Author: almakos

Akademia e Shkencave ka publikuar sot studimin për koronavirusin dhe përhapjen e tij në vendin tonë. Në studimin e ASH thuhet se deri më tani janë imunizuar 73.3% e popullsisë shqiptare, ndërsa thekson se nevojitet një dozë tjetër përforcuese e vaksinës për personat mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje shoqëruese. Gjithashtu, MSH thekson se duhet “të planifikohet dhe rekomandohet vaksinimi i të rinjve mbi moshën 12 vjec me vaksina të miratura për këto mosha”. “Testimi serologjik i cili përcakton antitrupat e pranishëm në gjak ndaj virusit SARS-CoV-2 është një ekzaminim që jep informacion të vlefshëm mbi shkallën e imunizimit…

Lexo më Shumë

Ministria për punë të brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (19.09.2021) në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 178 gjoba në trafik, prej të cilave 94 për tejkalim të shpejtësisë, 21 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 12 për vozitje në gjendje të dehur, 7 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta. Janë shqiptuar dhe 6 gjoba për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes, 2 për kalim në të kuqe në semaforë, 45 për vozitësit fillestar dhe 17 për parkim të parregullt. – Advertisements –

Lexo më Shumë

9 mijë e 764 raste aktive me COVID-19 raportohen në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë. MSh bëri të ditur se përgjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 173 raste të reja pozitive, ndërkaq 10 persona vdiqën si pasojë e keqësimit të gjendjes shëndetësore pas infektimit me COVID-19. Përgjatë 24 orëve u vaksinuan 19 mijë e 193 qytetarë.

Lexo më Shumë

Pas 6 ditësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i minatorit, i cili ishte bllokuar në një minierë në Bulqizë. Mësohet se trupi i pajetë i 61-vjeccarit Muharrem Plaku u gjet sot në orët e para të mëngjesit. Trupi i pajetë i minatorit është transportuar në morgun e spitalit të Bulqizës. Kujtojmë se minatori ishte bllokuar në një galeri, pas shembjes së dherave. Për gjetjen e trupit të tij ishte angazhuar një grup kërkim-shpëtimi.

Lexo më Shumë

Ka degjeneruar në dhunë finalja e djeshme e kampionatit kombëtar të boksit, zhvilluar në qytetin e Shkodrës. Pas ndeshjes mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë, fituar nga ky i fundit, tifozë e boksierë të dy ekipeve kanë zbritur në parket, duke u konfliktuar fizikisht dhe duke e kthyer këtë në një ring të vërtetë. U desh ndërhyrja e policisë së Shkodrës, që përplasja fizike të ndërpritej dhe të vendosej qetësia në mjedisin ku po zhvilloheshin ndeshjet e kampionatit kombëtar të boksit. Boksieri i ekipit të Tiranës Alban Beqiri në një rrëfim ekskluziv tregon versionin e tij…

Lexo më Shumë

Është dhënë me shumë sukses në sallën e teatrit “Petro Marko” të Vlorës, koncerti i Orkestrës Kamerale NewBorn/ Chamber Orchestra e Kosovës.Dhjetë artistë të rinjë, instrumentistë të parë ( solist) në filarmoninë e Kosovës, por që në një orkestër dhome ata janë bërë bashkë për virtuozitetin e tyre…! Të drejtuar nga dirigjenti Edon Ramadani, artistët nga Prishtina kanë performuar për artëdashësit vlonjatë pjesë nga kompozitorët shqiptarë, si Avni Mula, Feim Ibraimi, Gjergj Kaçinari, Rashid Krasniqi, Rexho Mulliqi etj, të traditës, dhe të huaj si Johaquin Rodrigo, Charles Gounod etj Kanë sjellë emocione të veçanta interpretimet profesionale të sopranos Zana Abazi…

Lexo më Shumë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se tashmë në çdo universitet të Shqipërisë ka nisur vaksinimi anticovid për studentë e pedagogë. Në prag të nisjes së universitetit, Manastirliu thotë se ky proces po bëhet për të patur një garanci më shumë për vitin e ri akademik. Kryeministri Rama pak javë më parë e bëri të qartë se studentët duhet të vaksinohen në rast se duan të hyjnë në auditorë, ose në rast të kundërt duhet të ndjekin mësim online. STATUSI NGA EDI RAMA ‍ ‍ ‍ Dyert e universiteteve janë hapur më herët, për të vaksinuar pedagogë e studentë, si…

Lexo më Shumë

THUMANA Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë.  Mësohet se ka qenë një ‘BMW’ e drejtuar nga 22-vjeçari Andi Mirdita që me shpejtësi të lartë ka kryer një parakalim të gabuar. Ai ka përplasur dy mjete të tjera, Benz-in e drejtuar nga 61-vjeçarin Bashkim Qira dhe ‘Volkswageni’ i drejtuar nga Kristina Allko.Dy shoferët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë teksa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën kurse shoferja tjetër është në vendngjarje.

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka ftuar indirekt Kosovën nga Turqia të marrë pjesë në “Open Balkan”.Vuçiç thotë se nuk vë bast me Vjosa Osmanin për nismë, por thekson se Kosova do të përfitonte shumë nëse do i bashkohet.Ai pranoi se Serbia do të ketë përfitime absolute nga “Open Balkan”, por shtoi se dhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut që kanë marrë pjesë gjithashtu do të kenë përfitime. Disa ditë më parë, Vjosa Osmani në një linjë me Albin Kurtin e konsideroi nismën si një ide të rrezikshme që vonon integrimin europian të rajonit.

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës, forcat e komisariatit numër 4, kanë finaluzuar një operacion anti-drogë në Zall-Bastar. Në pranga ka rënë një 47-vjeçar, i cili në bashkëpunim me nipin e tij, kishin kultivuar një sasi kanabisi. Vazhdon puna e pandërprerë e strukturave te Komisariatit Policisë nr.4, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në kultivimin e bimëve narkotike.Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua me sukses operacioni “SHËNGJINI Vogël ZALLBASTAR” u ndalua shtetasi: 1- Ferid Dedej, 47 vjeç, banues në fshatin Qafmollë të Njesisë Administrative Dajt Tiranë. Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: 2-…

Lexo më Shumë

Maratona e Tiranës 2021 vjen këtë vit me edicionin e saj të 5-të. Duke e cilësuar si eventin më të madh sportiv në kryeqytet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton të gjithë të apasionuarit pas atletikës të bëhen pjesë. “Tirana Marathon 2021. Bëhu pjesë e eventit më të madh sportiv! Gara nis më 17 tetor! Mos harro, regjistrohu tani, te tiranamarathon.com”, informon përmes një njoftimi në rrjetet sociale kryebashkiaku Veliaj. Edicioni i 5-të i këtij aktiviteti i cili tashmë është kthyer në një traditë organizohet me aprovimin e tre itinerareve të miratuar nga Federata Botërore e Atletikës duke…

Lexo më Shumë