Gjendet makina e autorit të vrasjes së efektivit të policisë në Lezhë

Gjendet makina e autorit të vrasjes së efektivit të policisë në Lezhë

Është gjendur makina e autorit të vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi se mjeti, tip “Volkswagen” është gjetur pak kilometra larg zonës ku u vra polici.


Ndërkohë mësohet se brenda makinës me të cilin u arratis 21-vjeçari Aldi Rama nuk është gjetur arma e krimit.

Policia po kryen kontrolle intensive për kapjen e autorit që dyshohet se është fshehur në zonën e Kune-Vainit. Shërbimet policore gjatë krehjes së territorit në këto momente kanë konstatuar në zonën e mbrojtur në Kune një person që lëviz me shpejtësi në thellësi të pyllit dhe dyshohet se është autori i ngjarjes.