Kryeministri Zoran Zaev edhe sot ri përsëriti qëndrimin e tij lidhur me dorëheqjet e ofruara të ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe, zëvendësministrit Ilir Hasani, drejtorit të spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe drejtorit ekonomik të spitalit, Arta Etemi. – Advertisements – “Nuk do të komentoj atë që shkruan në media. Është e udhës që të presim hetimin, nuk dua të komentoj. Qytetarët presin që të njoftohen se çfarë ka ndodhur, se cilat ishin shkaqet për zjarrin. Pas hetimit do të vendosim edhe për dorëheqjet e drejtorit ekonomik, drejtorit të spitalit, zëvendës ministrit dhe ministrit të shëndetësisë”, tha Zaev.
Author: almakos
Kryedemokrati Lulzim Basha, në një prononcim për gazetarët në selinë blu, ka thënë se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PD, kundër vendimit të dhënë nga qeveria amerikane. Ai kështu i përgjigjet ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka nisur një tur me takime me demokratët në të gjithë Shqipërinë, për të kërkuar mbledhjen e Kuvendit dhe referendum ndaj vendimit për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar i PD, vendim që sipas ish-kryeministrit është i padrejtë. “Sa i përket pretendimeve për kuvende, Kuvend të PD, për të marrë në shqyrtim vendimin e qeverisë amerikane s’ka për të pasur.…
Dje (21-shtator) rreth orës 17:30, pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, ka privuar nga liria 28-vjeçarin S.M. nga Gostivari, i cili një ditë më herët kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 19-vjeçare. – Advertisements – Gjatë sulmit, sipas raportit, kishin marrë pjesë edhe nëna dhe dy motrat e tij. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ka folur për situatën në veri me rastin e aplikimit të masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia.Ai tha se i vetmi person i cili dëshiron incidente është presidenti i Serbisë është Aleksandar Vuçiç. “Vendimi për targat është i drejtë dhe garanton të drejtën e lëvizjes së lirë, përfshirë edhe qytetarëve serbë. Pengesat janë duke u bërë me disa kamionë pronë komunale dhe kjo është keqpërdorim i aseteve publike. Ftoj grupin e organizuar të qytetarëve serbë sepse ata kanë bllokuar veten e tyre dhe lëvizjen. Për incidente dhe eskalim…
Një aksident është regjistruar sot në hyrje të qytetit të Kuçovës, ndërkohë që flitet për dy plagosur. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në vendin e quajtur si ‘Lapidari’.Mëson se një motor ka goditur nga pas një makinë ‘Golf’ dhe për pasojë dy persona janë plagosur. Dëshmitarë të ngjarjes, thanë se dy personat që ndodheshin në motor janë plagosur rëndë, pasi kanë rënë në xhamin e parë të mjetit, duke u plagosur rëndë.Si fillim të plagosurit u transportuan në spitalin e Kuçovës dhe më pas në atë të Beratit.
Tashmë është publikuar Indeksi Global i Paqës për vitin 2021, ku Maqedonia e Veriut, renditet e pesta me radhë ndër vendet që kanë paraqitur përmirësime të mëdha në paqe, shkruan Alsat. – Advertisements – RMV, u ngrit për 11 vende në GPI (Indeksi Global i Paqes), derisa tani renditet e 40-ta në përgjithësi. Sipas shkrimit të GPI-së, rritja e paqës në Maqedoninë e Veriut, erdhi kryesisht nga përmirësimet në fushën ‘konfliktit të vazhdueshëm’, ndërsa tash llogaritet që ky përmirësim është në nivelin e tij më të mirë që nga viti 2016-të. Në shkrimin e GPI-së, thuhet se konflikti si ai…
Përfaqësuesi i lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në Bashkimin Evropian, Josep Borrell, ka zhvilluar një darkë joformale me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, mbrëmjen e kaluar, në Nju Jork. Ky është takimi i dytë që organizohet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE, pas darkës joformale në Brukel, të zhvilluar në muajin maj të këtij viti.Përfaqësuesi i Lartë dhe udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor patën një diskutim të hapur mbi situatën në rajon dhe marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor, si dhe për Samitin që pritet të mbahet muajin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor. Mes të tjerash, Borrell nënvizoi nevojën për një angazhim…
Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë e Korçës, pasi u kapën duke transportuar 10 emigrantë klandestinë. Në kuadër të operacionit “Perimetri” u arrestuan shtetasit me inicialet B. Q., 20 vjeç, A. P., 17 vjeç, E. F., 20 vjeç, G. Q., 20 vjeçe banues në Tiranë dhe A. M., 44 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë. Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në lagjen nr. 10, Korçë, katër shtetasit B. Q., A. P., E. F. dhe G. Q., duke transportuar me mjetet tip “Benz” dhe “Audi” 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve…
Sot mbushen 3 ditë nga vendimi që ka marrë qeveria kosovare, për vendosjen e reciprocitetit sa i takon targave serbe. Si pasojë e këtij vendimi, dy rrugët, që lidhin Kosovën dhe Serbinë mbeten të bllokuara nga serbë lokalë, që po e kundërshtojnë këtë masë. Lidhur me situatën e shkaktuar në veri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje u takua me ambasadorët e QUINT-it. Sipas një njoftimi për media të Zyrës së Kryeministrit, Kurti tha se në Jarinjë dhe Bërnjak qytetarët serbë vazhdojnë t’i mbajnë të bllokuara rrugët, por sipas tij, njësitë speciale të Policisë së Kosovës “janë aty vetëm për…
Në punët e brendshme të Malit të Zi, përmes Kishës Ortodokse Serbe, “ka ndërhyrë një politikë që dukej se ishte ndalur në rajonin tonë. Por, disa po e rikthejnë atë. Po e rikthejnë përmes mesazhit të ‘botës serbe’”, thotë në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë Stjepan Mesiç, ish-president i Kroacisë. Në këtë mënyrë, Mesiç komenton tensionet në Mal të Zi që ka shkaktuar shugurimi i kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.Malazezët janë thellësisht të ndarë për lidhjet e vendit të tyre me Serbinë dhe Kishën Ortodokse Serbe.Duke folur për Radion…
Që nga fillimi i procesit të regjistrimit e deri mbrëmë në ora 20:00 janë regjistruar gjithsejtë 1.212.339 persona, 378.033 amvisëri dhe 516.787 banesa, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Ndërkohë mundësin për vetë-regjistrim në diasporë e kanë shfrytëzuar 193.982 persona. – Advertisements – Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut që zyrtarisht filli me 5 shtator do të zgjas deri më 30 shtator.
Po bëhen tri ditë që kur Kosova ka filluar të zbatojë masën e reciprocitetit me Serbinë për targat, ku si rrjedhojë dy rrugë, që lidhin Kosovën dhe Serbinë mbeten të bllokuara nga serbë lokalë, që po e kundërshtojnë këtë masë.Lidhur me situatën e shkaktuar në veri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën, më 21 shtator u takua me ambasadorët e QUINT-it. Sipas një njoftimi për media të Zyrës së Kryeministrit, Kurti tha se në Jarinjë dhe Bërnjak qytetarët serbë vazhdojnë t’i mbajnë të bllokuara rrugët, por sipas tij, njësitë speciale të Policisë së Kosovës “janë aty vetëm për të…

