Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje. Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2 viktima dhe 66 raste të reja të infektuarish me virusin. Sa i përket të shëruarave ato janë 221, duke e dërguar numrin që prej fillimit të pandemisë në 153.893. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 29 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.414 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha…
Author: almakos
Policia e Korçës ka vendosur në pranga 3 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit zyrtar të uniformave blu, shtetasit K. N., 33 vjeç nga Pogradeci, gjatë kontrollit fizik, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike, të cilën po tentonte ta shiste. Po ashtu, nga Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, është bërë i mundur arrestimi i L. L., 31 vjeç pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Ndërkaq, në njoftim saktësohet, se është arrestuar dhe një 26-vjeçar nga Korça, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie…
Vetëm tre ditë pas fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale, Komisioni Kundër Korrupsionit pranoi 21 denoncime për abuzime të mundshme të Kodit Zgjedhor dhe shkelje të rregullave zgjedhore. Nëntë nga denoncimet janë për komunat. Gjashtë janë për veprime të paligjshme të personave përgjegjës në komuna dhe pesë për abuzime të mundshme në Institucionet shtetërore. Një nga denoncimet është për fillimin e hershëm të fushatës zgjedhore, para fillimit zyrtar. – Advertisements – Bëhet fjalë për raportin të aktiviteteve për fillimin e fushatës zgjedhore, edhe pse të gjithë jemi të vetëdijshëm se ky proces zgjedhor filloi shumë më herët se afati i…
Makina e policisë “Land Rover” ndalon e para, menjëherë një efektiv zbret në tokë dhe i bën shenjë për të ndaluar makinës ku ndodhej 21-vjeçari Aldi Rama dhe dy shokët e tij. Pluhur që ngrihet nga plumbat, njerëz që vrapojnë dhe një person që bie në tokë. Këto janë momentet e ngjarjes që tronditi mbarë vendin ditën e djeshme kur u ekzekutua 45-vjeçari Saimir Hoxha, oficer i krimeve në Policinë e Lezhës dhe pak orë pas ngjarjes vrasësi i tij qëlloi veten me plumb në kokë, për të ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Në videon e siguruar nga gazetarja Klodiana…
Qeveria njofton se në mbledhjen e djeshme është miratuar vendimi për sigurimin e rrjetit të internetit Wifi pa pagesë për disa hapësirat publike në vend, përcjell Alsat. Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha tha se po përgatitet listë për lokacionet ku do të ketë WiFi falas. – Advertisements – “Ju informoj se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dha dritë jeshile për sigurimin e WiFi falas nacional në hapësira publike. Gjithashtu në këtë drejtim institucionet kompetente janë të detyruar të dorëzojnë propozim-Listë të lokacioneve për sigurimin e WiFi falas shtetëror për të gjithë territorin e vendit.”, tha mes tjerash Muhamet…
Ministrja e Arsimit Evis Kushi është përpjekur të qetësojë prindërit e shqetësuar për zhvillimin me turne të procesit mësimor dhe me orë të shkurtuara. Pas mbledhjes së qeverisë, e pyetur për këtë çështje, ajo tha se vendimi nuk është definitiv deri në fund të vitit, por në bazë të situatës së pandemisë në vend dhe vendimeve të Komitetit të ekspertëve. Ajo tha se 87% e mësuesve janë të vaksinuar me të paktën një dozë, ndërsa 71% me të dyja dozat, duke shpresuar se procesi i vaksinimit do të çojë drejt normalizimit dhe situatën në shkolla. “Unë i mirëkuptoj të gjithë…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se njësia për Punë të Brendshme në Aerodrom dhe Draçevë ka parashtruar padi për “mashtrim” kundër tre personave nga Shkupi, përcjell Alsat. – Advertisements – “Bëhet fjalë për N.I. (27), N.A. (30) dge A.A.(32), të gjithë nga Shkupi”, njoftojnë nga MPB. Sipas MPB-së, N.I. me datë 13.04.2021, me vetëdije ka hutuar të dëmtuarën S.S.T nga Shkupi, me të cilën gojarisht kanë arritur marrëveshje për shitblerje të automjetit “BMW 350d”, për çmim prej 2500 eurove, për çka i raportuari i ka dhënë të dëmtuarës 600 euro dhe 14 mijë denarë, ndërsa ka marrë makinën për…
Saimir Hoxha do të përcillet sot në banesën e fundit. Nënkomisari i Lezhës ishte babai i dy djemve 1 dhe 3 vjeç teksa ishte rritur nga dy prindër mësues. 44-vjeçari ishte vëllai i vetëm mes tre motrave. Ndërkohë gazetarja Dorjana Bezat raporton se babai i tij 85-vjeçar ka thënë se “Nuk kam më motiv për të jetuar, s’ka më fjalë të më ngushëllojë”. Saimir Hoxha u vra dje në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama. Pasi kishte asgjesuar një parcelë me kanabis në Kune-Vain me dy kolegë të tjerë ndaluan një automjet të dyshimtë. Ai i kërkoi të riut…
Gjatë konferencës së përbashkët me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ndal te tensionet në veri me Kosovën. Ai tha se Kosova është e gatshme të heqë vendosjen e targave të përkohshme, nëse të njëjtën gjë e bën dhe Serbia. Ndër të tjera, ai tha se nuk ka rëndësi se cila nacionalitet është, por e rëndësishme është barazia. “Ne do të donim që të mos ketë barrikada, e as të ketë sulme siç kanë qenë disa me elemente terroriste. Gjithashtu, duhet të jenë dhe kufitarët tanë aty jo forcat speciale. Këtë shtet e…
Liderja e opozitës në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya do të vizitojë nesër Shqipëri. Ajo është tashmë armikja e përbetuar e Lukashenkos dhe regjimit të tij. Ndërkohë në Shqipëri ajo vjen me ftesë të kryeministrit Rama, i cili vitin e kaluar si kryesues i OSBE ofroi ndërmjetësim për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi, por që Lukashenko e refuzoi në heshtje. Tsikhanouskaya thotë se do të diskutojë në Shqipëri angazhimin në OSBE për krizën e Bjellorusisë dhe anëtarësimin e ardhshëm të Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit. Po ashtu gjatë vizitës në Tiranë ajo do të takohet edhe me Presidentin Ilir Meta dhe ministren…
Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku ka kërkuar në emër të opozitës hetim për rritjen e çmimit të bukës e miellit. Tabaku thotë se brenda 3 javëve duhet thirrur Autoriteti i Konkurrencës në një seancë dëgjimore. Ajo theksoi se kjo rritje nuk varret nga faktorë të jashtëm, por të brendshëm dhe duhet transparencë se si çmimi i miellit e bukës u rrit brenda ditës. ‘’Të thërrasim në seancë dëgjimore Autoritetin e Konkurrencës. Rritja e çmimit të bukës dhe miellit brenda 1 dite, marrja e një iniciative për hetim në treg pa dalë me konkluzion nga Autoriteti, dhe situata e krijuar na…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk pushon edhe pse u raportua se ishte sëmurë me grip. Këshilltarja e tij deklaroi se kishte shtyrë takimet, por Vuçiç sot ka pritur ambasadoren e Kinës, Chen Bo.Ai thotë se ka marrë mbështetje të madhe nga Kina për Serbinë. Duket se Vuçiç pavarësisht se i sëmurë, nuk ka marrë parasysh rekomandimin e mjekëve dhe i është rikthyer takimeve.

