Author: almakos

Qendra e Regjistrimit në Zubin Potok është djegur nga serbët të cilët nuk po e pranojnë reciprocitetin për targat.Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili i ka konsideruar këto veprime si akte kriminale dhe terroriste. Përmes një statusi në Facebook, Svecla ka ftuar qytetarët në veri që të respektojnë ligjet dhe të mos dirigjohen apo manipulohen nga ata të cilët mbijetojnë politikisht, apo përfitojnë materialisht, vetëm falë tensioneve. Statusi i tij i plotë: Sot ora 01:00 pas mesnate, nga një akt kriminal me elemente terroriste të shkaktuar nga persona të dyshimtë…

Lexo më Shumë

Është përshkallëzuar situata në veri të Kosovës. Qendra e Regjistrimit në Zubin Potok është djegur nga serbët të cilët nuk po e pranojnë reciprocitetin për targat. Po ashtu burime për  KosovaPres bëjnë të ditur se serbët kanë hedhur granata dore edhe në Qendrën e Regjistrimit në Zveçan, por që nuk kanë arritur ta djegin.Policia ka mbërritur në vendngjarje, teksa raportohet për tensionim të situatës. Po ashtu serbët kanë paralajmëruar edhe djegien e Qendrës së Regjistrimit në Leposaviç.

Lexo më Shumë

Një 59-vjeçar është vënë në pranga  nga policia e Vlorës pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nipit të tij. Mësohet se shtetasi G. B., 59 vjeç, banues në Vlorë ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nipit të tij. Gjithashtu një 38-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet se ka vjedhur çantën e një qytetareje ku ndodheshin një shumë e konsiderueshme parash dhe një telefon celular. Vlorë Kanosi me mjet të mprehtë dhe ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nipit të tij vihet në pranga 59-vjeçari. Specialistët për Hetimin e…

Lexo më Shumë

Prej 6 ditësh dy pikat kufitare Kosovë-Serbi në veri të Kosovës, vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuara.Policia e Kosovës po vazhdon të qëndrojë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Autoritetet e Kosovës, të hënën, më 20 shtator kanë nisur që makinave me targa të Serbisë, që hyjnë në Kosovë, t’iu vënë targa të përkohshme, pasi kanë thënë se të njëjtën gjë Serbia po e bën prej sa vitesh. Ndonëse asnjë incident i theksuar nuk është regjistruar që nga e hëna, nga autoritetet ndërkombëtare është bërë thirrje për shtensionim të situatës.

Lexo më Shumë

3 shtetas janë proceduar penalisht pasi bllokuan aksin Elbasan Librazhd. Shtetasit L.B., 50 vjeç, B.H., 58 vjeç dhe J.Xh., 46 vjeç, banues në Elbasan kanë penguar qarkullimin e mjeteve dhe kanë hequr barrjerat e rrugës të vendosur nga ARRSH-ja, duke i dëmtuar ato. Po ashtu është proceduar penalisht dhe një shtetase tjetër pasi ka djegur disa barishte në pronën e saj dhe pasi zjarri ka dalë jashtë kontrollit është djegur një sipërfaqe toke me pemë frutore dhe ullinj. Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan  Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan. Në vijim të punës hetimore për…

Lexo më Shumë

Kërkesat për azil nga shqiptarët kanë filluar rritjen graduale pas lehtësimit të kritereve të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian, por sërish ato mbeten nën nivelet e para-pandemisë. Vendi ynë vijon që të mbetet rekord në rajon për numrin e lartë të azilkërkuesve, ndërsa korriku shënoi një valë të re kërkesash të azilantëve në Francë. Sipas Eurostat, në korrik kishte 735 kërkesa për azil nga Shqipëria, niveli më i lartë që nga fillimi i pandemisë, me rritje prej 24% në krahasim me muajin e mëparshëm. Shifra mund të ketë edhe më e lartë, pasi për korrikun nuk kanë raportuar ende…

Lexo më Shumë

Në Shkup sot do të mbahet “Forumi socio-ekonomik Shkupi 2021”, përcjell Alsat. Për këtë arsye, Sektori për Punë të Brendshme në Shkup do të merr masa për regjim të posaçëm në komunikacionin e pjesës qendrore të qytetit. Sektori për Punë të Brendshme apelon që të respektohen urdhërata policisë. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes në Kosovë përmes një deklarate i ka përgënjeshtruar informacionet se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke përgatitur trupa për ndërhyrje në veri të Kosovës. Ministria i quajti të pavërteta dhe qëllimkëqija informacionet, duke thënë se këto “dezinformata janë shpërndarë në mesin e qytetarëve të pjesës veriore dhe janë publikuar nga mediumet”. “Dezinformatat se, kinse FSK është duke përgatitur trupa ushtarake për ndërhyrje në Veriun e Kosovës, janë plotësisht të pavërteta, dhe kanë për qëllim dezinformimin e opinionit, për të paraqitur një situatë pasigurie për qytetarët tanë të komunitetit serb”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së…

Lexo më Shumë

Nga data 26 shtator, në Unazën e Madhe do të hapet aksi rrugor nga “Ura e Lanës” deri te “Pallati me Shigjeta”. Lajmi bëhet i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili njofton qytetarët se nga kjo ditë do të ketë sërish devijime të qarkullimit të automjeteve. Automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2. Duke shmangur kështu rrethin provizor tek “O-Zone” e duke vazhduar më pas pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”. Për automjetet që do të kenë destinacion…

Lexo më Shumë

Pas vizitës zyrtare në SHBA, kryeministri Edi Rama do të shkojë në Kosovë ditën e hënë ku do të zhvillojë një takim me homologun Albin Kurti. Sipas Euronews, kreu i qeverisë dhe një pjesë e kabinetit qeveritar do të udhëtojnë të hënën drejt Prishtinës në kuadër të një vizite njëditore. Vizita e Ramës vjen pas ftesës që i bëri Kurti kur e uroi për zgjedhjen si kryeministër i Shqipërisë për herë të tretë. “Duke ju uruar suksese gjatë mandatit tuaj qeverisës dhe me kënaqësinë që shkëlqesia juaj të vizitojë Kosovën në një kohë të përshtatshme për Ju, e të fillojmë…

Lexo më Shumë

Qeveria e Kosovës miratoi të premten (24 shtator) masat e reja kundër pandemisë të cilat do të hyjnë në fuqi nga data 27 shtator. Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia tha se duke filluar nga kjo datë vazhdon procesi mësimor në objektet shkollore. Sipas tij, në nivelin parauniversitar parakusht për prezencë fizike në klasa është që të pranishëm të jenë jo më shumë se 20 nxënës. Ai tha se detajet e zbatimit të këtyre masave do të bëhen publike përmes udhëzuesve të veçantë të cilat do t’i publikojë Ministria e Shëndetësisë. Që nga dita e hënë, klientët dhe stafi…

Lexo më Shumë

Një aksident është regjistruar sot në aksin Elbasan-Peqin, ku një 56-vjeçar ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:05, në fshatin Murras. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin me inicialet V.H , 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili po qarkullonte me biçikletë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Lexo më Shumë