Mbrëmjen e djeshme (27-shtator) rreth orës 19:40 minuta, pranë Qendrës Kulturore “ASNOM” në Gostivar, pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë arrestuar 52-vjeçarin A.M. nga Gostivari, i cili më parë kishte prishur rendin dhe qetësinë publike dhe sillej në mënyrë agresive ndaj punonjësve të policisë. – Advertisements – Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit në fjalë do të ngritët padi adekuate.
Author: almakos
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Krujë, ku pritet të bëhet dhe përurimi i një shkolle filloreje në Qerek, e rindërtuar me financime nga BE. Pasi zbuluan memorialin e vendosur në pjesën qendrore të shkollës, Presidentja e KE, u fut nëpër klasa dhe nisi të vizitonte fëmijët. Ajo shihet teksa bashkëbisedon me ta dhe të kalonte disa momente nga mësimi i tyre i përditshëm. Po ashtu, pasi doli nga ambientet e shkollës, presidentja e KE, takoi disa nga qytetarët e pranishëm dhe tregoi se ndërtimi i shkollës është simbol i miqësisë mes BE dhe Shqipërisë…
Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi deklaroi sot se shtyrja e regjistrimit të popullsisë është në duart e partive politike dhe se Kuvendi nuk e ka problem fare që të mblidhet dhe të votoj ndryshimet e nevojshme, megjithatë u shpreh i prerë se për këtë së pari nevojitet një harmonizim i qëndrimeve mes subjekteve politike. – Advertisements – “Në rast se ka konsensus në mes subjekteve politike që janë pjesë e kuvendit dhe dalin me një propozim të harmonizuar mes vete. Pra kjo është punë e partive politike në rast se merren vesh mes vete”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit…
Një polic është vrarë me armë zjarri në Lezhë. Nga sa mësohet, viktimë ka mbetur efektivi 44-vjeçar Saimir Hoxha në zonën e Ishullit. Ai ishte pjesë e patrullës së Policisë që kontrollonin për kultivimin e kanabisit në zonën e Lezhës. Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes, ndërsa Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Gjatë ditës së djeshme (27.09.2021) në fshatin Zelenikovë, policia ka privuar 42 vjeçarin Z.Z. nga fshati Zelenikovë. Ai është kërkuar me flet-arrest për vuajtjen e dënimit për veprën penale “vjedhje”. Personi në fjalë është dërguar në burg, për vuajtje të dënimit. – Advertisements –
Autori i plagosjes së studentes Kostandina Zanaj në Vlorë, Fadil Likaj, del sot para Gjykatës. Ai ka mbërritur nën masa të rrepta sigurie dhe për të jepet masa e sigurisë. Tre ditë më parë pas një konflikti në lokal, Likaj nga Shkodra nxori armën dhe plagosi studenten nga Berati. Ai përdori granatë dhe armë. E reja doli jashtë lokalit me vrap për të kërkuar ndihmë kurse 30-vjeçari iku me shpejtësi, por u neutralizua nga qytetarët.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 3,605. Nga COVID-19 deri tani janë shëruar 153,349, ndërsa që nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,939 persona. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.283.840 doza të vaksinës. Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Komisionet e përhershme parlamentare do fillojnë sot punën. Kështu, nga ora 10:30 deri në 13:30 do të mblidhen Komisionet e Ligjeve, Shëndetësisë, Sigurisë dhe i Jashtëm. Kuvendi ka njoftuar se disa prej tyre do të zhvillohen online, por deputetët e PD që janë anëtarë të këtyre komisioneve do të jenë të pranishëm fizikisht në sallat e kryesisë së Kuvendit. Propozimi për të mbajtur mbledhjen online ka qenë fillimisht i zv.ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, më pas ka qenë mazhoranca që ishte pro propozimit dhe ky vendim u miratua më pas në Konferencën e Kryetarëve. PD është kundër duke propozuar që…
Nga Enti Shtetërorë për Statistika njoftojnë se përfshi ditën e djeshme deri në ora 20:00, janë regjistruar 1.695.549 persona, 526.605 amvisëri dhe 752.916 banesa, përcjell Alsat. Mundësinë për tu regjistruar online e kanë shfrytëzuar 199.819 qytetarë. – Advertisements – Sot është dita e 33 e regjistrimit, ndërkaq deri në fund të operacionit statistikor kanë mbetur edhe dy ditë. Përveç në shtëpitë e tyre, qytetarët mund të regjistrohen edhe në pika të caktuara në komunat e tyre, pika këto të autorizuara nga Enti Shtetërorë për Statistika. Lokacionet e pikave në fjalë mund t’i gjeni në linkun: https://popis2021.stat.gov.mk/Upatstva/SpisokNaKPRzaPopisuvanje.pdf Deri më 30 shtator, do…
Një aksident u shënua mëngjesin e kësaj të marte në rrugën nacionale Burrel – Skuraj. Një automjet me të cilin udhëtonin 3 vajza u përmbys në rrugë në vendin e quajtur “Ish-pularia”. Mjeti, i cili po udhëtonte drejt Tiranës është perplasur me anën e sipërme të rrugës, ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima. Tre vajzat kanë marrë lëndime jo të rënda dhe u dërguan në spitalin e Burrelit për mjekim. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet që aksidenti të ketë ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga përgjumja e drejtueses së mjetit.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen sot pasdite do të qëndroj për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përcjell Alsat. Nga KE kanë konfirmuar se Presidentja Ursula von der Layen gjatë qëndrimit të saj në Shkup, do të diskutojë edhe rreth kontestit mes Sofjes dhe Shkupit. – Advertisements – Der Leyen do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, presidentin Stevo Pendarovski dhe kreun e Kuvendit Talat Xhaferi. Ndërkaq, gjatë ditës së nesërme Shkupin pritet ta vizitojë, eurokomesari për zgjerim, Oliver Varhej. Vizita e tij në Maqedoninë e Veriut vjen një javë pasi vizitoi Sofjen zyrtare, ku mes…
Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe më i freskët. Vende vende do të jetë jostabil dhe me reshje të dendura të shiut dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 16 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 19 deri në 26 gradë. – Advertisements – Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me vranësira dhe më i freskët, me shi të përkohshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të ulet në 14 ndërsa ajo maksimale do të arrij në 24 gradë Celsiusë.

