Nga komuna e Tetovës kanë theksuar se kompetencat për spitalet modulare i takojnë pushtetit qendror. Në një njoftim për mediat nga komuna thonë se “Ndërtimi i spitalit modular në Tetovë është bërë me ligj të posaçëm, ku të gjitha kompetencat janë të drejtuara në nivelin qendror, përkatësisht në Ministrinë e Shëndetësisë”. – Advertisements – Nga Komuna e Tetovës thonë se me ndryshimet e fundit në Ligjin për Ndërtim të publikuara në Gazetën Zyrtare në nëntor të vitit të kaluar, është shtuar që “kërkesa për realizim ose vendosje të ndërtesave modulare, të destinuara për kryerjen e veprimtarisë shëndetësore, parashtrohet në Ministrinë…
Author: almakos
Ish-kryeministri Sali Berisha i cilëson ditët e sotme në Shqipëri si më të vështirat në 30 vitet e fundit.Për Berishën, nuk është vetëm një regjim të cilin e konsideron kakistokraci, por Rama i ka futur tashmë thikë mbas shpine PD me dorën e pengut të tij, Lulzim Basha. Ai thotë se Rama ka marrë peng kreun e opozitës dhe çdo minutë, orë e ditë u vret të ardhmen shqiptarëve. ‘’Se këtu s’ka siguri, se këtu s’të konsiderojnë të ardhmen. Rama u vret çdo minutë, çdo orë, çdo ditë të ardhmen shqiptarëve.Miqtë e mi, asnjë komb, asnjë vend, nuk prosperon, nuk…
Nga komuna e Tetovës kanë theksuar se kompetencat për spitalet modulare i takojnë pushtetit qendror. Në një njoftim për mediat nga komuna thonë se “Ndërtimi i spitalit modular në Tetovë është bërë me ligj të posaçëm, ku të gjitha kompetencat janë të drejtuara në nivelin qendror, përkatësisht në Ministrinë e Shëndetësisë”. – Advertisements – Nga Komuna e Tetovës thonë se me ndryshimet e fundit në Ligjin për Ndërtim të publikuara në Gazetën Zyrtare në nëntor të vitit të kaluar, është shtuar që “kërkesa për realizim ose vendosje të ndërtesave modulare, të destinuara për kryerjen e veprimtarisë shëndetësore, parashtrohet në Ministrinë…
“Vdekja e kalit” një film që u duk si një revolucion në vitet ’90, ka ardhur sërish për publikun shqiptar i restauruar, teksa Premiera është mbajtur mbrëmjen e kaluar në Parkun Olimpik. Përveç publikut të pranishëm, emocionet e filmit u ndjenë dhe tek protagonistët, të cilët shprehën për News24 kënaqësinë e restaurimit të tij. Filmi mban firmën e regjisorit Saimir Kumbaro, skenar të Nexhati Tafës dhe është realizuar më 1992 me interpretimin brilant të aktorëve: Timo Flloko, Rajmonda Bulku, Niko Kanxheri, Tunka Kurti, Fitim Makashi etj. Aktori Timo Flloko shprehet për News24 se ajo çfarë mund të korrigjohej është bërë…
Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i PD, Tritan Shehu e ka konsideruar Edi Ramën si një “rrufepritëse” për Vuçiç ndaj kërkesave të Kosovës.Me një postim në facebook duke reaguar mbi statusin e kryeministrit Rama mbi çështjen e njohjes së targave, Shehu shkruan se në vend që të solidarizohet me Kosovën ai përpiqet ta minimizojë si çështje.Sipas tij Rama bën fajtore Kosovën si burim konflikti duke mos vazhduar me kërkesat e saj të reciprocitetit.
Rriten raste me COVID-19 në vend. MSH raportoi sot se nga 5175 testime kanë rezultuar 872 raste të reja me COVID-19. Po kështu 7 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. Kujtojmë se dje ishin 451 raste të reja nga 4081 testime. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Nëse…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka mbajtur shortin për renditjen e partive politike në fletëvotim në zgjedhjet e 17 tetorit. Partitë garojnë si koalicione dhe si të vetme, varësisht komunave dhe marrëveshjeve paraprake. Në listë janë gjithsej 122 parti, koalicione, kandidatë dhe lista të pavarura. KSHZ-ja njoftoi se një ditë para ditës së zgjedhjeve mund të votojnë edhe personat me vendim për izolim të cilët do të duhet të paraqiten në organet komunale zgjedhore, pesë ditë para ditës së zgjedhjeve. – Advertisements – Renditja në fletëvotim; Opsioni Qytetar për Maqedoninë – GROM Lëvizja “Të vendosur për ndryshime” – LDP dhe DOM…
Një vatër e re zjarri është regjistruar në Qafe Plloçë, Pogradec.Sipas gazetares Lorena Kodra mësohet se është përfshirë nga flakët një sipërfaqe prej rreth 5 dynymësh me shkurre.Në zonë kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe punonjës të shërbimeve të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit duke mos lejuar përhapjen e tyre.
Deputetët e VMRO DPMNE-së kërkuan formim të komisionit anketues për tragjedinë në spitalin modular të Tetovës. Komisioni do të formohet që të vërtetohet përgjegjësia politike e kompetentëve, u shpreh deputetja e opozitës, Rashella Mizrahi. Komisioni pritet të vërtetojë nëse ka shkelje të procedurave, nëse kompetentët në kohë kanë reaguar dhe të definohet përgjegjësia politike. – Advertisements – Dikush patjetër të përgjigjet për humbjen e këtyre jetëve të njerëzve. Përgjegjësi patjetër se do ketë. Pikërisht për këto arsye ne si grup parlamentar i VMRO-DPMNE-së deri te kryetari i Kuvendit do të dorëzojmë propozim-vendim për formimin e komsiionit anketues që do ketë…
Një 36-vjeçar ka humbur jetën, në rrethana ende të pasqaruara mirë në Vlorë. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Skrofotinë, ky dyshohet se 36-vjeçari po ngarkonte disa materiale dhe ka mbetur i dëmtuar, e më pas ka ndërruar jetë.Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Sot, rreth orës 14:11, në fshatin Skrofotinë, dyshohet se duke ngarkuar materiale në një automjet, aksidentalisht është dëmtuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë, shtetasi M. B., 36 vjeç.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.
Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq ende nuk ka dhënë mendim nëse Sead Koçan do të falet që të del më herët nga burgu. Alsat një ditë më parë njoftoi se pronari i “Transmet”, i dënuar me katër vjet e tetë muaj burg, kërkon që shteti t’ia ulë dënimin dhe ta lirojë pas gati dy vite e dy muaj të kaluar në Idrizovë. Ministria e Drejtësisë konfirmoi se e kanë marrë kërkesën nga Sead Koçan, por deri më tani nuk kanë asnjë qëndrim për të. – Advertisements – Ministria e Drejtësisë jep mendime për faljet në bazë të rregullt dhe është…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se vendimi për reciprocitet ndaj Serbisë, sa u përket targave të automjeteve, nuk është provokim e as diskriminim ndaj askujt.Kurti priti të martën në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it, përkatësisht SHBA-së, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë, si dhe shefin e misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë. “Te ky reciprocitet i targave të përkohshme për vetura, ose Kosova dhe Serbia kanë të dyja të drejtë, ose e kanë të dyja gabim. Pra, ose do t’i mbajnë ato lloje targash të dyja shtetet, ose le t’i heqim ato – edhe Kosova edhe Serbia”, tha Kurti…

