Author: almakos

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë do të parashtrojë kallëzim për 53-vjeçarin N.K. nga Tetova, pronar i kalit që ditën e djeshme vraponte në korsi të kundërt në autostradën Shkup-Tetovë, shkruan Alsat. Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 14:00, ndërkaq është dashur të intervenojë policia për të shmangur ndonjë aksident. – Advertisements – Në lidhje me: Kali vrapon në korsinë e kundërt të autostradës Shkup-Tetovë (VIDEO) “Në drejtimin nga kryqëzimi për Brvenicë në mbikalimin Treboshki, në drejtim të kundërt, pa mbikëqyrje dhe kontroll, ka qarkulluar një kalë me karrocë. Kali u kap dhe u…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme e Qeverisë së Kosovës ka njoftuar se prej 20 shtatorit e deri në përfundim të ditës së mërkurë, më 22 shtator, ka lëshuar 6.375 targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në tërë territorin e Kosovës. Sipas njoftimit të Ministrisë, mbi 3.000 targa të përkohshme janë lëshuar në të gjitha vendkalimet kufitare Kosovë – Serbi, ndërkaq, numri më i madh i tyre është lëshuar në vendkalimet kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdar. Në rrugët që çojnë drejt vendkalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, në veri të…

Lexo më Shumë

Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi ka qenë i dënuar me 18 vite burg për trafik droge në Itali. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, ndërsa pas arrestimit do të ekstradohet në shtetin fqinj. Edmond Sufja ka qenë pjesë e një organizate kriminale aty që merrej me trafikun e drogës. NJOFTIMI NGA POLICIA Lezhë Vijojnë operacionet nga Policia e Lezhës, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Vihet në pranga një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane me 18 vite  burgim, për vepren penale “Organizate kriminale, me qëllim…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev në paraqitjen e tij të sotme tha se grupi i historianëve nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë zgjidhur disa konteste për pesë figura historike të tre periudhave të ndryshme dhe se për momentin po diskutohet për figurën e Goce Dellçevit, transmeton Alsat. Zaev tha se në pjesën politike, respektivisht në pjesën për irredentizëm dhe provokim, në përmendoret e Luftës së Dytë Botërore në vendin tonë do të mbetet mbishkrimi “okupatori fashit”, por që do të largohet dimensioni etnik. – Advertisements – “Kur të shihni në vendet e Evropës Perëndimore, okupatori fashist nuk ka ngjyrë etnike, nuk…

Lexo më Shumë

Viktor Marku, Sebastian Mali, të ndaluar si persona të dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit 2020 në Tiranë, mund të lënë qelitë e paraburgimit brenda pak ditësh. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Prokuroria ka kërkuar pushimin e çështjes edhe për Adiola Lakrën. “Viktor Marku dhe Sebastian Mali, dajë e nip dyshoheshin nga prokuroria dhe kanë qëndruar me muaj të tërë në paraburgim pasi dyshoheshin se kishin kryer vrasjen për motive gjakmarrje të Hekuran Billës. Ky i fundit ishte dënuar nga autoritetet britanike për vrasjen e Prel Markut, vëllain e Viktor Markut pas një sherri…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot njoftoi se në koordinim me Komunitetin për Imunizim është vendosur të rekomandohet doza e tretë e vaksinimit tek të gjithë qytetarët mbi moshën 60-vjeçare, tek të punësuarit shëndetësorë dhe pacientët me imunitet të dobët( pa dallim moshe), shkruan Alsat. Filipçe tha se fillimisht doza e tretë do të aplikohet vetëm me vaksinën Pfizer. – Advertisements – “Së paku 6 muaj pas pranimit të dozës së dytë të vaksinës. Të gjithë qytetarët që kanë pranuar dozën e dytë, në momentin që do të kalojnë gjashtë muaj do të marrin mesazh se mund të lajmërohen dhe…

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të seancës plenare, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka folur për gazetarët e pranishëm për shumë çështje. Ai tha se mazhoranca është e gatshme të diskutojë me opozitën për shumë tematika, duke nisur që nga ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi, deri te ndryshimet territoriale, kërkesë kjo e opozitës. Balla tha ndër të tjera, se ka propozuar në konferencën e kryetarëve, që të ketë më shumë komisione. Pra nga 8 komisione që janë aktualisht, të kalohet në 12, por me numër deputetësh të përfshirë më të vogël. Ndryshimet në Reformën në Drejtësi? Taulant Balla: Ky është…

Lexo më Shumë

Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i PD, ka dalë kundër propozimit të PS për komisione online në Parlament. Bardhi paralajmëroi se do të mbledhë grupet parlamentare të opozitës për vendimin e fundit të Konferencës së Kryetarëve. Ai thekson se nuk bëhet fjalë për bojkot nga opozita, por deputetët kanë pranuar sugjerimin për t’u vaksinuar. Nga ana tjetër Bardhi hedh poshtë kategorikisht që të ketë bashkëpunim në një parlament që funksionon në mënyrë të tillë. “Vendimmarrja për ti mbyllur gojën opozitës, me seanca qesharake online ka synimin e vetëm për ti ikur përgjegjësisë mbi debatin, diskutimin, aktet korruptive që qeveria sjell…

Lexo më Shumë

Ka disa histori në jetën e njeriut që lindin nga hiçi. Nuk kanë lidhje me profesionin apo jetën që bën dhe nuk kanë lidhje as me planet me të ardhmen. Thjesht ndodhin. Kaq. Kështu u ndodhi edhe legjendave të futbollit vlonjat, Rrapo Taho, Vasil Ruci, etj… Të përkushtuar në përditshmërinë e tyre befas “mbin” një italian enigmatik, i paqethur, i parruar, me njohuri sipërfaqësore për legjendat e futbollit të Vlorës dhe nis të miqësohet me ta. Shumë, deri në atë pikë sa kërcasin drekat së bashku, ndonjë gotë raki apo verë dhe plazh bashkë. “Jam shkrimtar italian, po bëj një…

Lexo më Shumë

Në rrjetet sociale është përhapur një video ku shihet se si një mësuese nga Shkupi tenton të disiplinojë nxënësit duke ofenduar ata. Në videon e publikuar dëgjohet se si mësuesja iu drejtohet nxënësve me fjalët: “Përcillni deri tek të shtëpisë, do të thotë ju jeni kafshë. Të mos iu shoh në atë klasë edhe njëherë. Harrojeni të iu shoh në korridor. Çdo lëvdatë për ata që rrinë me përgjegjësi, por këto kafshët do të sjellin diçka.” – Advertisements –

Lexo më Shumë

Kuvendi i Shqipërisë  do të mblidhet sot në një seancë plenare për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit, si dhe caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme. Në rendin e ditës së seancës plenare, Kuvendi do shqyrtojë projektvendimin “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, projektvendimin “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”.

Lexo më Shumë