Author: almakos

Paqartësi rreth ndryshimit në Ligjin për obligacionet, i cili parashikon se kamata nuk mund të jetë më e lartë se borxhi kryesor. Ekonomistët thonë se qytetarët duhet të bëjnë kujdes pasi rregullat e reja do të vlejnë vetëm për kamatën e kontraktuar. Nga Oda e përmbaruesve tërheqin vëmendjen për rastet e tjera, sidomos për faturat e shërbimeve komunale që paguajnë qytetarët – nëse fatura nuk paguhet në kohë, atëherë kamata do të vazhdojë të rritet deri në shlyerjen e plotë të borxhit. – Advertisements – Vendimet tona ekzekutuese, në thuajse 100% të rasteve, janë me kamatë ndëshkuese, e konstatuar para…

Lexo më Shumë

Autoritetet në Kosovë më 20 shtator nisën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, duke thënë se një vendim i tillë nuk është ndërmarrë kundër serbëve, por është imponuar nga Serbia. Por, serbët janë grumbulluar në afërsi të pikave kufitare në veri të Kosovës, duke bllokuar rrugët në shenjë pakënaqësie. Veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës. Autoritetet në Kosovë po vendosin në veturat me targa të qyteteve të Serbisë, regjistrime të përkohshme për qarkullim brenda në Kosovë. Veturave po u vendoset në xhamin para dhe…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi zhvilloi një takim me drejtuesit e Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar, për të diskutuar mbi masat e marra për vitin e ri shkollor 2021-2022. “Në fokus kryesor të takimit ishte respektimi i protokolleve sipas ‘Udhëzuesit mbi masat ndaj COVID-19 në strukturat arsimore parauniversitare’, të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”- shkruan ministrja. Ajo informon se në respekt rigoroz të ruajtjes së distancës, në shkollat apo klasat ku është e nevojshme, do të aplikohet përsëri mësimi me turne, ndërkohë që vazhdon puna intensive për të nisur sa më mbarë vitin shkollor…

Lexo më Shumë

Prindërit e fëmijëve të cilët kanë probleme me rritjen trupore ankohen për diagnostikim të vonuar nga ana e pediatërve. Biljana Stefanovska është nëna e një vajze 15 vjeçare. Në moshën 9 vjeçare mjekët kishin vendosur se ajo duhej të pranonte terapi për rritje, megjithatë dy vite ajo kishte qëndruar në pritje të institucioneve dhe ishte endur derë më derë për të filluar trajtimin. Tani ajo ka 3 vite që po trajtohet dhe ka përmirësim të dukshëm. Ajo thotë se institucionet kanë qenë të shurdhra dhe se zgjidhjen e ka gjetur përmes shoqatës “Rast” e cila mbron këta fëmijë. – Advertisements…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të udhëtojë në nëntor drejt SHBA. Gjatë fjalës në Kuvend, Kurti ka deklaruar se do të shkojë në Amerikë për koordinim të brendshëm me Kosovën. “Mirëpo, në SHBA do të udhëtoj në nëntor. Bëhet fjalë për koordinim të brendshëm që unë besoj që është i duhur dhe i mirë për shtetin tonë”,- tha Kurti.Po ashtu Kurti thekson se Bidenin e ka mbështetur i pari paraprakisht e publikisht kur të tjerët shihnin se kush do të fitonte. “E sa për miqësinë me presidentin Biden, ju e dini që jam kryetari i parë i një subjekti…

Lexo më Shumë

Vitet e fundit Ekuadori është kthyer në kryeqendrën e kultivimit të kokainës dhe pika, ku ndodh më pas shpërndarja në të gjithë Evropën.Atje operojnë shumë grupe e banda, mes të cilave dhe ajo shqiptare. Mediat në Spanjë, kanë treguar me emra, fakte dhe rrugën që ndjek droga, që nga prodhimi, transportimi dhe pazaret e bëra, nga vendi i Amerikës së Jugut, për në Evropë. Sipas mediave në Spanjë, në Evropë, një kilogram drogë kushton rreth 29 mijë dollar, ndërsa në Ekuador 1.700. Pas prodhimit të drogës, ajo ngarkohet në anije e aeroplanë, e nga Manabi shkon drejt vendeve evropiane. Konfiskimet…

