Përfaqësuesi ligjor i Fatmir Mediut, Ardian Visha e ka cilësuar një antikushtetues vendimin e Apelit të GJKKO për të rihapur dosjen “Gërdeci”. Për Vishën është hera e parë që një gjyqtare e një gjykate të nivelit më të ulët prish vendimin e Gjykatës së Lartë.Ai theksons e një reagim me transparencë do të ketë pasi pala mbrojtëse të njihet me arsyetimin e vendimit. Ditën e sotme, Apeli i GJKKO i hapi rrugë rihapjes së dosjes “Gërdeci” dhe gjykimit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut. Në shpërthimin e Gërdecit vdiqën 26 qytetarë shqiptarë. Një vit më vonë Prokuroria e Përgjithshme ngrit…
Author: almakos
Një 25-vjeçar është arrestuar në Gjermani për atentatin e dështuar ndaj Inez Hajrullës dhe plagosjen e punonjësit bashkiak Dajo Cenodema në vitin 2019 në Vlorë. S.C, ishte pjesë grupit të përfshirën në atentat. NJOFTIMI NGA POLICIA Interpol Tirana Ekstradohet nga Gjermania drejt Shqipërisë, një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Nga ZQK Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me autoritetet ligjzbatuese gjermane, u krye ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar S. C., 25 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit të datës 18.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Vlorë, e cila i ka caktuar masën…
Zëdhënësi i Komisionit Evropian Eric Mammer konfirmoi se Presidentja Ursula von der Layen gjatë qëndrimit të saj në Shkup, javën që vjen do të diskutojë edhe rreth kontestit mes Sofjes dhe Shkupit, raporton MIA nga Brukseli. Zëdhënës Mammer nuk dha detaje të tjera, nën arsyetimin se pyetjeve do t’u jepet përgjigje në konferencat për shtyp në rajon. – Advertisements – Ndryshe nga 28 deri më 30 shtator, von der Layen do të vizitojë Ballkanin Perëndimor, duke filluar nga Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, të dyshuar si autor i katër rasteve të zjarrvënies në zonën e Selenicës. Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 19 vjeç, banues në fshatin Kocul, Selenicë. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në afërsi të rrugës Peshkëpi-Drashovicë, ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore me shkurre, si dhe një sipërfaqe toke me ullinj në pronësi të…
Euro deputeti bullgar, Angel Xhambaski në mënyrë ironike ka komentuar deklaratat e djeshme të kryeministrit Zoran Zaev në lidhje me historinë e Luftës së Dytë Botërore, përcjell Alsat. Ai ka kritikuar deklaratat e Zaevit duke thënë se i duken si “marrëvehshje të shitblerjes në stilin e Titos”. – Advertisements – Në lidhje me: Zaev: Në përmendore do të mbetet shkrimi “okupatori fashist”, do të largohet pjesa që përcakton etninë “Bravo Zoran, shkëlqyeshëm, Zaev! Çdo ditë e më tepër po bëheni më të ndjeshëm politikisht në deklaratat tuaja për Bullgarinë. Por disi tingëllon si një marrëveshje shitblerje, në stilin e Titos.…
Spitali rajonal i Shkodrës ka reaguar për shpalljen në kërkim të infermierit Redi Idrizit që sipas Policisë ishte i punësuar në atë institucion.Sipas njoftimit zyrtar, infermieri Idrizi nuk rezulton i punësuar as në spitalin rajonal të Shkodrës dhe as në ndonjë prej strukturave në varësi. Theksohet se Idrizi është pjesë e strukturave të shpërndarjes së metadonit. Infermieri ishte pjesë e një grupi kriminal të shpërndarjes së drogës në Shkodër. Ai së bashku me Arjan Cerjanin shkëmbenin medikamente dhe anëtarët e tjerë ua shisnin personave që trajtoheshin për lëndët narkotike. REAGIMI NGA SPITALI RAJONAL I SHKODRËS Lidhur me lajmin mediatik për…
Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot tha se nuk mund të ketë përparim në bisedimet me Bullgarinë, pasi që sipas tij Bullgaria vazhdimisht kërcënon dhe tashmë ka shkelur Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë, përcjell Alsat. Dimitrov tha se Bullgaria ka shkelur nenin 2 të Marrëveshjes, që parasheh që Sofja zyrtare t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. – Advertisements – “problem i madh në përparimin e bisedimeve është atmosfera e kërcënimeve. Edhe populli maqedonas edhe ai bullgar kanë një fjalë “me forcë nuk ka bukuri”. Për afrim të vërtetë dhe për përparim të vërtetë nuk…
Një grabitje me armë ka ndodhur në fshatin Boriç i Vogël në Malësinë e Madh. Ka qenë ora 00:10 e mesnatës kur dy persona të armatosur kanë hyrë në banesën e shtetasit Ndue Ulaj. Fillimisht ata janë prezantuar si policë por më pas kanë grabitur bizhu ari me një vlere rreth 5 mijë euro si dhe 11500 euro që 36-vjeçari ka patur në çantën e punës. Fillimisht grabitësit i kanë drejtuar armën djalit 12 vjeçar që ndodhej në kuzhinë ende zgjuar bashkë me motrën 9 vjeçare. Më pas janë futur në dhomën ku ndodhej Ndue Ulaj duke i drejtuar armën…
Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot sërish deklaroi se derisa ai ka qenë ministër i Jashtëm, nuk ka pasur informacione nga MPB, për fletarrest ndërkombëtarë ndaj diplomatit maqedonas me mision në Vjenë, përcjell Alsat. Dimitrov tha se për skandalin është njoftuar nga mediumet. – Advertisements – “Në kohën time si ministër i Punëve të Jashtme, unë nuk kam marrë informacione se ka fletarrest ndërkombëtar në atë periudhë. Pas kësaj nuk mund të them asgjë. Çfarë ka ndodhur pastaj mes MPB-së dhe MPJ-së, nuk mund të them. Në kohën time me përgjegjësi them se nuk kam pasur informacione për…
Avokati i familjarëve që u prekën nga tragjedia e Gërdecit, Dorian Matilija e ka cilësuar si pozitive faktin që është hapur gjykimi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ai pranoi se kjo është një fazë e parë dhe do të ketë shumë komplikacione deri në rezultatin e kërkuar prej familjarëve. “Nuk është hapur rigjykimi, por gjykimi, është hequr pengesa për tu hapur gjykimi. Më në fund kjo pengesë është hequr dhe jemi në kushtet që seanca do të nisë. Çështja është e komplikuar. Jemi ende në fillim, është lajm i mirë që është hequr një pengesë absurde juridike. Të gjitha…
Dita e pestë e situatës alarmante nën qetësinë armiqësore në Veri të Kosovës nuk është ndryshe nga katër ditët e tjera. Reciprociteti i targave zbatohet rigorozisht nga Kosova kurse Serbia mbetet në alarm. Serbët në Kosovë ndërkohë nuk tërhiqen nga bllokimi i rrugëve dhe kërkojnë tërheqjen e njësive ROSU dhe shfuqizimin e vendimit të qeverisë Kurti për targat. Në të dyja anët e kufirit ka forca të shumta ushtarake e policore ndërsa partnerët ndërkombëtare bëjnë thirrje për ulje të tensioneve.
Në vijim të “Javës së diskutimeve të Nivelit të Lartë”, të sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, dhe delegacioni shqiptar, në përbërje të të cilit ishin Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare u pritën nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria beson fuqimisht në rolin e diplomacisë shumëpalëshe, teksa shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit me Guterres për të avancuar prioritetet e përbashkëta gjatë mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. “Shqipëria ndan të njëjtën pikëpamje…

