Tetë të vdekur nga COVID-19 dhe 68 raste pozitive, ja bilanci në 24 orët e fundit në Kosovë

Tetë të vdekur nga COVID-19 dhe 68 raste pozitive, ja bilanci në 24 orët e fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka informuar se nga 4.320 testime, 68 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.


MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 323 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.672.

Në total numri i rasteve aktive është 3.342.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.617 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.299.482 doza të vaksinës.

Deri më sot 513.544 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.