Dy vëllezër janë shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës, pasi dhunuan ish-gruan e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në një bar-kafe në lagjen “18-Shtatori”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pasi kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasen me inicialet O. S., dy vëllezërit kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri shtetasin S. G., 33 vjeç. NJOFTIMI I POLICISË Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim shtetasit F. S. dhe G. S.(vëllezër) pasi këta shtetas gjatë mbrëmjes së datës 25.09.2021, në një bar-kafe në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër kanë dhunuar fizikisht…
Author: almakos
Fushata zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2021 do të nis nesër, respektivisht 27 shtator, ndërsa rrethi i parë i zgjedhjeve do të mbahet me 17 tetor, përcjell Alsat. Rrethi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet me 31 tetor, ndërsa fushata për rrethin e dytë do të zgjas deri në ora 24:00 të 29 tetorit. Megjithatë zyrtarët e ndryshëm të partive veç më kanë filluar aktivitetet e tyre në terren. – Advertisements – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tashmë ka realizuar shortin për renditjen e partive politike në fletëvotim në zgjedhjet e 17 tetorit. Partitë garojnë si koalicione dhe si të vetme,…
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të me diell në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë në vlerat minimale ku do të variojnë: në zonat malore, nga 10°C në 24°C, në zonat e ulëta nga 18°C në 30°C dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 32°C. Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.
Sot në orët e mëngjesit pritet të kemi mot të freskët, ndërsa gjatë ditës do të kemi mot me diell dhe të ngrohtë, përcjell Alsat. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 4 deri në 9, ndërsa maksimalja nga 27 në 32 gradë Celsius. – Advertisements – Moti në Shkup do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Temperatura minimale do të bjerë në 7 ndërsa maksimalja do të arrijë në 31 gradë Celsius. Ndërkaq, nesër pritet të kemi mot me diell dhe të ngrohtë, me vranësira të…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndërprerë vizitën e saj në Nju Jork dhe është nisur për në Prishtinë për shkak të zhvillimeve në veri të vendit. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Zyra e Presidencës me anë të një komunikate për mediat. Presidentja ka udhëtuar për javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme me vetëm 4 anëtarë të kabinetit të saj. Presidentja mori pjesë në një bisedë në Universitetin “Columbia” në Nju Jork, ndersa zhvilloi takimet edhe me homologët e saj nga Bosnja dhe Mali i Zi.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se qeveria duhet të marrë masa për të siguruar jetën e pjesëtareve të Policisë së Kosovës si dhe të gjithë qytetareve në veri të Kosovës. “Në përgjegjësinë e qeverisjes, gjithmonë është e udhës që për vendime të rëndësishme, të ketë koordinim dhe strategji të qëndrueshme. Por, vendimet legjitime të institucioneve të Kosovës, janë vendime sovrane të shtetit të Kosovës, të cilat nuk mund të bllokohen, e mbi të cilat nuk mund të instruktohet kërcenim mbi shtetin tonë”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook. Sipas tij, veprimet bllokuese dhe gjuha…
Presidenti Meta ka uruar boksierin Florian Marku i cili u shpall kampin bote në IBFI. Meta thotë se shqiptarët krenohen me Florianin që jep gjithmonë paraqitje të shkëlqyera në ring. Ai thekson se fitorja e sotme ndaj Prodan është sukses i jashtëzakonshëm për boksin profesionist shqiptar. STATUSI NGA ILIR META Një sukses i jashtëzakonshëm për boksin tonë profesionist, Florian Marku shpallet kampion bote në IBFI! Urimet më të ngrohta dhe gjithmonë paraqitje të shkëlqyera në ring! Krenohemi me Florianin!
Ish-kryeministri Sali Berisha është përballur me deklarata të ndryshme në Vlorë, gjatë takimit të radhës me qytetarët në Vlorë. Disa prej tyre dhe për vendimin e SHBA për ish-kryeministrin. Një mbështetës i Berishës tha se kur dëgjon që ka dhënë urdhër Amerika, i kujtohet shprehja, ‘Amerika, xhandari ndërkombëtar’. Nuk munguan dhe deklaratat për ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim. Nga ana tjetër, Berisha tha se nëse Shqipëria ka proamerikanë të vërtetë është baza e PD. Qytetari: Kam qenë mbështetës i Lulzim Bashës sepse shumë gjëra si gjithë të tjerët nuk i dija dhe nuk i mendoja kështu. Por, me veprimet…
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar zyrtarisht urdhërin e certifikatës së vaksinimit apo testimit në institucionet arsimore.Çdo punonjës i këtyre institucioneve e ka të detyruar të paraqesë certifikatë apo kartë vaksinimi, ose në rast të kundërt duhet të testohen çdo javë.Ndërkohë studentët në rast se nuk bëjnë vaksinimin mund të vijojë me mësimin alternativ.
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Shqipëria u rikthye e pavarur farë Presidentit Amerikan Wilson, dhe se shqiptarët përjetësisht nuk i dalin dot borxhit SHBA-ve. Ai kujtoi dhe mbështetjen e Clinton dhe Bush për Kosovën, teksa tha se këta burra të mëdhenj të kombit amerikan nuk mund ta imagjinonin se një ditë, një përfaqësues i tyre do t’iu thoshte shqiptarëve të votojnë por se vendos ai kush do hyjë në parlament. Berisha ftoi jo vetëm DASH, por këdo që ka një dokument kundër tij ta çojë në procesin gjyqësor në Paris, ku ai ka ngritur një padi ndaj sekretarit amerikan të…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për VOA ka dhënë detaje nga Agjencia për Media dhe Informim. Rama thotë se reagimi negativ ka ardhur pasi nuk e njohin apo kuptojnë rolin e saj, por ai sqaron se modeli është marrë nga Gjermania që e ka identik, si dhe nga Italia apo vende të tjera. Qëllimi i kësaj agjencie sipas Ramës është rritja e kapacitetit të qeverisë për të ndërvepruar me opinionin publik dhe që të garantohet që informacioni që kërkohet nga qeveria të jeë sa më i shpejtë dhe integral. Zëri i Amerikës: Në mbledhjen e parë të…
Provokimet në Veri të Kosovës tashmë kanë filluar teksa është pala serbe që po dërgon mjete luftarake në kufi. Gjithsesi Policia e Kosovës ka marrë masa për çdo rast. Në një video të publikuar nga mediat kosovare duket se si autoblindi i Policisë vë në shënjestër helikopterët serbë.Ditën e sotme Serbia guxoi të fluturojë helikopterë afër Jarinjës, ndërkohë që aty po shkojnë dhe tanke e avionë ushtarakë.

