Author: almakos

Në Tetovë u protestua për ngjarjen tragjike të ndodhur më 8 shtator, ku humbën jetën 14 persona. Protestuesit dhe familjarët e viktimave shprehën revoltën e tyre ndaj vonesës së zbardhjes së tragjedisë si pasojë e zjarrit në spitalin modular. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e zyrtarëve lokal por edhe të Qeverisë. Protesta filloi nga Sheshi Iliria, për të vazhduar te komuna e Tetovës, ku edhe gjuajtën me vezë në drejtim të godinës. – Advertisements –  “Ky shtet, shihet qartë që ka marrë fund. Kërkojnë hetues ndërkombëtarë sepse qytetarët nuk i besojnë këtij sistemi të korruptuar. Por sa mund të besojmë se ky…

Lexo më Shumë

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me 36 kg kokainë. Mësohet se 48-vjeçari u kap duke transportuar drogë me makinë, nga Franca për në Itali.Mediat italiane bëjnë të ditur se në pranga është vënë shtetasi Norend Kapo, banues në Pesaro. Po ashtu bëhet e ditur se droga ishte fshehur në sedijen e shoferit dhe të pasagjerit.48-vjeçari akuzohet për posedim droge me qëllim shitje dhe rrezikon deri në 20 vite burg.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 561 raste të reja nga 4384 testime të realizuara, 12,8 për qind e testeve kanë rezultuar pozitivë. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik, njofton se janë shëruar 507 pacientë, ndërsa betejën me virusin Covid-19 e kanë humbur 29 persona. Raste aktive në vend janë 13.008. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Një sërë produktesh të shportës ushqimore kanë shënuar këtë muaj rritje të çmimit me disa lekë. Vaji, mielli, orizi, sheqeri apo edhe qumështi dhe nënproduktet e tij në markete e tregje gjenden me çmim 10 deri ne 20 lekë më shumë. Kjo rritje e çmimit ka shqetësuar konsumatorët të cilët kërkojnë që qeveria të rrisë të ardhurat.Paralelisht me rritjen e çmimit të ushqimeve qytetarët ankohen edhe për rritjen e cmimit të frutave dhe perimeve. Disa ditë më parë edhe çmimi i bukës pësoi rritje në shumicën e njësive të tregtisë. Në furrat e bukës një buke kushtonte 10 deri në…

Lexo më Shumë

Dokumentacioni me specifikimet e të gjitha spitaleve modulare prej sot ka nisur të skanohet në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Hetuesit po kërkojnë përgjigje, nëse dhe kush ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e ndërtesës, si dhe për pranimin teknik në spitalet modulare. Kopje të dokumentacionit për spitalin modular të Tetovës morën edhe ekspertët gjermanë për teknikën e krimit dhe kriminalistikën/forenzikën, të cilët që nga dje në terren filluan ti përcaktojnë arsyet e shpërthimit të zjarrit. – Advertisements – “Ekspertët tanë e kanë bërë dokumentacionin teknik, ndërsa nga Banka Botërore kanë bërë disa korrigjime në atë dokumentacion teknik,…

Lexo më Shumë

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që këtë të premte të udhëtojë drejt Korçës, ku ka pirë edhe një kafe me ish-portierin e kombëtares shqiptare, Jani Kaçi. Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i shtetit e cilëson Kaçin kolosin e pakalueshëm të portës së gjelbër. “Një kafe miqësore në Korçë, me kolosin e pakalueshëm të portës së “Skënderbeut”, “Partizanit” dhe Ekipit Kombëtar, Jani Kaçin. ⚽”, shkruan Meta.

Lexo më Shumë

Sezoni i përgatitjes së ushqimeve të dimrit filloi, por qytetarët ankohen se këtë vit çmimet e frutave dhe perimeve janë shumë shtrenjtë. Edhe tregtarët pranojnë se çmimet janë të shtrenjta sepse nuk ka prodhimtari, ndërsa për periudhën e ardhshme thonë se çmimet do jenë edhe më të larta. Çmimi i specave të kuq është nga 35 deri 50 denarë, specat në varg janë nga 70 deri në 120 denarë, domatet nga 30 deri 80 denarë, ndërsa kumbullat dhe pjepri nga 20 deri 50 denarë për një kilogram. – Advertisements –  “Momentalisht për shkak të krizës me pandeminë nuk shkon puna.…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 19 vdekje dhe 279 raste të reja me koronavirus në Kosovë.Numrin i përgjithshëm ivdekjeve, që nga marsi i vitit të kaluar ka shkuar në 2,878. Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 279 raste të reja të të infektuarve me koronavirus bazuar në 6,079 mostra të testuara.Bazuar në 6,079 testet e kryera i bie që pozitiviteti i rasteve të jetë 4.5 për qind.Ministria e Shëndetësisë raportoi të enjten edhe për 1,269 persona të shëruar nga koronavirusi. Aktualisht, raste aktive mbeten 12.464.Deri të premten në mesditë,…

Lexo më Shumë

Plagosje me armë zjarri është shënuar pak minuta më parë në fshatin Manati të Lezhës.Mësohet se i plagosur ka mbetur 25-vjeçari Paulo Bushi Ndoj, i cili ka marrë një plagë në këmbë.I riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.Nga krahu tjetër, Policia ka mundur të identifikojë autorin e krimit Xhulio Vokrri.

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimin e qarkullimit të automjeteve, duke përdorur radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues. Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar dhe ndëshkuar 1120 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 13 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 35 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 10 për drejtim mjeti nën…

Lexo më Shumë

Situata me koronavirusin në vendin vijon të jetë e rënduar. Në një raportim nga spitali Covid-1, gazetari Erjon Skëndaj tha për “News24” se vetëm gjatë ditës së sotme kanë mbërritur në këtë spital 12 urgjenca mjekësore me të sëmurë rëndë. “E premtja ka shënuar rekordin e urgjencave mjekësore. Nga ora 06:00 e mëngjesit e deri më tani janë të paktën 12 ambulanca deri më tani me të sëmurë rëndë, që kanë mbërritur në spitalin Covid-1. Shumica e personave të mbërritur sot janë në moshë mbi 70 vjeç. Nga bisedat jashtë spitalit thuhet se pjesa më e madhe e tyre nuk e…

Lexo më Shumë

Sot po mbahet një protest e familjarëve të 14 viktimave nga tragjedia e Tetovës, të cilët po kërkojnë drejtësi për më të dashurti e tyre. – Advertisements – Familjarët e revoltuar nisen drejt Komunës së Tetovës, ku mbahet një fjalim dhe më pas vazhdojnë tek zyret e BDI-së, aty ku hedhin vezë drejt objektit. Protesta është duke vazhduar…

Lexo më Shumë