Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, u ndal te situata e tensionuar në veri të vendit, në afërsi të kufirit me Serbinë. Ai tha se forcat speciale nuk ndodhen në kufi për të ndërmarrë sulme, por vetëm për të mbrojtur policinë kufitare dhe godinat atje. Kurti nënvizoi se i kanë bërë një ofertë Serbisë, për heqjen e targave të përkohshme nga të dyja palët, por sipas tij, kjo gjë është refuzuar. “Detyra e forcave është të mbrojnë detyrën kufitare dhe policët kufitarë. Po të mos ishte njësia speciale e Kosovës, policët dhe…
Author: almakos
Të hënën, më 27 shtator, në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja për luftimin e pandemisë së koronavirusit. Masat e reja të Qeverisë së Kosovës, në të shumtën e rasteve përfshijnë kërkesa për dëshminë e vaksinimit kundër këtij virusi.Nga data 27 shtator, klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit ose testet negative për COVID-19, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në lokale.Po ashtu edhe në qendrat tregtare, klientët dhe stafi duhet të jenë të pajisur me njërën nga dëshmitë e cekura më lart.Bizneset e gastronomisë, sipas masave të reja, janë të obliguara që të…
Ish-biznesmeni italian, Davide Pecorelli, ka vendosur të rrëfejë për median italiane “La Nazione” muajt e zhdukjes në Shqipëri, ku inskenoi vdekjen e tij në Pukë brenda makinës së tij të djegur, por që u shfaq në një varkë në ishullin Montecristo. Pecorelli treogn bisedën me priftin shqiptar, duke u shprehur se pikërisht ky i fundit i ka propozuar të inskenojë vdekjen dhe të kërkojë thesarin. Teksa flet për borxhet dhe thekson se “pandemia më shkatërroi”, ish-biznesmeni italian shprehet se nuk do ta zbulojë kurrë emrin e priftit shqiptar. A kishit humbur gjithçka financiarisht?Situata ime ishte dramatike, unë futa në telashe…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 21:10 në rrugën “Metodija Andonov Çento” në Shkup është arrestuar 21-vjeçari N.J. nga Shkupi, përcjell Alsat. I riu nga Shkupi dyshohet për kryerjen e një grabitje me datë 17.09.2021 në një bastore në rrugën “Finska” në Shkup. – Advertisements – Me urdhër të gjykatës, policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të riut. “Është gjetur pistoletë “Ekol dhe Volter Tuna” dhe dy plumba me kornizë, si dhe pesë plumba të markës dhe kalibrit të panjohur, me të cilat dyshohet se ka kryer veprën penale”,
Një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje në Mirditë është goditur nga Policia, ku në pranga ka rënë një 52-vjeçar, si autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike dhe poseduesi i armës së zjarrit së zjarrit. Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat…
Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (27.09.2021) në territorin e Shkupit ka shqiptuar 181 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, prej tyre: 61 për tejkalim të shpejtësisë, 30 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 20 për ngasje të makinës pa patentë shoferi. – Advertisements – Ministria e Brendshme ka shqiptuar edhe 11 gjoba për përdorim të telefonit, 7 gjoba për vozitësit e motoçikletave, 6 për makina të paregjistruara.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Prishtinë të Kosovës. Menjëherë sapo arriti në kryeqytet, Rama u prit në aeroport nga dy ministrat, Artane Rizvanolli e Zhvillimit Ekonomik dhe Hajrullah Çeku i Ekonomisë dhe Financave. Më pas, Rama takon Kurtin dhe bashkë më të japin një konferencë për mediat në orën 10:20. Pas tij kryeministri shqiptar edhe liderë të partive opozitare në Kosovë.
Numri një i Qeverisë, Edi Rama ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësuesit për fillimin e vitit të ri shkollor. Përmes një postimi në ‘Facebook’, shoqëruar dhe me video nga shkollat e reja të rindërtuara pas tërmetit, kryeministri Rama uron shumë suksese e mbarësi në këtë rrugëtim të bukur dijeje për fëmijët. MIRËMËNGJES dhe me zilën e parë që bie për disa nga shkollat e reja të rindërtuara pas tërmetit, uroj përzemërsisht çdo nxënës që nis sot vitin e ri shkollor, shumë suksese e mbarësi në këtë rrugëtim të bukur dijeje për të ardhmen#ShqipëriaeArdhmjaJonë⭐
Përfshi ditën e djeshme janë regjistruar gjithsej 1 510 301 qytetarë, 479.806 amvisëri dhe 670.988 banesa, përcjell Alsat. Sot është dita e 32 e regjistrimit, ndërkaq deri në fund të operacionit statistikor kanë mbetur edhe tre ditë. – Advertisements – Përveç në shtëpitë e tyre, qytetarët mund të regjistrohen edhe në pika të caktuara në komunat e tyre, pika këto të autorizuara nga Enti Shtetërorë për Statistika. Lokacionet e pikave në fjalë mund t’i gjeni në linkun: https://popis2021.stat.gov.mk/Upatstva/SpisokNaKPRzaPopisuvanje.pdf Deri më 30 shtator, do të mund të regjistrohet online edhe diaspora. Qytetarët nga diaspora, që jetojnë jashtë vendit, e që nuk…
Java që sapo ka nisur parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm dhe prezencë të shpeshtë të reshjeve të shiut, por nuk do të mungojnë edhe alternimet e kthjellimeve. Në këtë mënyrë sot parashikohet mot i kthjellët në të gjithë territorin si dhe shtim gradual vranësirash prej orëve të mbrëmjes. Për ditën e Martë moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash me këto të fundit më tepër prezente përgjatë relieveve malore. Reshje shiu me intensitet të ulët në ultësirën perëndimore ndërsa në relievet malore me intensitet mesatar e lokalisht deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Dita e…
Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021 të caktuar për më 17 tetor edhe zyrtarisht fillon sot dhe do të zgjas deri më 15 tetor në mesnatë. Partitë politike dhe kandidatët e pavarur tanimë i kanë paralajmëruar aktivitetet e tyre, edhe pse pjesa më e madhe e kandidatëve për kryetar komunash dhe këshilltarë në muajt e kaluar vetëm se kishin takime joformale me qytetarët dhe prezantim të platformave të tyre në rrjetet sociale. – Advertisements – Partitë më të mëdha politike, fushatën e nisin tradicionalisht nga qytetet e njëjta. LSDM-ja nën moton “Më e mira për komunën tënde, fillon nga Manastiri,…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar kandidatin e Partisë Socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz për rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme federale. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë. Kujtojmë se Taulant Balla është dhe Kryetari i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Gjermani. Postimi i plotë i Taulant Ballës: Urime Olaf Scholz dhe Partisë Socialdemokrate gjermane për rezultatin në zgjedhjet e sotme federale. Kandidati i SPD për kancelar Olaf…

