën një makine tjetër, që po lëvizte në këtë aks. Sipas dy të rinjve, pas kësaj manovre janë përfshirë në konflikt me drejtuesin e mjetit, që i kanë prerë rrugën, dhe miqtë e këtyre…

Lexo më Shumë

Sot pritet të kemi mot me diell dhe vranësira, me temperatura të larta, mbi mesataren për këtë periudhë të vitit, transmeton Alsat. Do të fryjë erë mesatare nga jugperëndimi, ndërsa në pjesën perëndimore të vendit pritet erë më e fuqishme nga perëndimi (në disa vende me shpejtësi mbi 70 km / orë). Gjatë natës do të ketë reshje shiu të rrëmbyeshëm lokal në pjesët veriperëndimore të vendit. Temperatura minimale do të jetë 12, ndërsa maksimalja do të arrijë 37 gradë Celsius. – Advertisements –

Lexo më Shumë