Author: almakos

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar 161 gjoba dhe atë: 35 për tejkalim të shpejtësisë, 16 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 për vozitje në gjendje të dehur, 7 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta. Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar dhe tre gjoba për mosvënien e rripit të sigurisë, katër për kalim në të kuqe në semaforë, 4 për vozitës fillestar dhe 56 për parkim të parregullt. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Dy drejtues automjetesh janë proceduar penalisht nga policia e Lezhës, pasi bënin manovra të rrezikshme në mes të qytetit dhe më pas postonin video në rrjetet sociale. Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, drejtuesit e mjeteve, shtetasit K. F., 25 vjeç dhe E. B., 22 vjeç, banues në Ishull Lezhë. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 2 automjetet dhe për secilin prej drejtuesve kanë vendosur masën administrative 40.000 lekë. NJOFTIMI Bënin drift me makina në mes të qytetit dhe më pas postonin…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe homologu i tij nga Republika e Filipineve, Teodoro L. Loksin në sesionin e 76 -të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së në Nju Jork nënshkruan një Komunikatë të Përbashkët për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Republika e Filipineve është vendi i 181 -të me të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut ka vendosur marrëdhënie diplomatike. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Moti sot, posaçërisht në veri dhe lindje do të jetë me vranësira të ndryshueshme, derisa në gjithë vendin gjatë ditës do të jetë me diell. Në mëngjes do të jetë më freskët, dhe do të fryjë erë nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej 9 deri në 11 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 14 deri në 24 gradë. – Advertisements – Në Shkup, paradite do të jetë me vranësira, më pas vranësirat do të zvogëlohen.  Do të fryjë erë nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet në 9 gradë, ndërsa…

Lexo më Shumë

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla shpallet në kërkim. Pas kontrolleve të policisë në banesë dhe mosgjetjes së tij, Llalla është shpallur zyrtarisht në kërkim. Sipas burimeve zyrtare nga policia për News24, ish-kryeprokurori rezulton jashtë vendit, pasi nga sistemi TIMS ka rezultuar se ka dalë jashtë vendit 2 javë më parë. Forcat e policisë kanë shkuar mbrëmjen e sotme në banesën e tij, por nuk e kanë gjetur. Nuk ka pasur ndonjë komunikim nga ana e oficerëve të policisë pas kontrolleve, teksa sipas procedurës ligjore, Llalla është shpallur zyrtarisht në kërkim. Ish-kryeprokurori Llalla është dënuar me 2 vite burg. Gjykata e…

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Kuçovës . Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë njëri prej tyre ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës. Mjetet, njëri tip “Benz” me targa BR 22 44 B dhe tjetri i tipit “BMw” me targa AA 529 JH, po udhëtonin në sense të kundërta dhe janë përplasur kokë më kokë. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë nxjerre nga mjeti “Benz” që përfundoi në kanal drejtuesin e tij dhe kanë njoftuar policinë. Si rezultat i aksidentit janë plagosur rëndë dy drejtuesit e mjeteve,…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të brendshme njofton se sot rreth orës 07:00 është arrestuar një mjeke nga Kumanova, nën dyshime për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. transmeton Alsat. Bëhet fjalë për mjeken E.S., e punësuar pranë Repartit të Syve në Spitalin e Kumanovës. – Advertisements – “Janë kryer bastisje në Repartin e Sëmundjeve të Syve dhe në makinën Opel Astra, e parkuar në rajonin e spitalit. Në Spital janë gjetur 18 mijë denarë, ndërsa në makinën nën pronësi të E.S. janë gjetur 98.000 denarë”, shtojnë nga MPB. Nga MPB theksojnë se E.S. ka keqpërdorur pozitën zyrtare, duke marrë nga 12.000…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka takuar kryeministrin Albin Kurti në Kosovë. Gjatë bashkëbisedimit të tyre, Kurti dhe Nikolla kanë cekur dhe çështjen e tensioneve në Veri të Kosovës. Kurti ka garantuar se vendimi ishte i drejtë dhe jo provokim teksa shtoi se Kosova është gati për dialog, pro Serbia po refuzon. NJOFTIMI NGA KUVENDI Gjatë takimit me Kryeministrin Kurti, Kryetarja Nikolla e uroi për detyrën dhe pêr suksese në realizimin e vizionit të tij për një të ardhme më të mirë të qytetarëve. Kryetarja Nikolla e falënderoi Kryeministrin për ndihmën që shteti i Kosovës i ofroi Shqipërisë…

Lexo më Shumë

680 votues të cilët jetojnë në Komunën e Çuçer Sandevës, në këto zgjedhor do të votojnë për Komunën e Butelit dhe Qytetin e Shkupit. Gabimi është pasoja e moskoordinimit mes institucioneve. Qytetarët kanë letërnjoftime me adresë banimi në Komunën e Butelit dhe pse Regjistri Qendror, Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Butelit pranojnë se ata janë banorë të Çuçer Sandevës, konkretisht banor në disa rrugica të rrugës “Butellska” dhe rrugës “Prizrenska”. Gabimin e kanë vërejtur dhe prej kohësh kanë kërkuar zgjidhje nga sektori për listën zgjedhore dhe njësia rajonale e KSHZ-së në Çair, të cilët e kanë bërë kërkesën për…

Lexo më Shumë

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas vendimit për ish-prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Ajo shkruan se është gjë e mirë që drejtësia po punon kundër zyrtarëve të korruptuar duke inkurajuar prokurorët të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar. “Më vjen mirë që shikoj se drejtësia po punon kundër zyrtarëve të korruptuar. Prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve – pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm – të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan ambasadorja Kim.…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.747 teste të kryera janë regjistruar 491 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 232 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 416 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 22 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 188.113 raste, prej të cilëve 169.116 janë shëruar, kurse 6.511 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 12.486 raste aktive me virusin korona. – Advertisements –

Lexo më Shumë