Author: almakos

Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati tha se ka pasur mundësi t’i bëjë sugjerimet e tij kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, lidhur me marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai tha se është e domosdoshme që të ndërtohet një axhendë pozitive në raportet mes Shqipërisë e Kosovës, mbi frymën edhe të partneritetit të vendosur në dokumentin e Prizrenit në janar 2014. Ai foli dhe për “Open Balkan” dhe procesin e integrimit. Çfarë do i sugjeronit Ramës e si do e këshillonit Kurtin për të gjetur një balancë në situatën e raporteve të tensionuara aktualisht? Qoftë…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga BE që të ndërhyjë tek Serbia për të mos provokuar së fundmi situatën në Veri. Haradinaj thotë se pavarësisht se si u mor vendimi për reciprocitetin e targave, nuk e pranon situatën e tensionuar dhe mbështet Policinë e Kosovës.Për ish-kryeministrin provokimet e serbëve janë të projektuara në Beograd e Moskë dhe Prishtina nuk duhet të bjerë pre e tyre. STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ Pavarësisht se si janë zhvilluar gjërat, se si është marrë vendimi për targat, ajo që po ndodh në veri të vendit është e papranueshme.E mbështes fuqishëm Policinë e Kosovës…

Lexo më Shumë

I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ me Nisida Tufën, ish-deputeti Ditmir Bushati, foli mbi rolin e Akademisë Politike të PS ku së fundi bën pjesë. Bushati tha se pritshmëritë e mandatit të tretë, janë të mëdha ndaj edhe është e nevojshme sipas tij një ridimensionim i rolit të partisë. “Shqipëria është në një etapë tjetër, qoftë në raport me sfidat që ka rajoni por edhe për sa i përket një konteksti të ndryshëm gjeopolitik në të cilën ne duhet të dimë se si të navigojmë. Jemi në kushtet kur PS i është besuar qeverisja për herë të tretë. Ka pritshmëri…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka urdhëruar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë pas 6 ditësh tensione në Veri të vendit. Kurti thotë se Policia ka bërë një punë të shkëlqyer pasi të mos ishte për të do të ishin djegur edhe pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak. “Paramendoni se çfarë do të ngjante në pikat 1 dhe 31 sikur të mos ishte aty policia speciale. Sulmet e sotme janë dëshmi se kjo është synuar edhe në pikat në Jarinje dhe Bërnjak. Sot u vërtetua se ne kemi pika kufitare sepse kemi njësi speciale të policisë. Asnjë incident në asnjë pikë…

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e së premtes në Amfiteatrin e Tiranës u mbajt koncerti që shënon 20-vjetorin e 3 tenorëve, një traditë që tashmë ndiqet nga Shqipëria. Producenti Edmond Tullumani solli në këtë përvjetor një ndërthurje interesante duke bërë bashkë 3 tenorë, 3 soprano dhe “3 muskutierët” në një koncert të vetëm. Pjesë e tij veç sopranos me famë botërore Inva Mula, ishte për herë të parë edhe mbesa e Luciano Pavarotit, sopranoja Simona Pavaroti.

Lexo më Shumë

Thuajse në çdo fushatë parazgjedhore, autoritetet lokale të Gazi Babës së Shkupit e vendosin në listën e prioriteteve zgjidhjen e problemit të mësimit shqip për fëmijët e Idrizovës, nga klasa e gjashtë deri në të nëntën. Autoritetet lokale thanë për Alsat se projekti për shkollën e re fillore në Idrizovë është i përfunduar dhe i dorëzuar si dokument planor në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Sipas tyre për çdo projekt dhe investimi kapital nevojitët periudhë më e gjatë kohore, ndërsa punët ndërtimore për shkollën në Idrizovë pritet të nisin në vitin 2022. – Advertisements – Edhe kryeministri Zoran Zaev kishte…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka bërë apel ndërkombëtarëve veçanërisht BE dhe NATO të ndalin Vuçiçin dhe mos injorojnë sulmet e fundit të armatosura në Veri. Osmani thotë se sulmet kanë ardhur nga struktura kriminale dhe ilegale të mbështetura nga Serbia që po destabilizon rajonin.Ajo fton qytetarët e Kosovës të jenë të bashkuar dhe të refuzojnë skenarët e Serbisë. STATUSI NGA VJOSA OSMANI Sulmet e fundit ndaj institucioneve publike në veri të vendit nga strukturat kriminale dhe ilegale të mbështetura nga Serbia janë dëshmia kryesore për atë që po e themi që moti: Serbia dhe regjimi hegjemonist i Vuqiqit…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se 4875 testime kanë rezultuar 664 raste të reja me COVID-19. Po kështu ka pasur 10 humbje jete në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe…

Lexo më Shumë

As vizita e ardhshme e shefes së Komisionit Evropian Ursula Fon Der Lajen, më 28 shtator, nuk pritet ta zgjidhë ngecjen në avancimin e negociatave mes Shkupit dhe Sofjes. Der Lajen do të qëndrojë në vendet e rajonit në kuadër të turit të saj ballkanik. Institucionet evropiane kanë konfirmuar se do të diskutohet edhe për kontestin mes dy vendeve. Shkupi dhe Sofja deklarojnë se mbeten në komunikim në nivel të ministrive të Jashtme dhe të komisioneve të përbashkëta historike, megjithatë nuk ka lëvizje në qëndrimet e tyre. – Advertisements – Do të ketë takime të tilla në periudhën e ardhshme.…

Lexo më Shumë

Pas situatës së rënduar, që është krijuar në veri të Kosovës ka reaguar dhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. “Situata në veri të Kosovës është tepër serioze dhe e rrezikshme. Në një situatë të tillë , Presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari duhet të jenë në Kosovë”,- është shprehur në reagimin e tij të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, ish-kryeministri Mustafa. Më tej në reagimin e tij Mustafa i bën thirrje Presidentes Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti duke u thënë se, “nuk mund të dërgojnë mesazhe, njëra nga New Yorku, tjetri nga Shkupi e nga Budapesti, kurse Njësitë Speciale…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 339 persona të shëruar nga Covid-19 në vend dhe 392 të infektuar. Instituti i Shëndetit Publik njofton për 20 viktima, 10 prej tyre nga Shkupi. Nga 4.633 teste, indeksi i të infektuarve shënon 8.5%. Aktualisht në vend janë mbi 12 mijë raste aktive. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Kosova ka regjistruar 8 viktima këtë të dielë nga COVID-19. Nga ana tjetër janë 88 raste të reja si dhe 651 të shëruar.Në krahasim me një ditë më parë fatalitetet janë dyfishuar kurse rastet mbeten në po të njëjtat nivele. “Nga 4.704 testime, 88 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 651 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.062. Në total numri i rasteve aktive është 4.800. ”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.

Lexo më Shumë