Author: almakos

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar se ditën e sotme në orën 09:00-16:00 do të stakohet energjia në disa zona të Tiranës. “Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, sot, 29 shtator gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Pjesërisht: Bulevardi “Zhan D’ark” , Ura e Tabakëve, Qyteti Studenti Godina 19, zona pranë Kopshtit Zoologjik”, njofton OSHEE.

Lexo më Shumë

Sekretari i shtetit gjerman në zyrën federale për marrëdhënie me jashtë, Miguel Berger ka kërkuar që Kosova e Serbia ta shtensionojnë situatën në veri. Përmes një postim në Twitter pas takimit që pati me zv/kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, Berger ka kërkuar që të dy vendet të kthehen sa më shpejtë që të jetë e mundur në tavolinën e dialogut. “Takova sot zv/kryeministrin Besnik Bislimi. Dhe folëm për dialogun dhe marrëdhëniet e mira bilaterale. Është e rëndësishme që të dy palët të de-përshkallëzojnë situatën dhe të kthehen sa më shpejt në tavolinën e bisedimeve. Progresi në dialog është në interes…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është pyetur për vrasjen e policit Saimir Hoxha ditën e djeshme në Lezhë, ndërsa ka deklaruar se sot do të përcillet polici si dëshmor atdheu teksa theksoi se SHÇBA po bën punën e saj.  “Policia e ka bërë të qartë edhe operacionin për të cilin forcat e policisë ishin dje në të ngjarje për fat të keq tragjike. Kështu që besoj se në drejtorinë e policisë do të merrni informacionin për atë situatë”, tha ministri. Ai theksoi se ky vit do të jetë ndër më të suksesshmit në luftën kundër kanabisit në Shqipëri pasi deri…

Lexo më Shumë

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen do të qëndrojë sot për një vizitë njëditore në Kosovë.Ajo me këtë rast do të ketë takime me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.Ursula von der Leyen është në një vizitë në Ballkanin Perëndimor. Ajo të martën ka qëndruar për vizitë në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore. Në konferencën e përbashkët që pati me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se situata në veri të Kosovës është shqetësuese dhe se të dyja palët, Kosova dhe Serbia duhet të ulin tensionet dhe t’i rikthehen…

Lexo më Shumë

Autori i vrasjes së policit në Lezhë, Aldi Rama rezulton një person me precedent kriminal. 21-vjeçari sipas emisionit “Opinion”, Rama 3 vite më parë ka qenë i implikuar në një ngjarje të ngjashme me një pengmarrje. Siç zbulon dokumenti i Gjykatës së Lezhës, më 28 korrik ai i kishte marrë peng telefonin të dashurës dhe i kërkonte 50 euro për t’ia kthyer. Pasi u takuan në një parking, Rama nuk ia ktheu telefonin por e  rrëmbeu me dy shokë në një taksi dhe shkuan në një banesë për të kryer marrëdhënie seksuale. Aty kanë konsumuar dhe hashash, teksa e ka…

Lexo më Shumë

Aldi Rama ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës disa orë pasi qëlloi veten në Lezhë. Ditën e djeshme, ai vrau policin Saimir Hoxha dhe për 4 orë u arratis dhe i fshihej Policisë Në fund, Rama qëlloi veten dhe u transportua në Tiranë me plagë të mëdha në kokë dhe i intubuar. Ditën e djeshme në Kune-Vain, tre policë shkuan për të asgjesuar një parcelë me 110 bimë kanabisi. Në kthim ata u ndeshën me një automjet të ndaluar. Nënkomisari Saimir Hoxha i kërkoi dokumentet 21-vjeçarit Aldi Rama, por ky i fundit refuzoi dhe e qëlloi me plumba në…

Lexo më Shumë

Trafiku në rrugët e Maqedonisë së Veriut po zhvillohet pa ndërprerje, në disa vende me rrugë të lagështa, përcjell Alsat. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar. Në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. – Advertisements – Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon përshtatjen e shpejtësisë, respektimin e sinjaleve të vendosura në trafik dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, luginat e lumenjve dhe grykat, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo veçanërisht i referohet seksioneve Katlanovë –…

Lexo më Shumë

Në Kosovë njohës të fushës së ekonomisë thonë se situata e krijuar pas vendimit të Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit për targat e makinave me Serbinë, nuk pritet të ketë ndonjë ndikim të madh e të menjëhershëm në shkëmbimin tregtar ndërmjet të dyja vendeve, por në planin afatgjatë do të ndikojë negativisht në tërheqjen e investimeve të huaja. Dogana e Kosovës në një përgjigje për Zërin e Amerikës tha se vlera e mallrave që vijnë nga Serbia ka shënuar një rënie të lehtë që nga vendosja e reciprocitetit. “Trafiku komercial është riorientuar në drejtim të vendkalimit kufitar në…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në spitalin e qytetit të Pogradecit. Mësohet se një grua e moshës 46-vjeçare me profesion mësuese ka humbur jetën në spital, në rrethana ende të paqarta. Siç mësohet nga burime pranë spitalit, 46-vjeçarja është paraqitur në spital e shoqëruar nga familjarë rreth orës 19:00, pasi nuk ishte ndjerë mirë, por gjendja e saj ishte përkeqësuar minuta pas mbërritjes në spital, duke ndërruar jetë. Mësohet se familjarët kanë akuzuar mjekët dhe infermierët e urgjencës për mjekim të gabuar. 46-vjeçarja A.B. është transferuar në morgun e qytetit, por autopsia do të kryhet nga ekspertë nga…

Lexo më Shumë

Gazetarja e ‘New24’, Dorjana Bezat, e cila udhëtoi sot drejt fshatit Kune Vain në Ishullin e Lezhës, ka komentuar ngjarjen e rëndë ku gjatë një aksioni policor mbeti i vrarë efektivi Saimir Hoxha. Përmes një statusi në rrjetet sociale Bezat, tregon se 44-vjeçari shërbeu si oficer i policisë gjyqësore, polic rrugor e oficer krimesh. Bezat shkruan më tej se efektivi pёrgjegjёsinё ndaj detyrёs nuk e tregoi vetёm sot ku la frymёn e fundit por edhe mё herёt kur u plagos nё shёrbim duke kryer detyrёn, më 2017-ën. Kujtojmë se pas një aksioni antikanabis, efektivi i policisë u qëllua me dy…

Lexo më Shumë

Lista serbe ka lëshuar një komunikatë në emër të kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, përmes së cilës thonë se kanë kundërshtuar zëvendësimin e pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës, me ushtarë të KFOR-it, pasi do të mbetet në fuqi vendimi për reciprocitetin me targat e automjeteve nga Serbia. Në komunikatë thuhet se kryetarët e komunave nga veriu gjatë ditës së djeshme (e hënë) në bisedë me komandantin e KFOR -it kanë marr propozimin që “forcat speciale shqiptare” të zëvendësohen me ushtarë të KFOR -it, “por që vendimi i njëanshëm i Prishtinës për konfiskimin e…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, reagoi sërish për vrasjen e oficerit të Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha, gjatë aksionit për zbulimin e parcelave të kanabisit në Ishull Lezhë. Në një konferencë nga Ministria, Çuçi i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të vijojë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa theksoi se kanë nisur procedurat për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të oficerit të rënë në krye të detyrës, 44-vjeçarit Hoxha, i cili u ekzekutua me plumb në zemër nga 21-vjeçari Aldi Rama. Deklarata e plotë e ministrit: Jam në ketë komunikim, në një orë të pazakontë, pasi siç jeni në dijeni,…

Lexo më Shumë