Author: almakos

Serbia ka pranuar nga Kosova eshtrat e tre personave me kombësi serbe, të cilët kanë vdekur gjatë luftës në Kosovë në fund të viteve të 90-ta. Njoftimin e bëri Komisioni i Qeverisë së Serbisë për Persona të Zhdukur. Dorëzimi i eshtrave është bërë përmes vendkalimit kufitar në Merdare. Siç thuhet, eshtrat e viktimave u morën në emër të familjeve nga përfaqësuesit e delegacionit të Beogradit në Grupin Punues për Personat e Zhdukur. Në njoftim nuk bëhet e ditur se nga cili lokacion janë zhvarrosur këto mbetje mortore. Sipas deklaratës, procedura e zhvilluar të premten është pjesë e vazhdimit të procesit…

Lexo më Shumë

Në zgjedhjet e ardhshme lokale në Itali do të kandidojë edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin shqiptar Bledjan Beshiraj.Ai është larguar nga Shqipëria drejt Milanos që në moshën 20-vjeçare, ku ka studiuar në universitetin shtetëror aty, është punësuar, si dhe është martuar dhe ka dy fëmijë. Në mesazhin e tij si kandidat, drejtuar qytetarëve italianë, shqiptari Beshiraj shprehet se “Nëpërmjet kandidimit tim do të çoj në bashki zërin e të gjithë banorëve të zonës, që përballen çdo ditë me vështirësitë e jetës, sepse besoj se është e rëndësishme t’i jap atyre një përgjigje të përshtatshme, në kohën më të…

Lexo më Shumë

Rruga që çon në vendkalimet kufitare me Serbinë, Bërnjak dhe Jarinë, vazhdojnë të mbahen të bllokuara tash e pesë ditë nga serbët lokalë. Ata janë duke protestuar kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për masën e reciprocitet për targat e automjeteve të Serbisë, që ka filluar të aplikohet nga dita e hënë. Serbët kanë bllokuar rrugët me kamionë e vetura, duke pamundësuar lëvizjen e lirë në këtë anë, teksa përskaj rrugës kanë ngritur edhe tenda.Përveç bllokadës së rrugës, situata deri tani është e qetë dhe nuk është raportuar për ndonjë incident. Pak metra larg pikës doganore janë duke qëndruar edhe…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, mbështet kërkesën e Partisë Demokratike për Reformën Territoriale. Në një deklaratë për media, jashtë selisë blu, pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha, ambasadorja Kim theksoi se duhet bërë më shumë punë sa i përket Reformës Territoriale dhe korrupsionit. “Mbetet shumë punë për tu bërë. Është e vërtetë thelbësore dhe gjithashtu e shkëlqyer që partia Demokratike është kthyer në Kuvend plotësisht, me forca të plota. Ka gjithashtu veprime që duhen ndërmarrë për t’u siguruar që do të kemi zgjedhje më të mira herën e ardhshme. Për të trajtuar të gjitha mangësitë të cilat janë…

Lexo më Shumë

Mesazhe të prera dhe të qarta ka dhënë ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, pas takimit të zhvilluar në selinë blu me kryedemokratin Lulzim Basha. Mes të tjerash, kryediplomatja amerikane vuri theksin te zhvillimet e fundit në selinë blu, duke thënë se duhet të ketë një PD të fortë dhe të bashkuar dhe që të ecë përpara. Me një mesazh të nënkuptuar, ambasadorja Kim iu drejtua dhe demokratëve që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa deklaroi se Partia Demokratike nuk mund të ecë përpara, nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën, ndërsa shtoi prerë se “ata që synojnë të…

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të takimit me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim u ndal në një prononcim për mediat. Ajo theksoi se sapo ishte kthyer nga SHBA ku kishte folur me shumë ambasadorë dhe shtoi se kishte informuar shefat e saj për zhvillimit në Shqipëri. Mes të tjerash ambasadorja tha se kishte shkuar në selinë Blu atë çka kishte ngjarë. “Unë sapo jam kthyer para pak orësh nga Uashingtoni, ku kam pasur mundësi të flasë me drejtues nga të gjitha agjencisë, përfshirë DASH, Shtëpinë e Bardhë. Kam pasur mundësi të mund t’iu japë informacion shefave dhe kolegëve…

