Ka dhënë dorëheqjen nga detyra drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi”, i cili shërbeu si spital i trajtimit të pacientëve me koronavirus për më shumë se një vit. Mësohet se ditën e sotme është miratuar dorëheqja e drejtorit Perlat Kapisyzi. Ndërkohë, në vend të tij është komanduar drejtoreshë mjekja Silvana Bala. Nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes së Kapisyzit, por kujtojmë se vendi u përball për shumë muaj me një situatë dramatike nga koronavirusi, ku u regjistruan me mijëra viktima, ndërsa prej javësh kemi sërish një përkeqësim të situatës.
Author: almakos
Është shtyrë gjyqi për 1,240 kilogramë marijuhanë të sekuestruar në një magazinë në Butel para një viti e gjysmë. Nga Gjykata Penale për Alsat thanë se arsyeja e mos fillimit të procesit është se një prokuror nuk erdhi në sallën e gjyqit, dhe çështja tani përfaqësohet nga një prokuror nga prokuroria e rregullt në vend të prokurorit për krim të organizuar dhe korrupsion. Ministria e Brendshme në 30 hektarë në fshatin Sopot pranë Kavadarit në vitin 2019 zbuloi kërpin të mbjellë pa lejen e duhur. Të dyshuar ishin dy persona – njëri nga fshati Zhilçë, komuna e Jegunovcës dhe tjetri…
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka informuar se nga 4.320 testime, 68 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 323 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.672. Në total numri i rasteve aktive është 3.342. Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.617 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.299.482 doza të vaksinës. Deri më sot 513.544 qytetarë janë vaksinuar…
Eshtë zbardhur itinerari që ka ndjekur autori 21-vjeçar Aldi Rama pas vrasjes së efektivit Saimir Hoxha në Kune-Vain të Lezhës. Fillimisht ai u arratis me mjetin “Volkswagen”, por më pas e braktisi atë. Aty është parë nga banorë të zonës që kanë dëshmuar se kanë parë një djalë të ri që u largua me shpejtësi. Dyshohet se i riu është kthyer në zonën ku dhe kreu krimin dhe fshihet në një zonë me bimësi të dendur.Policia nga terreni dhe me helicopter po përpiqet ta kapë, ndërkohë që për ta shpërqëndruar autorin, po hidhen zhurmuesa të ngjashme më të shtënat.Aldi Rama…
Në Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të lirë në informacione me karakter publik dalin në shesh mosmarrëveshjet e zëvendësdrejtorit, Blerim Hyseni me drejtoren e institucionit, Pllamenka Bojçeva të cilën e akuzon për mos respektim të gjuhës shqipe, por edhe për çështjet tjera brenda dhe jashtë agjencisë. Akuzat shfaqen në ditën ndërkombëtare për qasje të lirë në informacionet me karakter publik. – Advertisements – Tani më një kohë të gjatë bashkëpunimi im me drejtoreshë nuk është në nivelin që duhet të ishte. Kjo për arsye të sjelljeve të saja të cilat nuk i përkojnë aspak me institucionin. Unë…
Është gjendur makina e autorit të vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi se mjeti, tip “Volkswagen” është gjetur pak kilometra larg zonës ku u vra polici. Ndërkohë mësohet se brenda makinës me të cilin u arratis 21-vjeçari Aldi Rama nuk është gjetur arma e krimit. Policia po kryen kontrolle intensive për kapjen e autorit që dyshohet se është fshehur në zonën e Kune-Vainit. Shërbimet policore gjatë krehjes së territorit në këto momente kanë konstatuar në zonën e mbrojtur në Kune një person që lëviz me shpejtësi në thellësi të pyllit dhe dyshohet se është autori…
Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov pasditen e sotme ka pritur në Aeroportin e Shkupit, presidenten e Komisionit Evropian, Urusla Von der Leyen, përcjell Alsat. Presidentja e KE-së vjen në Shkup nga Tirana, si pjesë e një sërë vizitash në vendet e Ballkanit Perëndimorë. – Advertisements – “Vizita është një sinjal i fortë i nevojës për të vepruar dhe përmbushur besimin evropian: fillimin e negociatave. Kemi nevojë për më shumë se një hap përpara për të rikthyer besimin dhe shpresën e të rinjve në idenë evropiane dhe perspektivën e një mënyre evropiane të jetesës në shtëpi”, ka shkruar mes…
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar për vrasjen e efektivit të policisë, Saimir Hoxha në Lezhë, ku e cilëson një akt kriminal. Me anë të një reagimi, numri një i rendit në vend ka bërë të ditur se se dora e zezë që shtiu mbi policin do të marrë ndëshkimin më të rëndë. Teksa i shpreh ngushëllime familjes, Çuçi garanton se lufta me krimin është e vazhdueshme dhe kurrsesi që ne nuk do të dorëzohemi përballë askujt “I tronditur nga lajmi i kobshëm i vrasjes së oficerit të Policisë së Shtetit në Lezhë, Saimir Hoxha. Nuk ishte dashur që…
Pas vrasjes së oficerit të krimeve në Lezhë, ka reaguar Partia Demokratike. Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj i shpreh ngushëllimet familjes së nënkomisarit Saimir Hoxha i cili mbeti i vrarë në detyrë nga një i dyshuar trafikant, teksa e cilëson një tragjedi të paralajmëruar. Ai deklaron se punonjësit e policisë që shërbejnë me ndershmëri në mbrojtje të rendit dhe sigurisë janë braktisur nga shteti i gjunjëzuar përpara krimit, i cili është në revansh për shkak të modelit të bashkëpunimit me krimin të frymëzuar nga ky regjim i korruptuar. “I shprehim ngushëllimet tona familjes së nën/komisarit të policisë, Saimir Hoxha, të…
Është ulur numri i pacientëve të shtruar në spitalin e Tetovës. Në 24 orët e fundit nuk është pranuar asnjë pacient i ri, ndërsa betejën me COVID 19 e kanë humbur 2 persona. Sipas zëdhënëses së spitalit të Tetovës është ulur edhe numri i kontrolleve ambulantore. Mjekët thonë se rritja e numri të të vaksinuarve ka kontribuar dukshëm në përmirësimin e situatës së përgjithshme në këtë rajon. – Advertisements – “Vaksinimi kontribuoi dukshëm në uljen e të hospitalizuarve në spital. Këtë javë kemi 15 të hospitalizuar. Janë me oksigjeno terapi por në gjendje stabile. Brenda natës kemi pasur dy fletë…
Gjykata e Lartë ka kthyer çështjen e Saimir Tahirit në Apelin e GJKKO. Tashmë Tahiri do të rigjykohet nga Shkalla e Dytë e cila do të marrë një vendim përfundimtar. Pas përfundimit të seancës, ish-ministri Tahiri komentoi shkurt duke thene: “Do ndjekim procedurën dhe do shkojmë në apel përsëri” Në fakt kjo ishte dhe kërkesa e vetë ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. Ndërkohë, nga ana tjetër, Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtorit të Policisë Vlorë, Jaeld Cela për t’u liruar.
Presidentja e KE, Ursula von der Leyen dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama janë pyetur në konferencë për shtyp për Procesin e berlinit dhe “Open Balkan”. Rama ka siguruar se janë i njëjti process, ndryshimi i vetëm është se njëri drejtohet nga partnerët ndërkombëtare kurse i dyti nga vetë vendet e rajonit. Von der Leyen tha se çdo iniciativë në Ballkan është e mirëpritur, me kusht që të jetë e hapur, gjithpërfshirëse dhe në të mirë të vendeve. Von der Leyen: Po të shohim ecurinë ekonomike dhe thellimin e marrëdhënieve dhe tregun e përbashkët rajona, mendoj se Procesi i berlinit është…

