Në ditën ndërkombëtare të Pastrimit, zona e Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë qëndroi e hapur për vizitorët. Nxënësit vëzhguan nga afër procesin e menaxhimit të mbetjeve që nga peshimi e deri te kapsulimi i tyre. Ata u njohën me menaxhimin e mbetjeve nëpërmjet teknologjisë dhe zgjidhjet mjedisore që po realizohen në zonën e Sharrës. Më të vegjëlve ju rezervua qëndrimi në parqet e krijuara nga shoqëria Integrated Energy. Liqenet e pastra me biodiversitet të pasur janë një nga investimet që tregojnë, se çfarë ndodh kur mbetjet largohen nga natyra. Nxënësit e arsimit fillor bënë një ndalesë gjithashtu në parkun e…
Author: almakos
Një 26-vjeçar është arrestuar nga blutë e kryeqytetit, pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë për ta kontrolluar.Burimet bëjnë me dije se të riut në çantën e dorës i janë gjetur sende me vlerë të dyshuara të vjedhura. Gjithashtu, ky shtetas në momentin e ndalimit është prezantuar si punonjës policie. Njoftimi i plote Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B(M)., 26 vjeç, pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë. Gjatë kontrollit të çantës së dorës iu gjetën dhe iu sekuestruan sende me vlerë të dyshuara të…
Gjithsej 951.151 persona, 297.089 amvisëri dhe 402.768 banesa janë regjistruar deri ditën e djeshme në orën 20, bëri të ditur nga Enti Shtetëror për Statistikë. Mundësinë për vetregjistrim të personave në diasporë e kanë shfrytëzuar deri tani 193.370 persona. – Advertisements – Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut i cili zyrtarisht filloi më 5 shtator, do të zgjasë deri më 30 shtator.
Të dielën e kaluar, për herë të parë pas 8 muajsh, nga llogaria bankare e sipërmarrësit italian, Davide Pecorelli, u tërhoq një shumë parash. Fakti që dikush tërhoqi para nga një bankomat në Romë me kartën bankare të Pecorellit, shtoi dyshimet e hetuesve italianë se ai ishte gjallë dhe nuk ishte zhdukur në Shqipëri 8 muaj më parë. Por pavarësisht dyshimeve, autoritetet nuk kishin rënë në gjurmët e tij, deri të shtunën e 18 shtatorit, kur një incident me varkë ka zbardhur misterin e zhdukjes së sipërmarrësit Italian.Një person ka njoftuar policinë se i kishte ardhur në ndihmë Davide Pecorellit,…
Trotuaret në qytetin e Tetovës kohët e fundit janë “pushtuar” nga agjencitë e reklamave. Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, reklamat kanë bllokuar trotuaret e këmbësorëve duke e vështirësuar edhe më shumë kalimin e tyre. Sikur mos mjaftonin trotuaret e ngushtë të këtij qytetit, tani ata janë ngushtuar akoma edhe më shumë me vendosjen e këtyre reklamave, ku në disa vende kalimi bëhet gati i pamundur. – Advertisements –
Vrasja e një 45-vjeçareje nga bashkëshorti dhe më pas vetëvrasja e autorit të krimit kanë tronditur fshatin Babunjë në Lushnjë. Askush nuk dinte për probleme mes çiftit Hekuran dhe Fëllënxa Rrasa, përkatësisht 58 dhe 45 vjeçe, por të gjithë drejtojnë gishtin nga gjendja e dobët ekonomike që kishte sjellë një gjendje depresive tek kryefamiljari. Gazetari Julian Kasapi ka sjellë dëshmitë e të afërmve të çiftit dhe fqinjëve, të cilët thonë se Hekurani ishte një njeri normal dhe nuk kishin dyshuar kurrë për probleme mes tij dhe bashkëshortes. “E kemi njohur autorin, ka qenë shumë normal, njeri i rregullt, nuk dinim…
Ambasada amerikane në Tiranë publikon mesazhin e një epidemiologeje dhe pedagogeje në SHBA, e cila aktualisht ndodhet në Tiranë dhe merret me koronavirusin. Në mesazhin e saj, epidemiologia amerikane iu tregon shqiptarëve si të përballojnë situatën me virusin e të mos infektohen, ose të shmangin shtrimin në spital. Sipas mjekes, e cila ka qenë pedagoge në universitetin e Harvardit për 13 vite, është shumë e rëndësishme të vaksinohemi, me secilën vaksinë, pasi të gjitha janë të sigurta, por edhe të mbajmë maskën në ambientet e mbyllura dhe në vendet ku ka shumë njerëz. Mesazhi i epidemiologes amerikane: Përshëndetje, unë jam…
Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në vena aktualisht ka 13.261 raste aktive me coronavirus, shkruan Telegrafi Maqedoni. – Advertisements – Më shumë raste aktive ka në qytetet Shkup-5.869, Tetova-1.057, Kumanova-948, Ohri-663 dhe Struga-662. Më pak raste aktive me coronavirus ka në Dojran-4, Demir Kapi-4, Pehçevë-12 dhe Demir Hisar-15. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 186.549, numri i pacientëve të shëruar është 166.851, numri i vdekjeve është 6.437.
Policia e Vlorës vijon punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Gjatë një aksioni të fundit, blutë e Vlorës kanë arrestuar një 27-vjeçar, që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kanabis sativa. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin: Z., 27 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, gjatë kontrollit fizik…
Për shkak të manifestimit “Velo Fiesta, Ministria e Punëve të Brendshme, njofton se sot nga ora 09:00 deri në orën 14:00 do të ketë ndryshim të qarkullimit në rrugën “Dimitrie Çupovski” në pjesën e udhëkryqit me rr. “Dame Gruev” deri te udhëkryqi me rr. “11 tetori” në Shkup. – Advertisements – “Departamenti i Sigurisë të Drejtimit Rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të qarkullimit në rrugët e përmendura, ndërsa qarkullimi do të kryhet nëpër rrugët përreth”, njofton MPB-ja. MPB apelon të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë urdhrat që do t’i japin nëpunësit policor ku do të…
Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle në orët e mbrëmjes së kaluar në aksin Sauk-Teg, ku ka konstatuar 21 shoferë me shpejtësi deri në 156 km/h. Policia iu ka hequr patentën 10 shoferëve, si dhe ka gjobitur 11 të tjerë. Nga monitorimi në të gjitha rrugët e Tiranës, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtetet e flagrancës 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur dhe 1 që drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Sakaq janë pezulluar 9 patenta për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë vendosur 15 gjoba. Njoftimi i policisë: Vijon monitorimi i qarkullimit të automjeteve nga Policia Rrugore…
Deputeti dhe kryetari i Komisionit të Edukimit dhe Medias në Kuvendin e Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar lidhur me vendimin më të ri të qeverisë, për të krijuar një agjenci të re lajmesh. Në shkrimin e tij, Gjekmarkaj e cilëson krijimin e kësaj agjencie, si një instrument propagande në dobi të qeverisë në pushtet. Postimi i Gjekmarkajt: “Agjensia per mediat” fytyra e mandatit të tretë !Një qeveri e cila “fitoren” e vet e mbeshteti tek “inxhinjeria elektorale” nuk pritet që të ketë vizione për ta shtuar demokracinë në vend ! E kunderta është e vertete dhe logjike, minimi i saj…

