Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në akset kryesore të vendit, kryesisht në Elbasan-Peqin dhe Rinas-Thumanë.Në total janë arrestuar 9 drejtues mjetesh si dhe u ndëshkuan 1 mijë e 339 të tjerë për shkelje të ndryshme.43 leje drejtimi u pezulluan, 395 masa administrative për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 65 të tjera për drejtim nën efektet e alkoolit. NJOFTIMI NGA POLICIA Policia e ShtetitPolicia Rrugore vijon intensivisht kontrollet dhe monitorimin e qarkullimit të automjeteve, duke përdorur radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues.Evidentohen dhe ndëshkohen 1339 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial…
Author: almakos
Kush është përgjegjës për sistemet e shuarjes së zjarrit në spitalet modulare, Ministria e Shëndetësisë apo autoritetet vendore? Edhe pse në dokumentin e Bankës Botërore dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, për spitalet modulare kjo kompetencë i takon autoriteteve lokale, nga Komuna e Tetovës përgjegjësinë ia kalojnë Ministrisë së Shëndetësisë. ALSAT pyeti Ministrinë për çfarë saktësisht janë ata përgjegjës? Por, nuk morëm përgjigje për këtë deri në këto lajme. – Advertisements – Ndërsa, sa i përket dokumentacionit, prokuroria tashmë ka marrë në pyetje zyrtarët që kanë punuar në projektin për spitalet modulare dhe kanë kryer prokurimin publik. Është kërkuar…
Partitë politike injoruan Komisionin për Anti korrupsion, duke mos marrë pjesë në debatin e organizuar për integritetin e partive në zgjedhjet lokale. Anëtarët e komisionit për anti korrupsion, vlerësojnë se sjellja e këtillë e partive dëshmon jo seriozitetin dhe mos shqetësimin e partive për integritetin e procesit zgjedhor.“Dua vetëm të konstatoj se, mos pjesëmarrja dhe sjellja ndaj kësaj debate, si i atyre që duhet ta zbatojnë procesin zgjedhor, ose siç është titulli ‘Integriteti i procesit zgjedhor dhe integriteti i pjesëmarrësve në zgjedhe’, dëshmon se as mendojnë partitë politike, për fat të keq edhe KSHZ”, tha Goran Trpenovski, Anëtar i KPKK.…
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 160 qytetarë të infektuar. Nga krahu tjetër, për fat të keq nuk e kanë fituar betejën me virusin 5 qytetarë. Lajmi i mirë është se janë shpallur të shëruar 1.039 qytetarë, ndërsa ky numër që prej fillimit të pandemisë ka arritur në 149.820.Sa i përket numrit të rasteve aktive ai është 6.751.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, komentoi zhvillimet e fundit brenda selisë blu, pas largimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Grupi Parlamentar Demokrat, për shkak të shpalljes së tij “non grata” nga SHBA. Në rubrikën “Opinion”, në News24, Alibeaj tha se nuk ka një përplasje mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, pasi sipas tij, jo vetëm Basha apo Berisha, por çdo demokrat, nuk do të negocionte asgjë, kur bëhet fjalë për vendime të Shteteve të Bashkuara. “Ajo që mund të them është fakti, i kuptuar për këdo, se nëse ka një gjë që nuk do të ndodhë, është fakti që të…
Ekonomia gri në vend është gati sa 40 për qind e totalit të prodhimit të brendshëm bruto. Vitin e fundit për qindja e punës në të zezë është rritur për shkak të efekteve negative të pandemisë, thonë organizatat ndërkombëtare. Analiza e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim tregon se një në gjashtë gra punojnë ilegalisht pa sigurim pensional, shëndetësor, invalidor dhe pa të drejtë për pushim të lindjes. – Advertisements – Ekonomia gri është 38 përqind e prodhimit të brendshëm bruto në Maqedoni, e cila e rendit atë në vendin e katërt në Evropën Juglindore. Pandemia nuk ndihmoi, por…
Avokati i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Sokol Hazizaj, komentoi vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm për të lënë në fuqi vendimin e dënimit me dy vite burg për ish-kryeprokurorin. Avokati Hazizaj paralajmëroi se do ta çojë deri në Gjykatën e Lartë vendimin, duke e cilësuar atë të padrejtë. Ndonëse gazetarët, jashtë dyerve të GJKKO, insistuan shumë, avokati Hazizaj nuk pranoi të japë asnjë detaj lidhur me vendndodhjen e ish-kryeprokurorit Llalla, duke thënë se nuk ka informacion se në cilin spital është shtruar ai. “Jemi me gjykim të padrejtë. Di që Llalla është në spital, kaq di. Unë jam avokati i…
Dënohet me 2 vite burg ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Lajmi u bë sot i ditur nga gazetarja Klodiana Lala.Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin në fjalë, që përfshin edhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë. Llalla u denua nga Shkalla e Parë me 2 vite burg dhe disa pasuri iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë. 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit. Pavarësisht ankimimit të Llallës, Apeli la në…
Kelmend Muça, vëllai i Fëllënxa Rrasës, e cila u vra mbrëmjen e së shtunës nga bashkëshorti i saj dhe më pas ai u vetëvra, ka treguar të tjera detaje tragjike nga krimi. Në një lidhje skype për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ ai tregoi se kishte shkuar në polici për të bërë denoncimin për kunatin e tij, pasi kishte marrë vesh që ky i fundit po kërkonte fishekët e çiftes.Madje ai tha se policia e Divjakës nuk e kishte pranuar denoncimin. Ndër të tjera ai tregoi edhe një bisedë nga telefonata që kishte bërë me të motrën dhe…
Kryeministri Zoran Zaev nuk sheh arsye pse të bllokohet ligji që e diela të jetë dit jo pune. Ai deklaroi sot se propozim ligji në fjalë është koordinuar me të gjitha institucionet relevante dhe se është i shumë pritur nga punëtorët. – Advertisements – “E presin punëtorët, është i koordinuar me Odat ekonomie dhe kompanitë, pse ta bllokojmë. Në rast se ai miratohet sot, nga java e ardhshme, apo menjëherë pasi të publikohet në Gazetën zyrtare, 8 ditë pas miratimit, shumë punëtor të dielën do të jenë me fëmijët dhe familjet e tyre”, tha Zaev.
Duke nisur nga e hëna Kosova forcon masat anti-covid. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë raportimit të tij në Komisionin për Shëndetësi ka paralajmëruar se nga dita e hënë e javës së ardhshme të gjithë personat që do të hyjnë brenda hapësirave të lokaleve do të zbatohen masat e reja kufizuese. Sipas Vitisë, ata që frekuentojnë lokalet duhet të kenë me vete certifikatën e vaksinimit ose test PCR apo serologjik. “Në masat që jemi duke hartuar tani edhe në gastronomi të aplikohet nga data 27 shtator të aplikohen masa kufizuese vetëm me certifikatë të vaksinimit, me test PCR dhe me…
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve, tha se ka persona që paguajnë për të marrë dokumentin e vaksinimit, ndërsa shtoi se s’kanë struktura të shumta për të gjurmuar këto raste.Ndër të tjera, Fico nënvizoi se distancohen totalisht nga këto raste dhe se nëse policia do të kërkojë ndihmën e tyre, ato do të jenë të gatshëm ta japin. “Besoj se Instituti i Shëndetit Publik, nuk ka ndjekjen e rasteve kriminale të mos kryerjes së vaksinës dhe marrjes së një dokumenti. Nuk jemi as strukturë të këtij kapaciteti. Distancohemi të gjithë edhe…

