Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (21.09.2021) në territorin e Shkupit janë regjistruar 224 shkelje në trafik, prej të cilave: 42 për tejkalim të shpejtësisë, 20 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 për vozitje në gjendje të dehur, 10 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara. Janë shqiptuar edhe 2 gjoba për mosvënien e rripit të sigurisë, 4 për kalim në të kuqe në semaforë, 5 për vozitësit fillestar, 58 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve dhe 54 për parkim të parregullt. – Advertisements –
Author: almakos
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët dhe me reshje në disa zona. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 10°C në 19°C, në zonat e ulëta nga 18°C në 27°C dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 29°C.Era do të fryjë në drejtim Verior-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë. Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë…
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin dhe si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit. – Advertisements – Që prej vitit 1988 në Paris ka filluar të festohen kjo ditë dhe brenda katër viteve ka arritur të bëhet Dita Botërore e Lëvizjes pa Makina në të gjithë botën. Në organizim të Qytetit të Shkupit – Sektori për komunikacion, nesër prej orës 11 do të mbahet ngjarja “Dita pa automjete”, që organizohet me qëllim…
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas situatës së krijuar mes Kosovës e Serbisë me vendosjen e reciprocitetit për çështjen e targave nga Prishtina zyrtare. Basha shkruan në “Twitter” se Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti. Sipas tij, qëndrimet e Beogradit zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiç dhe fshehjen pas falsitetit të iniciativës së Novi Sadit. “Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot më! Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti.Kjo është e drejtë…
Në edicionin e sotëm të “Programit 200” në Alsat, Ilina Mangova nga IRI tha se gjeneratat e reja të shqiptarëve duke menduar se kanë siguruar arsimin në gjuhën anëtare nuk mësojnë gjuhën maqedonase, dhe si rezultat kufizojnë vetveten në tregun e punës. – Advertisements – “Numër i madh i qytetarëve me etnicitet shqiptar nuk ndjejnë nevojë të mësojnë maqedonisht. Ata vlerësojnë se tani ka institucione në gjuhën shqipe, arsim në gjuhën shqipe dhe se nuk iu duhet tani. Ajo që mundgon këtu, në vetëdije…është se në këtë mënyrë ata vet-izolohen nga pjesëmarrja në proceset shoqërore dhe shtetërore. Në këtë mënyrë…
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaroi sot në Nju Jork se dialogu me Serbinë ka kuptim kur në fund të tij do të pasojë njohja e ndërsjellë në kufijtë aktualë dhe sipas rendit juridik aktual. Ajo këto komente i bëri gjatë një takimi me presidentin e Guajanës, Mohamed Irfaan Ali, ku mori pjesë edhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla. Presidentja Osmani ofroi pasqyrë të zhvillimeve në Kosovë dhe në rajon, përfshirë këtu zhvillimet politike, ekonomike, por edhe sfidat me pandeminë. Edhe në këtë takim, Osmani i kërkoi Guajanës përkrahje për lobim te shtetet e saj fqinje në Amerikën Qendrore e…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka takuar në Kosovë ministrat Sveçla dhe Aliu. Me Ministrin e Brendshëm të Kosovës, Spiropali diskutoi për momentet kur kanë ndihmuar Shqipërinë dhe garantoi se gjithmonë dy shtetet do i gjinden njëri-tjetrit në çdo kohë. Po ashtu, me Ministrin e Financave Spiropali dialogoi për marrëveshjet dhe projektet e përbashkëta. STATUSI NGA SPIROPALI Me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, z. Xhelal Sveçla dhe ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu. Pata rastin ta falenderoj dhe t’i shpreh mirënjohjen ministrit Sveçla në emër të Kryeministrit dhe të qeverisë shqiptare,…
Për momentin një zjarr i madh ka kapluar ndërtesën në afërsi të Bibliotekës Universitare në Shkup, shkruan Alsat. Në terren tashmë po arrijnë edhe ekipet e zjarrfikësve, ndërkaq për momentin nuk ka informacione se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Ekipi i Televizionit Alsat është në terren, ndërsa së shpejti do të publikojmë pamje nga vendi i ngjarjes. – Advertisements –
Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi në bashkëpunim me Universitetin Luarasi, shfaqën filmin dokumentar “Nuk do të ketë më natë”. Filmi i regjisores Eleonor Ueber bazohet në regjistrimet në video, të kryera nga forcat e armatosura amerikane dhe franceze në Afganistan, Irak dhe Siri. Ai u jep një tjetër drejtim këtyre imazheve propagandistike, dhe tregon se deri ku mund të çojë dëshira për të parë, kur përdoret pa kufi. “Akte të tilla që sjellin një lloj përgjegjësie, ndaj vetë atyre autoriteteve që i disponojnë qofshin urdhrat qofshin pajiste…
Pak ditë para nisjes së procesit arsimor në sistemin shkollor parauniversitar, mësuesit kanë nisur njoftimin e prindërve për orarin e zhvillimit të mësimit. Sipas këtyre njoftimeve, në disa shkolla në kryeqytet mësimi do të zhvillohet ashtu si në vitin e kaluar mësimor, pra me dy turne për klasat fillore deri në të pestën për të respektuar masat kundër COVID-19 dhe ruajtur distancat në klasa. Pra mësimi do të zhvillohet në oraret 08:00 me 10:00 dhe 10:30 me 12:30. Ndërkohë që mbetet ende për t’u parë si do të zhvillohet mësimi për klasat më të larta, nga e gjashta, pasi vitin…
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.072 teste të kryera janë regjistruar 554 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 309 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 891 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 17 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 187.622 raste, prej të cilëve 168.700 janë shëruar, kurse 6.489 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 12.433 raste aktive me virusin korona. – Advertisements –
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin e mbajtur në Fier ka vijuar me akuzat ndaj kryedemokratit Basha. Ai tha se i ka kërkuar dorëheqjen në vitin 2017 pasi u bë shtojcë e Edi Ramës. “Çdo gjë që keni menduar ju për të, çdo gjë që keni sjellë në zyrën time, i kam thënë çdo gjë. I kam thënë në 2017 jep dorëheqjen. Me këto që ke bërë ti nuk ngrihesh. Bëre kauzë në fushatë me Edi Ramën duke u bërë shtojcë e Edi Ramës. Gjatë fushatës erdhi këtu tek ju, i bëtë një pritje të jashtëzakonshme. Në…

