Gjykata e Lartë ka kthyer çështjen e Saimir Tahirit në Apelin e GJKKO.
Tashmë Tahiri do të rigjykohet nga Shkalla e Dytë e cila do të marrë një vendim përfundimtar.
Pas përfundimit të seancës, ish-ministri Tahiri komentoi shkurt duke thene: “Do ndjekim procedurën dhe do shkojmë në apel përsëri”
Në fakt kjo ishte dhe kërkesa e vetë ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.
Ndërkohë, nga ana tjetër, Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtorit të Policisë Vlorë, Jaeld Cela për t’u liruar.