Author: almakos

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, i ka thënë homologut të saj slloven, Anže Logar, se vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë për targat e makinave, është në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja vendet në Bruksel. Sipas saj, tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë. Ajo ka zhvilluar këtë diskutim me zyrtarin slloven në kundër të vizitës së saj në Nju Jork, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, nga 20 shtatori, veturat që hyjnë…

Lexo më Shumë

Pas akuzave të kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli, vjen një reagim nga drejtuesi i Ujësjellës Kanalizimeve, Shkëlqim Leskaj. Ky i fundit në një sqarim për mediat theksoi se nuk ka asnjë ndërprerje të punës nga ana e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë, ndërsa shton se po vijohet me ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Mes të tjerash Leskaj bëri me dije se do të qëndrojë në detyrë, brenda të gjitha tagrave që i atribuohen sipas legjislacionit në fuqi. Leli ka ngritur akuzë për Shkëlqim Leskajn për vjedhje të librave të protokollit, vulës së institucionit. Ndërkohë që Leskaj iu është kundërvënë duke shtuar se…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 21.09.2021 (e martë), me fillim në orën 12:30, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 107-të me më shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve. Në mbledhje, sipas rendit të ditës, me propozim të Ministrisë së Financave, do të shqyrtohet Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale, që parasheh ndryshime në drejtim të përmirësimit të kapacitetit fiskal dhe rritjes të së ardhurave të komunave. – Advertisements – Në mbledhjen e rregullt, para ministrave për shqyrtim është paraparë edhe Informacioni për…

Lexo më Shumë

8,903 raste aktive me koronavirus në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, duke u bazuar te të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 147,347, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë vdekur 2,905 persona. Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.146 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.176.154 doza të vaksinës. Deri më sot 441.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lexo më Shumë

Emigracioni në nivele të larta i njerëzve të arsimuar nga vendi do të varfërojë ekonominë dhe gjithashtu ndikon negativisht në rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit – thotë një studim i ekspertëve të INSTAT, Elma Çali dhe Sokrat Palushi, që nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të institucionit. Ekspertët vunë në dukje se Shqipëria, deri në vitin 2020, kishte përqindjen më të lartë në rajon të emigrimit të njerëzve të arsimuar dhe studentëve që jetojnë jashtë vendit. Sipas publikimit të INSTAT “Diaspora e Shqipërisë në Shifra” numri total i popullatës së larguar nga Shqipëria në vitin 2020 ishte 1.684.135 individë. Gjithashtu,…

Lexo më Shumë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët dhe me reshje në disa zona. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 12°C në 20°C, në zonat e ulëta nga 19°C në 28°C dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 31°C. Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 3 ballë.

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta mbajë seancën e 51-të në rend dite të së cilës janë shumë propozim vendime ligjore nga fusha të ndryshme. Në Kuvend gjithashtu mbledhje do të mbajnë edhe komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, për çështje evropiane, për punë dhe politikë sociale dhe për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se në Shqipëri kanë mbërritur edhe 31 mijë e 590 doza të vaksinave Pfizer. Manastirliu po ashtu thekson se tashmë Shqipëria ka administruar 2 milion e 45 mijë e 310 vaksina anticovid. Ndërkohë vaksinimi masiv vijon në Shqipëri teksa kanë mbetur edhe 10 ditë nga muaji i hapur për moshat mbi 18 vjeç. STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU Edhe 31,590 doza vaksine Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2,045,310 sasinë e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë #Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni #VaksinatShpëtojnëJetë

Lexo më Shumë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka hedhur poshtë akuzat se ka interferuar për kandidatë të veçantë socialistë në zgjedhjet e 25 prillit.Veliaj fton akuzuesit ti gjejnë një mesazh, telefonatë apo kontakt ku ti provojnë që ka favorizuar kandidatë të caktuar.Kryebashkiaku pranon se ka ftuar njerëzit të votojnë PS, por cil kandidat që ju donte zemra. PJESË NGA INTERVISTA PYETJA: Megjithatë akuza që ju është bërë që herë pas herë ju keni bërë dhe qepje të caktuara elektorale sipas preferencave të Erion Veliaj. Jo thjesht partisë tuaj. VELIAJ: Unë e kuptoj që sa jam…

Lexo më Shumë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka qenë mbrëmjen e sotme i ftuar i Sokol Ballës në emisionin “Real Story” në News24, ku ka folur për çështje të aktualitetit politik, ekonomik e social. Veliaj u ndal tek qeveria e re “Rama 3”, fokusi i së cilës për këtë mandat siç tha ai është ekonomia. I pyetur nëse ndihet maxhoranca komode me përplasjen e fundit në PD, Veliaj mohoi duke theksuar se shumë beteja që ishin duke u zhvilluar janë duke vazhduar ende. “Jo nuk ndihemi aspak komodë sepse shumë beteja që ishin duke u zhvilluar gjatë kohës së zgjedhjeve janë duke…

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e sotme është organizuar Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut.  Në këtë festival të organizuar nga Kujtim Çashku kanë qenë të pranishëm edhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj së bashku me rektorin e Universitetit Luarasi, Etem Ruka  i cili do të jetë pjesë e programit. Po ashtu do të pranishëm kanë qenë edhe ambasadorë dhe personalitete të huaj. Gjatë fjalës së tij Robert Çashku bëri një dedikim për  Sara Karim dhe Shamsia, vajza afgane filmat e të cilave do të shfaqen në këtë festival. Ndërkohë drejtori, Robert Wilton ka shprehur rëndësinë e veçantë të…

Lexo më Shumë

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në debat në Kanal 5 tha se regjistrimi po zhvillohet me sukses dhe akuzoi VMRO-DPME-në për dështimin e këtij procesi statistikor në vitin 2011, ndërkaq kreu u VMRO-së Hristijan Mickoski pyeti Zaevin se pse nuk e përmend BDI-në kur flitet për këtë dështim. – Advertisements – “Fillimisht Zaev përmendi regjistrimin e vitit 2011, dhe çudi që përmend vetëm udhëheqësin e mëparshme të VMRO-DPMNE-së, por nuk e përmend partnerin e koalicionit të tij të tanishëm, BDI. Sepse edhe ata kanë qenë pjesë ë qeverisë kur kishte regjistrim të pasuksesshëm. Kishte hetim nga PSP për atë regjistrim,…

Lexo më Shumë