Vëllai i Hekuran Rrasës, 58-vjeçari që vrau bashkëshorten në Divjakë, tregon për mediat se ai nuk kishte probleme me të shoqen. Sipas tij, familja kanë pasur probleme ekonomike por nuk kanë pasur kurrë mosmarrëveshje ose dhunë. Në prononcim për mediat, i vëllai thotë se armën e ka pasur me leje dhe e ka blerë vite më parë. “Çfarë dini juve di dhe unë. Ishin familjarë, kishin problem me ekonominë. Jo nuk kemi këtë dhe kemi këtë. Nuk vinte dorë ndaj gruas. Do kishte ardhur tek unë ajo. Unë nuk di gjë për dhunë. Unë di që armën e ka pasur…
Author: almakos
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 539 raste të reja, Nndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik, njofton se janë shëruar 245 persona, ndërsa betejën me virusin Covid-19 e kanë humbur 41 persona. – Advertisements –
Policia e Shtetit ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket gjobave dhe pezullimeve të vendosura ndaj shoferëve që nuk respektojnë rregullat rrugore. Në njoftimin e tyre, bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 10 shoferë, 3 për drejtim mjeti pa patentë dhe 7 të tjerë për drejtim makine në gjendje të dehur. Po ashtu janë pezulluar 44 leje drejtimi si dhe janë vendosur qindra gjoba. Njoftimi i Policisë: Policia e Shtetit Në të gjithë vendin vijojnë kontrollet intensive për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve që abuzojnë me rregullat e…
VMRO-DPMNE-ja kritikon zbatimin e protokolleve nëpër shkolla. Sipas saj, masat jo të përshtatshme do të jenë arsyeja për ndryshimin e modelit mësimor nga ai me prani fizike në mësim online. Sipas opozitës është çështje kohe kur mësimi do të ndërpritet në shkolla. LSDM-ja kishte vlerësuar se viti shkollor me prani fizike është i suksesshëm dhe pa probleme. – Advertisements –
Kosova ka regjistruar ditën e sotme 259 raste të reja me COVID-19. Sipas raportit 11 qytetarë të Kosovës kanë humbur betejën me Koronavirusit brenda ditës. Njoftimi i plotë: Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.555 doza të vaksinës kundër COVID-19. ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.147.803 doza të vaksinës. ℹ Deri më sot 425.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. ℹ Nga 6.630 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 11 raste të vdekjes. ℹ Sot janë shëruar 850 qytetarë,…
Ish-deputeti i LSI, Luan Rama e ka konsideruar të palogjikshme dhe lajthitje logjike emërimin e zonjave ministre me termin ministër/ministri në vend të ministre/ministrja. Sipas tij kjo që po bëhet nga qeveria e kryeministrit Rama është po aq edhe në kundërshti me barazinë gjinore. Postimi i plotë Në të kundërt me rregullsitë logjike të drejtshkrimit dhe të drejtshqiptimit të gjuhës shqipe, sa herë që ka emërime apo çemërime në përbërjen e Këshillit të Ministrave, na vjen e shfaqet paradoksalisht në formën e një lajthitjeje logjike, por edhe në trajtën e një diskriminimi gjuhësor, përdorimi i emrit ministër/ministri në vend të…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka postuar disa momente nga ceremonia e betimit në Presidencë. Ajo theksoi se ndihet e motivuar dhe e ndërtuar që të kontribuoj në rritjen e cilësisë së arsimit dhe zhvillimin e mëtejshëm të sportit. Ajo shkruan se: “Jam shumë e nderuar dhe e motivuar të vazhdoj kontributin tim duke shërbyer si Ministre e Arsimit dhe Sportit në këtë mandat të ri, për të vazhduar reformat e nisura dhe për të ndërmarrë politika e nisma të reja, me qëllim rritjen e cilësisë së arsimit dhe zhvillimin e mëtejshëm të sportit”. Ndër të tjera, ministrja…
Me 22 shtator 2020, 2 ditë pasi terrorizoi Fierin për shkak kërcënoi me armë prindërit e ish-bashkëshortes dhe kundërshtoi forcat e policisë, Elton Bengaj Metaj, u dërgua nën masën e arrestit me burg dhe nëse kjo masë do të kishte vijuar dhe ai të ishte gjykuar e gjetur fajtor për 3 veprat penale, sot Sabrina Bengaj mund të ishte gjallë. Vendimi për izolimin e tij në paraburgim u firmos nga gjyqtari Ergys Selmani, i cili më pas u largua me dorëheqje nga radhët e sistemit të drejtësisë. Mbi bazën e këtij vendimi, Metaj u dërgua në burgun e Fierit, pasi…
Mërgimtarët dhe turistët vendas e shpëtuan këtë sezon veror edhe në Strugë. Në mungesë të turistëve të huaj, qyteti u mbush me mërgimtarë të cilët jetojnë në Evropën Perëndimore dhe Amerikë. – Advertisements – Hotelierët nga Struga janë të kënaqur me mënyrën se si e kaluan verën, por munguan turistët e huaj, të cilët ishin shumë të paktë, krahasuar me vitet para vitit 2019. “Moti është faktori më i madh. Ishte mot i ngrohtë. Ishte veçanërisht plotë gjatë sezonit, një javë para festës dhe dhjetë ditë pas kësaj. Kërkohej më shumë vend.” Por turizmin në Strugë e pret një dimër…
Në Bulqizë nuk ka ende asnjë shenjë të teknikut që dyshohet të jetë bllokuar në një nga galeritë e minierës së zonës D, Muharrem Plaku. Prej më shumë se 72 orësh po punohet për nxjerrjen e materialit të shembur në thellësi prej 450 metrash në këtë galeri kromi. Grupet e Autoritetit Kombëtar të Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera, së bashku me minator të firmës por edhe subjekteve të tjera kanë nxjerr nga nëntoka 300 m3 material, por nuk kanë gjetur deri tani asnjë shenjë të 61 vjeçarit. Në një prononcim për ‘News 24’, Rrapush Tola, Drejtor i AKSEM shprehet se…
Sot në Ditën Botërore të Pastrimit, qytetarë dhe vullnetarë, të mbështetur nga punonjësit e ndërmarrjeve të bashkisë së Tiranës, si dhe 27 njësitë administrative, morën pjesë në aksionin e pastrimit të Tiranës. Aksionit të pastrimit iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me banorët e Njësisë 13 në kryeqytet. Kryebashkiaku nënvizoi se kjo fushatë pastrimi i rrit akoma më shumë vlerën qytetit dhe se e rëndësishme është që qytetarët të respektojnë hapësirën përreth tyre, duke mos hedhur mbeturina në tokë, por në vendin e duhur. “Më mirë se sa pastrimi është e rëndësishme të mos…
Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS) informon publikun se regjistrimi i popullsisë vazhdon me intensitetin dhe ritmin e dëshiruar. – Advertisements – “Deri më 17 shtator, në orën 20:00, janë regjistruar 871.488 persona, 272.177 familje dhe 368.595 apartamente”, njoftojnë nga ESHS. Enti Shtetëror i Statistikës informon qytetarët se për çdo dilemë dhe paqartësi që kanë në lidhje me procesin e regjistrimit, ata mund të kontaktojnë Zyrën e Regjistrimit dhe numrat e telefonit që janë publikuar në faqen e internetit popis2021.stat.gov.mk. Nga atje thonë se suksesi i këtij operacioni statistikor varet nga të gjithë ne dhe është për të gjithë ne.

