150 fëmijë që vijnë nga familje në nevojë do të përfitojnë bursa 6-mujore studimi falas në programin TUMO Tirana, në qendrën më inovatore për teknologji krijuese në vend. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në eventin prezantues të bursave u shpreh se më këtë iniciativë u sigurohet starti i barabartë 150 fëmijëve të cilët nuk kanë sot të njëjtën mundësi me bashkëmoshatarët e tyre për të investuar në dije përmes këtyre programeve inovative. “Me këto bursa ne sigurohemi që 150 fëmijë që ndoshta vijnë nga një familje me ndihmë ekonomike, nga një familje që i është prishur…
Author: almakos
Doza e tretë e vaksinës kundër Kovid19 në Maqedoni pritet të aplikohet së shpejti. Fillimisht autoritetet kanë paraparë që me dozën e tretë të imunizohen personat me imunitet të rrezikuar dhe punonjësit shëndetësor, ndërsa për qytetarët vendi ende nuk ka qëndrim të prerë nëse duhet apo jo të imunizohen me dozën e tretë. Drejtori i Institutit të Imunologjisë në Shkup thotë se te ne, doza e tretë do jetë Pfizer, pavarësisht se me cilën vaksinë paraprakisht janë imunizuar qytetarët. – Advertisements – Pak më shumë efikase rezulton të jetë përzierja e vaksinave të ndryshme. Qëndrimi të cilin e diskutojmë është…
Policia vijon kontrollet intensive me radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Si rezultat i kontrolleve, edhe gjatë 24 orëve të fundit, në të gjitha rrugët e vendit janë konstatuar shumë drejtues mjetesh që abuzonin me shpejtësinë, me alkoolin apo me përdorimin e celularit në timon, me mospërdorimin e rripit të sigurimit dhe më keq akoma me drejtimin e automjetit, pa leje drejtimi. Gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar 14 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në…
Dilemat rreth çështjes a është regjistrimi i popullsisë proces statistikor ose politik, nuk janë shuar akoma.Politikanët të cilët miratuan ligjin për regjistrim dhe ranë dakord për mbajtjen dhe shtyrjen e procesit deri tani, kanë qëndrime të ndryshme në këtë temë. Të dhënat nga regjistrimi do të ndahen në tre kategori kryesore, popullsi rezidente, popullsi jorezidente dhe popullsi e përgjithshme, e që është shuma e dy kategorive të para. – Advertisements – Megjithatë, në cilat të dhëna do të bazohet krijimi i politikave të ardhshme ekonomike, sociale por edhe karakteristika të tjera si ajo e përfaqësimit të drejtë dhe etnik, akoma…
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në një takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it. Siç mëson Telegrafi, takimi mes Kurtit dhe ambasadorëve tashmë ka përfunduar.Ky takim siç duket ka ardhur si rezultat i vendosjes së reciprocitetit për targa të vendosur dje nga Qeveria e Kosovës. Të hënën, forca të mëdha policore u vendosën në pikën kufitare Jarinje -Bërnjak për të zbatuar vendimin e reciprocitetit me Serbinë. Sipas këtij vendimi, veturat me targa të Serbisë nuk do të mund të hyjnë në territorin e Kosovës, dhe të njëjtit duhet të pajisen me targa të përkohshme RKS. Për marrjen e targave të…
Kanë përfunduar hetimet ndaj grupit të personave që sulmuan me armë, në 1 dhe 8 gusht 2020, hotel “Volorekan” në Tushemisht. Gazetarja Klodiana Lala, ka siguruar dosjen e kësaj çështjeje. Gazetarja theksoi se të arrestuarit për këtë çështje, Meardi Berberi, Anterio Kaloshi dhe Ervin Kalaja, më datë 1 gusht 2020, kanë lëshuar dhjetëra plumba në drejtim të makinave të parkuara në hotel “Voloreka”, në pronësi të babait të Johan Muçollarit, me të cilin kishin dhe konfliktin.Sipas Lalës, tre burrat janë arrestuar në shtator 2020 në zonën e Freskut në Tiranë dhe gjatë arrestimit atyre i janë gjetur një sasi e…
Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24, u trajtua historia e dhunë në një emision televiziv ndaj një personazhi publik, Olti Çullhaj. Teksa sqaroi dhunën nga ish-konkurrentja e emisionit, Lindita Bimi, kjo e fundit u përball live me të, në një lidhje me “Skype” në studio, duke dhënë versionin e saj mbi ngjarjen, ndërsa nuk munguan edhe përplasjet me dy personazheve. Pjesë nga diskutimet: Olti Çullhaj: Kisha vite që isha shkëputur fizikisht nga bashkëshortja ime, jam babai i 3 vajzave të cilat i dua shumë. Bashkëshorten e kam njohur në një diskotekë dhe për shkak…
Policia e Sarandës ka vendosur në pranga 31-vjeçarin, T. M., i cili thuhet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.Po ashtu, është bërë i mundur dhe arrestimi i S. Sh., i cili dyshohet se ka përdhunuar një 28-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Sarandë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin T. M., 31 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Po nga specialistët…
Pas dy javësh hyn në fuqi një rregullore e re për punonjësit e Policisë së Burgjeve. Në sajë të një vendimi të Ministrisë së Drejtësisë, që mban firmën e ish-ministres Etilda Gjonaj, të botuar edhe në fletoren zyrtare, ka disa kufizime për punonjësit e burgjeve, që nga mospërfshirja në politikë apo qënia pjesë e ndonjë partie.Po ashtu punonjësve të burgjeve nuk iu lejohet dhe takimi me familjarë të të burgosurve apo persona të inkriminuar. Në vendim paralajmërohet se nëse nuk respektohen këto kritere, punonjësi përjashtohet nga puna. URDHËR Nr. 519, datë 8.9.2021. PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË DISIPLINËS PËR POLICINË…
Policia e Vlorës ka mundur të identifikojë dhe kapë 5 autorët e dyshuar për vjedhjen e një biznesi në lagjen “Pavarësia 2”, në qytetin bregdetar. Katër prej të arrestuarve, sipas policisë, ishin të ngarkuar me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes. Të arrestuarit janë, R. L., 17 vjeç dhe I. T., 16 vjeç, të dy banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, K. B., 15 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë dhe E. XH., 18 vjeç, banues në Durrës. Ata dyshohen se kanë vjedhur produkte të ndryshme dhe një shumë parash në një market në pronësi të shtetasit…
Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës njofton se ka zbardhur incidentin e djeshëm në Medresenë “Isa Beu”, me çrrastë një person ka gjuajtur me armë dhe ka dëmtuar disa dritare të medresesë. – Advertisements – “Sektori për Punë të Brendshme Tetovë e ka zbardhur rastin me disa dritare të dëmtuara të Shkollës së Mesme Teologjike Medreseja “Isa Beu” në Tetovë, e cila është raportuar dje (20-shtator) në orën 09.00. I dyshuar se me armë zjarri e ka kryer dëmtimin 41-vjeçari B.M. nga Tetova. I njëjti dje rreth orës 18:30 është thirrur në Stacionin Policor të Tetovës, ku i është…
Të gjitha vaksinat mbrojnë nga hospitalizimi dhe vdekja “Vaksinimi për moshat + 18, domosdoshmëri për të mbajtur situatën nën kontroll” Voltiza Duro – Me ardhjen e vjeshtës, numri i infektimeve nga koronavirusi është në rritje. Por si paraqitet situata në Shqipëri? Sa i rrezikshëm është mutacioni Delta dhe Mu dhe ccfarë mund të ndodhë nëse do të ketë mutacione të tjera? Në një intervistë për Gazeta Shqiptare, mjeku i njohur virolog- imunolog, prof.dr Kristaq Bërxholi flet në mënyrë të detajuar mbi variantin delta dhe vaksninimin. Ai shton se nuk mendon se ky vit të ketë të njëjtin skenar infektimesh dhe…