Lexo më Shumë

Punimet për largimin e njërës prej anijeve të vendosura në shtratin e lumit Vardar vazhdonin edhe sot. Nga qyteti i Shkupit thonë se i gjithë procesi i largimit të kësaj anije do të zgjasë rreth një muaj, ndërsa theksojnë se për largimin e saj gjithçka është realizuar në bazë të dispozitave ligjore. Valon Saliu, nga Qyteti i Shkupit, thotë se largimi do të ulë rrezikun e daljes së lumit Vardar nga shtrati, duke rikujtuar vitin 2017, kur në qendër të qytetit lumi doli nga shtrati i vogël, pas reshjeve të dendura të shiut. Po përgatitet terreni ligjor që pas largimit…

Lexo më Shumë

Ministrja e Shëndetësisë ka parë nga afër procesin e vaksinimit të studentëve në Fakultetin Ekonomik të Tiranës. Gjatë bisedës me përfaqësues të këtij fakulteti, Manastirliu bëri me dije se 66% e pedagogëve, mësuesve dhe edukatorëve janë vaksinuar me dy doza duke theksuar domosdoshmërinë e shtrirjes së procesit të vaksinimit për mësues, pedagogë e studentë, në mënyrë që mësimi të nisë fizikisht në auditore dhe për një mbarëvajtje sa më të mirë të vitit të ri akademik. “Kemi deri më sot më shumë se 66% të pedagogëve, mësuesve dhe edukatorëve të vaksinuar me dy doza. Pra jemi në një përqindje relativisht…

Lexo më Shumë

Gjendja nëpër çerdhet e vendit është e qëndrueshme, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska. Raporti i Inspektoratit Sanitar Shëndetësor ka treguar se në gjitha çerdhet e vendit po respektohen protokollet dhe se nuk ka shpërndarje të brendshme të virusit. Shahpaska njoftoi se numri i kuadrit dhe fëmijëve të infektuar nëpër çerdhe është shumë i vogël. – Advertisements – Gjendja nëpër kopshtet e fëmijëve është e qëndrueshme. Sot u informova se vetëm 13 edukatorë e të punësuar të tjerë janë pozitiv në gjithë territorin e vendit dhe vetëm 9 fëmijë. Gjatë 7 ditëve të kaluara kryem mbikëqyrje të…

Lexo më Shumë

Operacioni “Bregdeti Ynë” vijon ende me IKMT që shemb ndërtimet pa leje. Në Radhimë fadromat kanë shembur të tjera ndërtesa që ishin pa leje ose tejkalim flagrant të lejes.Ndërkohë ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka thënë se operacioni “Bregdeti Ynë” nuk është vetëm një aksion, por punë sistematike që do të vazhdojë në gjithë bregdetin dhe zonat et jera të vendit për të liruar hapësirat e zaptuara nga ndërtimet pa leje. Faza e parë e operacionit në qershor rezultoi me shembjen e 130 ndërtimeve pa leje, 132 milionë lekë gjoba dhe 86 subjekte.U arrestuan po ashtu dhjetëra persona teksa u…

Lexo më Shumë

Bashkësia Fetare Islame (BFI) kthen në pronësi objektin e Teatrit Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj në Shkup. Arsyetimi është se objekti në fjalë është vakëf i BFI-së. Alsat disponon me dokumentin e Kadastrës që dëshmon se tani disa ditë ky objekt edhe zyrtarisht rezulton në pronësi të BFI-së. Të pyetur zyrtarisht, nga BFI thonë se objekti në fjalë është kthyer në pronësi dhe më të tash e tutje menaxhon Myftinija e Shkupit. Sipas tyre, teatrit nuk është obliguar ta lëshon objektin deri sa të gjen hapësira për vendosje. – Advertisements – Drejtuesit e Teatrit Shqiptar për Fëmijë dhe të…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë tregon se brenda 24 orëve janë shënuar 6 të vdekur. Sipas njoftimit, nga 2,319 testime, 48 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Në 24 orët e fundit janë dhënë 9,146 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,176,154 doza të vaksinës. Deri më sot 441,622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 903 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 147,347. Në total numri i rasteve aktive është 8,903.

Lexo më Shumë