Policia e Tiranës reagon pas denoncimit të familjarëve të Kozak Braçi për rrëmbimin e këtij të fundit.Policia njofton se Kozak, i njohur si “mbreti” i Instagramit, është gjetur dhe po shoqërohet në Komisariat për t’u pyetur mbi ngjarjen. Sqarim i Policisë së Tiranës: Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media për rrëmbimin e shtetasit K. B, ju bëjmë me dije se: Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe po bëjnë shoqërimin e tij për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen.Gjithashtu, është bërë identifikimi i autorëve…
Author: almakos
Vazhdojnë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Ditën e sotme qarkulloi një lajm nga një media serbe se pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë rrahur tre banorë serbë në vendkalimin kufitar në Bërnjak. Ky lajmi cili u përgënjeshtrua nga policia e Kosovës ka “inatosur” presidentin Vuçiç. Siç transmetojnë mediat serbe, Vuçiç tha se është i shqetësuar pasi ka parë lajmin. “Ashtë çështje për NATO-n dhe për BE-në pse e lejojnë atë. Ne u treguam atyre qartë se cilët janë kufijtë dhe deri në çfarë mase do të durojmë dhunën e Albin Kurtit dhe forcave të tij. Këtë e dinë evropianët dhe…
Në Tiranë, Organizata “Together for Life” publikoi sot dy raporte monitorimi mbi buxhetin për shëndetësinë gjatë Pandemisë Covid-19, të përgatitura me mbështetjen e Fondacionit Westminister për Demokraci në Shqipëri. Në këto studime theksohet se të sëmurët me Covid-19, që u kuruan në shtëpi gjatë 15 muajve të pandemisë u përballën me kosto të larta për mjekime nga fondet e veta, duke shpenzuar së paku 1 mijë dollarë për person.Ekspertët vërejtën se paketa e rimbursimit nga qeveria për shpenzimet ndau vetëm afro 40 dollarë për person. Në monitorimet e organizatës “Together for Life” dhe Fondacionit Westminster për Demokraci në Shqipëri, për…
Lehtësohen masat anticovid në Kosovë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se nga dita e hënë do të hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese kundër COVID-19. Vitia tha se masat do të miratohen ditën e nesërme në mbledhjen e Qeverisë. “IKSHPK konstaton se situata epidemiologjike me COVID-19 aktualisht shënon rënie të rasteve të reja pozitive dhe numrit të vdekjeve por megjithatë është akoma jo stabile, duke pasur parasysh se varianti delta është dominues në qarkullim në Kosovë. IKSHPK përkundër situatës rekomandon vigjilencë dhe vazhdimin e disa masave në mënyre që të parandalojmë përhapjen e COVID-19”, deklaroi ministri. Megjithatë,…
Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Malin e Robit, në Kavajë. Një kamion i tonazhit të rëndë është përmbysur, duke bllokuar trafikun për gati një orë.Gazetari Roland Karameta siguron pamje nga vendngjarja, ndërsa mëson se shkak për aksidentin është bërë fakti që kamionit i ka plasur njëra nga gomat.
Rikthimi në dialog duket i vështirë dhe gati i pamundur për Kosovën e Serbinë. Gjithsesi fillimisht duhet të pranohen disa kushte të përcaktuara nga të dyja palët.Serbia nuk lëvizë nga qëndrimi lidhur me çështjen e targave, teksa presidenti Aleksandër Vuçiç, iu përgjigj thirrjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare. Për t’u ulur në tryezën e negociatave në Bruksel, kërkon heqjen e reciprocitetit. “A e dërgoi Serbia ushtrinë? A e dërgoi Serbia policinë? A sulmoi Serbia dikë? A bëri Serbia ndonjë veprim të njëanshëm? Ne nuk bëmë asnjë nga këto”, tha Vuçiç. “E kuptoni se…
Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti, ku në fokus të diskutimit ka qenë situata e tensionuar e krijuar prej disa ditësh në kufij me Serbinë, për shkak të vendosjes së reciprocitetit të targës nga Kosova. Pas takimit me Kurtin, Giacobbe ka shkruar në ‘Twitter’ se ishte një takim i mbarë me kryeministrin Kurti mbi rëndësinë dhe riangazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. “Takim i mbarë me Kryeministrin Alin Kurt, mbi rëndësinë dhe riangazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE për zgjidhjen e targave dhe çështje…
Një sherr me mjete të mprehta mes disa adoleshentëve ka ndodhur këtë pasdite në Kamzë.Policia njofton se nga një konflikt i çastit kanë mbetur të plagosur dy të rinjtë 16 vjeç dhe 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 14:45, në Kamzë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar dy shtetas të mitur 16 vjeç dhe 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sherbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin për veprime të metejshme të shtetasit R. V, 17 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes.Grupi hetimor…
Të hënën fillon zbatimi i dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit. Rekomandimi sipas Ministrisë së Shëndetësisë është specifikuar që dozën e tretë ta marrin personat mbi 60 vjeç, personeli shëndetësor dhe qytetarët që kanë imunitet të dobët. Doza e tretë rekomandohet Pfizer&Biontech. – Advertisements – Nuk ka nevojë qytetarët tanë të dalin jashtë shtetit për të marr dozën e tretë të vaksinës. Ne tani japim kritere sipas përvojave të shteteve tjera apo instituteve ndërkombëtare se cilat janë ato kategori të qytetarëve që duhet të vaksinohen. Të gjithë qytetarët pa dallim se çfarë lloji të vaksinave kanë marrë më parë,…
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit, të ecurisë së COVID-19 atje. Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 133 qytetarë të infektuar. Nga krahu tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 2 qytetarë. Sa i përket të shëruarave në 24 orë ato janë 805, ndërsa numri aktual i rasteve aktive është 6.077. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 23 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.925 doza të…
Në mbledhjen e dytë të qeverisë maxhoranca ka paraqitur në kuvend ndryshime në projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit duke zgjeruar kategorinë e personave që kanë detyrim të deklarojnë transfertat e tyre bankare Brenda apo jashtë vendit ose vlerat monetare. Në ligjin aktual kontrolli i pasurisë përfshin individët e ekspozuar politikisht deri në 3 vjet pas largimit nga funksioni si ato individë të cilët janë të detyruar të bëjnë deklarimin e pasurive të tyre apo ato individë të cilët kanë apo kanë pasur funksione të rëndësishme brenda vendit si kryetar shteti, kryeministër, ministër, zv.ministër apo…
Rreth 70 % e ciceronëve turistikë ende nuk e kanë marrë ndihmën e premtuar nga shteti nga pakoja e gjashtë e masave. Ndërsa disa të tjerë janë refuzuar, siç thonë nga Shoqata e ciceronëve turistik në Ohër, për arsye banale. Prej atje thonë se vetëm një të tretës nga 130 ciceronë ndihma prej 500 euro u ka mbërritur në llogari. – Advertisements – Një pjese të madhe të ciceronëve turistik që plotësonin kushte për ndihmë nga shteti, edhe sot e kësaj dite, pas dy muajsh ndihma nuk ka arritur te ta. Janë përmendur shumë arsye të cilat nëse i analizojmë,…

