Kryeministri Edi Rama e ka komentuar të pakuptimtë teorinë se trau i Rrugës së Kombit ka ndarë Kosovën dhe Shqipërinë. Ai theksoi se është një tarifë shërbimi që vendoset në cdo shtet, madje edhe mes dy qyteteve, duke theksuar se nuk ka negociatë që të hiqet. “Tarifa Rrugës së Kombit nuk mund të hiqet, është një tarifë shërbimi dhe një tarifë vendet i kanë brenda për brenda tyre. Teoria që trau ka ndarë kombin është e pakuptimtë. Patriotët që e konsiderojnë hapësirën e një kombi i duhet të paguajnë për rrugën aty ku e përdorin. Qofshin patriotët shqiptarë apo shqiptarët…
Author: almakos
Në Shqipëri, komuniteti i gazetarëve po shpreh shqetësim pas vendimit të qeverisë për krijimin e Agjencisë për Media dhe Informim. Pedagogë të shkencave të komunikimit dhe gazetarë i thanë Zërit të Amerikës, se ky vendim do të centralizojë informacionin dhe do të ngushtojë hapësirat e lirisë së medias. Zyrtarët i hedhin poshtë këto pretendime dhe shprehen se vendimi synon të rrisë shpejtësinë dhe cilësinë e informimit të publikut si dhe të mënjanojë mangësitë që janë vërejtur deri tani. Vendimi i qeverisë socialiste në mbledhjen e saj të parë të mandatit të tretë, për krijimin e Agjencisë për Media dhe Informim,…
Kanë kaluar plotë 20 ditë që nga tragjedia në Tetovë, derisa ende organet e hetuesisë nuk kanë dal me raport për të gjetur ‘fajtorin’ dhe shkaqet e kësaj ngjarje. – Advertisements – Në lidhje me këtë në një prononcim për Alsat, ish-ministri i Shëndetësisë, Imer Selmani, tha se për këtë rast prokuroria dhe organet tjera kompetentë duhet ta thonë fjalën e fundit. Derisa, ai sugjeroi që të mos shpejtohet dhe të gjykohen paraprakisht zyrtarët që kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre. “Gjithsesi se dorëheqjet janë vetëm një akt moral, kurse hetuesia dhe organet e prokurorisë dhe gjithë ata segmente tjera të…
Rrjeti i njohur i lajmeve ‘BBC‘ ka udhëtuar drejt Shqipërisë, për të intervistuar spikeren afgane të lajmeve Behishta Arghand e cila ndodhet e strehuar në Shëngjin. Behishta Arghand bëri histori kur intervistoi talebanët vetëm disa ditë pasi ata pushtuan vendin e saj. Arghand rrëfen momentet e intervistimit të një prej zyrtarëve taleban teksa thotë se akoma është e tmerruar. “Duart e mia po dridhen, jam me të vërtetë e tmerruar.” BBC shkuan se ajo është një nga 1000 afganët që janë strehuar në Shqipëri. “Kurrë se kam parë detin. Shqipëria është një vend shumë i bukur, ne jemi në një…
Janë ulur ndjeshëm rastet e reja me Covid-19 në vend. Gjatë 24 orëve të fundit 295 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga 539 që ishin një ditë më parë. Ndërkohë është rritur numri i viktimave ku 13 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin. COVID-19 Ministria e Shëndetësisë: 4064 testime, 295 raste të reja, 13 humbje jete dhe 1075 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në…
Kryeministri Edi Rama në një takim me studentë të Universitetit të Prishtinës u ndal te të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ai tha se për të zgjidhur këto çështje që lidhen me shqiptarët, një pakicë jo e vogël në Serbi, duhet të përdoret fuqia e diplomacisë. “Të falënderoj për pyetjen, pasi na ndihmon që të korrnizojmë debatin, jo thjesht te çështja e Luginës së Preshevës. Ata që banojnë në Luginë apo ata që janë të lidhur me të, kur flitet për marrëdhënies mes Serbisë-Shqipërisë dhe Kosovës, për të zhvilluar një marrëdhënie konstruktive, harrohet se në Serbi jetojnë shqiptarë.…
Kryeministri Edi Rama e ka ndalur sot turin e takimeve në një bashkëbisedim me studentë të Universitetit të Prishtinës. Mësohet se ai ka zhvilluar një bisedë me një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare. Ndërkohë, mediat kosovare bëjnë me dije se në këtë takim, pa praninë e kamerave, po merr pjesë edhe rektori i UP-së, Naser Sahiti. Kujtojmë se Rama sot zhvilloi një takim me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me krerë të subjekteve politike në Kosovë.
Bashkia e Shkodrës ka reaguar në lidhje me projektin që lidhet me ndërtimin e By-Pass-it Perëndimor, për të cilën banorët janë shprehur kundër. Në një deklaratë për mediat, bashkia thekson se është dakordësuar me Fondin Shqiptar të Zhvillimit që në pedonalen te ura e Bunës të bëhet përshtatja në gjurmë, gjeometri dhe altimetri e projektit, duke e kthyer në një segment urban dytësor në funksion të parkut të qytetit. Ndërkohë, në një prononcim për mediat inxhinieri i këtij projekti Pjerin Delia tregon se si e gjithë pedonalja do të mbushet me zhavorr. Nga ana tjetër Bashkia i ka bërë thirrje…
Moti me diell edhe sot ju dha një mundësi fëmijëve të fshatit Bërnjarcë që të improvizojnë klasë në ambient të hapur dhe ta realizojnë procesin mësimor larg bankave shkollore, për shkak të bojkotit që nga fillimi i vitit të ri shkollor. Në shkollën periferike “Kërste Misirkov” në fshatin Bërnjarcë mësojnë pak nxënës në paralelet në gjuhën maqedonase. Pas përfundimit të mësimit të këtyre nxënësve shkolla mbyllet ndërkohë që rreth 60 nxënës shqiptarë që jetojnë në këtë fshat detyrohen që mësimet t’i ndjekin në shkollat e Haraçinës. Ndërsa bojkoti i mësimit vazhdon, fëmijët e klasës së pestë po luajnë rolin e…
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 3 viktima si pasojë e COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 23 raste të reja të infektuara me këtë virus. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës. Sot janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349. Njoftimi: 27 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës kundër COVID-19. Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Nga 1.442 testime,…
Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, ka deklaruar sot se BE është e qartë në mesazhin e saj se de-përshkallëzimi është fjala kyçe për situatën aktuale në mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe në vlerësimin se të dyja palët janë kryesisht përgjegjëse për uljen e tensioneve. Në konferencën e rregullt për media, Stano theksoi se hapi i parë pozitiv në zgjidhjen e situatës në mes dy vendeve do të jetë shkuarja e negociatorëve kryesorë të dy vendeve në Bruksel. “Ata do të përdorin platformën e dialogut për të shqyrtuar rrugën përpara, që do të thotë qetësimi i situatës, sepse ajo…
Akademiku Rexhep Qosja ka dhënë një mesazh të gjatë, me këshilla tejet domethënëse, për dy kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Albin Kurti. Në ceremoninë e vlerësimit të tij nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur ka vlerësuar të dy kryeministrat si politikanë intelektualë, që popujt e të dy vendeve duhet t’i dëgjojnë. Duke iu drejtuar direkt Ramës dhe Kurtit, Qosja është shprehur se ata duhet të njësojnë idealet dhe qëllimet e të dy popujve dhe të arrijnë kohezionin, pasi sipas tij, “Me kohezionin e kanë…