Lexo më Shumë

Kuvendi luan rol të rëndësishëm në demokracinë e vendit, por edhe pas 30 viteve pavarësi ende duhet shumë punë që Kuvendi të mund të sjellë vendime në të cilat shprehet vullneti i plotë i shumicës së deputetëve. Kështu vlerësuan panelistët në “Forumin e 5-të maqedonas-gjerman” të organizuar nga Konrad Adenauer. Anëtarja e Parlamentit Evropian, Marion Valsman, vlerëson se respektimi i rregullores së Kuvendit nga të gjitha partitë është i domosdoshëm. E pyetur nëse bllokimi i punës së Parlamentit është akt demokratik, Valsman vlerësoi se opozita duhet të ketë më shumë hapësirë në Kuvend. Ajo vlerëson se inkuadrimi i Gjykatës Kushtetuese…

Lexo më Shumë

Anëtari i kryesisë së LSI-së Tiranë, Besnik Jakaj ka akuzuar qeverinë  se po përdor pandeminë vetëm për propagandë dhe për interesat e saj. Me një deklaratë ai shprehet se qeveria nuk ka një plan strategjik për t’iu ardhur në ndihmë të infektuarve ndërkohë që nuk i mungojnë paratë për koncensione dhe tendera. Ai i ka bërë thirrje që të hiqet dorë nga propaganda dhe t’iu vihet në ndihmë qytetarëve. Deklarata Prej më shumë se një viti e gjysëm, qeveria përdor pandeminë vetëm për propagandë dhe interesat e saj.Qytetarët shqiptarë paguajnë miliona euro për t’u trajtuar dhe në përpjekje për të…

Lexo më Shumë

Kreu i Komisionit të Jashtëm parlamentar në Kosovë Haki Abazi ka folur në një lidhje “Skype” në News24 për situatën në Kosovë dhe tensionet me Serbinë pas vendosjes së reciprocitetit të targave. Ai tha se e gjithë tentativa për ta rregulluar këtë çështje dhe shumë të tjera që janë të hapura, ka qenë brenda dialogut të bërë në Bruksel. “Kosova nuk i ka vendosur masat, ndërkohë që Serbia në mënyrë të vazhdueshme ka bërë heqjen e targave të automjeteve që kalojnë nga Kosova në Serbi duke i detyruar shoferët e kamionëve me targa të Kosovës të paguajnë një taksë. Një…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 525 raste të reja nga COVID-19 në vend. – Advertisements – Ndërsa ISHP, njofton se humben jetë gjatë këtyre orëve edhe 18 viktima të tjera. Bëhet e ditur se numri i të shëruarve është 449. Janë kryer 3858 teste dhe indeksi i infektimit është 13.6 Në këtë listë, Kumanova dhe Tetova prijnë nga numri i viktimave për dallim nga Shkupi./ Alsat.mk

Lexo më Shumë

Intensifikohen kontrollet dhe monitorimi i qarkullimit të automjeteve, duke përdorur radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues gjatë fundjavës. Ndërkohë shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin vijojnë kontrollet intensive duke përdorur gjithë bazën logjistike, si dhe duke kombinuar shërbimet me ato të Patrullave të Përgjithshme dhe forcat “Shqiponja”, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjatë 48 orëve të fundit janë evidentuar dhe ndëshkuar 2123 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 26 drejtues mjetesh, nga të cilët 16 për…

Lexo më Shumë

Vetëm 8,4% e kandidaturave për kryetarë të komunave, në këto zgjedhje lokale janë të gjinisë femërore. Numri i grave të cilat garojnë në këto zgjedhje është shumë I ulët, thonë nga Instituti për lidership dhe politika publike. Sipas këtij instituti përqindja e përfaqësimit gjinor e cila duhet të jetë 30 as nuk përafrohet me të dhënat zyrtare të të gjithë kandidaturave në vend. I kënaqshëm paraqitet numri I kandidateve femra për anëtarë në këshillat komunal, i cili sipas të dhënave të KSHZ-së është 10.500 kandidate femra apo 45% e të gjitha kandidaturave në nivel shteti. – Advertisements – “Realisht përfaqësimi…

Lexo më Shumë